Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës Botërore.

Palët biseduan mbi mbështetjen që Banka Botërore po i jep institucioneve shqiptare në drejtim të mbrojtjes sociale, me fokus avancimin e reformës së skemës së sigurimeve shoqërore, si edhe analizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e aftësimit dhe nxitjes së punësimit.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale dhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut dhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencën e saj.

Previous Fjala e Ministrit Ervin Mete gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” në Komisionin për Ekonominë dhe Financat