Transumanca në UNESCO, Shqipëria me një tjetër pasuri në Listën e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Transumanca në UNESCO, Shqipëria me një tjetër pasuri në Listën e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit

Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i mbledhur në Botsvana në Konferencën XVIII, votoi përfshirjen e Transumancës (shtegëtimit të bagëtive) në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Shqipëria kandidonte në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Austrisë, Greqisë dhe Italisë, që ishin përshirë më herët, në vitin 2019 me këtë dukuri

Transumanca është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje dhe kulinari; një paradë ritesh e festash, lidhur me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim, që tashmë vihen në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartësve të kësaj tradite.

Sipas Ministres së Kulturës Elva Margariti “Shqipëria ka një pasuri më shumë në listën botërore, që do të thotë përgjegjësi e shtuar, por edhe më shumë mbështetje financiare për komunitetet lokale që e trashëgojnë këtë traditë, projekte të përbashkëta me shtetet që ndajmë këtë dukuri, por edhe një ftesë për të investuar më shumë në turizmin kulturor. Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për kandidimin e dosjeve të tjera në UNESCO”.

Previous “Rritje e standardit të jetesës dhe përmirësim i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie”