Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, me rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, me rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, e cila operon 24/7 është një tjetër hap i madh dhe i rëndësishëm drejt mbrojtjes së botës digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Kjo njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

Kryeministri Edi Rama ishte në Ministrinë e Mbrojtjes në inaugurimin e njësisë së re, si dhe për të ndjekur nga afër mënyrën e funksionimit të saj.

“Kjo është njësia më e re për sigurinë kibernetike. Ky investim është ndarë në tre pjesë, në tre lote. Loti  parë është investimi që shikoni këtu, kompjutera, sisteme, serverë, monitorë dhe trajnime që jemi në proces duke i bërë në lidhje me fushën e Cyber-it. Loti i dytë është pjesa për përmirësimin e infrastrukturës aktuale në rrjetin e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe loti i tretë është këshilltari jonë, që do jetë pjesë për tre vjet, duke na mbështetur për sigurinë kibernetike dhe do jetë atashuar pranë Shqipërisë.

Këtu është qendra operacionale e sigurisë kibernetike që operojmë 24/7. Edhe natën kemi persona që monitorojnë rrjetin e forcave të armatosura.” – shpjegoi një prej punonjësve të njësisë.

Falë teknologjisë më bashkëkohore, që përdoret aktualisht edhe në SHBA në lidhje me sigurinë kibernetike, gjithçka po funksionon si duhet, duke shmangur në kohë çdo tentativë të mundshme për sulm kibernetik.

“Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimit, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacionit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizuar nga kjo platformë si keqdashëse. Unë si monitorues mendoj që kjo është diçka që mund të jetë kritike për sistemet tona dhe mund të ketë efekte negative, menjëherë këtë e kaloj te skuadra operacionale për një analizim më te detajuar.”- detajoi një tjetër punonjës mënyrën e funksionimit të njësisë.

Më pas, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike realizon edhe kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit kibernetik.

Inxhinieri i sigurisë kibernetike shpjegoi se “Rasti konkret që sektori ka dedektuar, ka kaluar te sektori i analizës për një analizim më të detajuar të tentativës, dhe nëse kemi kompromentim të sistemeve tona, ne përdorim një platformë e cila është fjala e fundit e teknologjisë, që përdoret për orkestrimin, automatizimin dhe përgjigjen e të gjithë rasteve dhe incidenteve. Në rastin konkret nuk kanë mundur, pasi kemi sistemet e mbrojtjes që bëjnë bllokimet e gjithë tentativave dhe nuk kemi një kompromentim i sistemeve, por nëse do të ndodhte, kjo çështje do i kalonte sektorit special për një analizim më të detajuara. Masat e para që ky sektor ka bërë është bllokimi i komunikimit me gjithë indikatorët.”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në struktura ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, mundësia e aftësimit të ekspertëve shqiptarë në këtë fushë është shumë e madhe.

“Jo vetëm projekti që është shumë i plotë nga hardware, software, trajnimet, po ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacionit, të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, të kemi mundësi të shkëmbejmë informacione, të marrim trajnime të vazhdueshme. Ka një qendër të NATO-s për sigurinë kibernetike, qendër ekselence në Estoni, ne jemi bërë pjesë e saj, kështu që “Sky is the limit’’, domethënë mundësitë janë shumë të mëdha për këta ekspertë të rinj që janë duke u formuar shumë shpejt dhe me të vërtetë kemi arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtje shumë të lartë. Këta janë shumë të motivuar, le të themi 50% janë ushtarakë, 50% janë civilë. Kemi ende vende të lira për rekrutim dhe duam që ta dyfishojmë akoma më shumë mbase edhe përtej nevojave reale që kemi këtu dhe ta përdorim si një shkollë për të formuar ekspertë, të cilët mund t’i shërbejnë, jo vetëm Forcave të Armatosura më vonë, por dhe agjencive të tjera dhe pse jo edhe sektorit privat se në fund fare kjo rrit kapacitetet mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare.” – u shpreh Ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Previous Klubi Manchester City njofton hapjen e shkollës së re në Shqipëri