Fjala e ministrit Mazniku, në takimin me kryetarët e bashkive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministrit Mazniku, në takimin me kryetarët e bashkive

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin me Ministren Ogerta Manastirliu së bashku me kryetarët e bashkive në vend, për investimet në infrastrukturën shkollore dhe sfidat e arsimit në të gjithë territorin, Ministri Mazniku në fjalën e tij theksoi se :

Së pari, dua të falenderoj për faktin që keni organizuar një tryezë të tillë për ta bërë këtë diskutim me të gjithë kryetarët e bashkive.
Nga dialogu vendor, turi që bëmë gjatë vitit që shkoi, infrastruktura arsimore është një çështje që secili prej kryetarëve të bashkive ka një problem të përditshëm.
Unë besoj që secili prej jush duhet të ndalojë një moment të bëjë një analizë të gjithë territorit, të gjithë njësive. Numrin e lindjeve ju e keni dhe të keni një vlerësim paraprak, përveç faktit që shumë shpejt do të dalin të dhënat e Censusit por edhe përtej të dhënave të Censusit, numrin e lindjeve secili prej jush e ka dhe o e dini ju ekzaktësisht sa njerëz kanë lindur në çdo njësi administrative o nuk e di njeri. Kështu që, përtej të dhënave statistikore që do dalin nga INSTAT, ju e dini këtë gjënë përmendësh. Jam I bindur se e di shumë mirë si funksionon dhe kjo duhet të jetë një çështje thelbësore në vlerësimin edhe të investimeve në arsim por edhe asaj që ministrja e përmendi me të drejtë, nevojën që ne kemi për të gjetur një mënyrë sesi të fillojmë të mendojmë në mënyrë strategjike dhe mënyrë sistematike për përqendrimin e institucioneve arsimore.

Problem I dytë që unë besoj se vlen për tu theksuar dhe ka nevojë për një vëmendje të posaçme nga ana e secilës prej bashkive është për ciklin e proceseve të projektimit.
Unë e di shumë mirë dhe jua kuptoj shumë hallin tek logjika që ju e keni të vështirë të shpenzoni para, kohë dhe energji për të hartuar projekte, të cilat, pasi nuk e dini e financojnë apo nuk e financojnë dhe ju mbetet projekti në sirtar dhe padyshim që ky është një problem jo i vogël por nga ana tjetër, po kaq problem ka ministria që nuk mund të angazhojë para në projekte të cilat mund të mos ndodhin.
Kështu që, këtu duhet që neve me bashkitë të punojmë në mënyrë më të sistemuar për ciklin e projektimit. Ai është një proces që secili prej jush e ka bërë disa herë, kur hartohet projekti, kur është projekti gati, pasi bëhet aplikimi kur merret ok, kur hapet procedura e prokurimit, kur fillojnë punimet dhe ne duhet t’i rrimë asaj agjende në kokë ditë pas dite në mënyrë që të sigurojmë që në fund të vitit ajo pjesë e financimit që është me angazhim, në fakt, të shpenzohet se kështu e mbajmë të gjithë mekanizmin në funksionim.

Sigurisht që këtu duhet pasur vëmendje të posaçme tek cilësia. Situata me ndërtimin, ju e dini shumë mirë se e bëni këtë punë çdo ditë, nuk ka nevojë ta them unë këtu por po e them për ta ritheksuar, ka ndryshuar kostot e punës, kanë ndryshuar kostot e lëndës së parë që do të thotë në këtë moment ekziston një rrezik jo i vogël që mund të ketë ndonjë cedim në cilësinë e punimeve.
Këtu prapë ka nevojë për një vëmendje të posaçme të shtuar nga ana e bashkive pasi, pasi të mbarojë ndërtimi apo riparimi i shkollës, ju e dini më mirë sigurisht, që e keni ju në kurriz dhe nëse një gjë që nuk është bërë mirë sot do duhet të riparohet sërish pas 6muajsh dhe do jetë kosto e shtuar. Pra, ka nevojë për një vëmendje, edhe të shtuar, në këtë veçanërisht në këtë moment sa të ri-axhustohet situata sepse ka pasur ndryshim të madh të këtyre në këto 2-3 vitet e fundit, si rrjedhojë e një seri situatash ndërkombëtare, të një seri elementëve prej çmimeve që përbëjnë strukturën e riparimit.

Për fat të mirë është ndryshuar, ju e dini shumë mirë, është ndryshuar Fletorja e Çmimit të Referencës, çka do ju japë më shumë facilitet për të kërkuar cilësi pune nga ana e kontraktorëve por kjo është një çështje që ka nevojë për mbikëqyrje të përditshme, çdo ditë, çdo orë.

Unë do të bëj një takim këtë javë të posaçëm për këtë çështje me ASHK-në për tu siguruar që në të gjithë zyrat rajonale, bashkitë të kenë një korsi të dedikuar dhe më të shpejtë pune në mënyrë që të sigurohemi që pjesën teknike, pjesa të paktën që ka të bëjë me institucionin të jetë e zgjidhur por nga ana tjetër, kur e kam bërë debat me ASHK-në, më vjen herë pas herë me të drejtë nga ana e tyre, fakti që jo rrallëherë, dosjet që shkojnë nga bashkitë janë të paplota.

Kemi një seri shkollash në shumë bashki të cilat tashmë kanë dalë nga funksioni. Pra, tashmë ka bashki në zona të thella, që kanë shkolla të cilat tashmë janë në fshatra të thella të cilat nuk kanë funksion të tillë dhe bashkitë kanë kërkuar, me të drejtë, mundësinë që këto të dalin nga inventari i titullit “shkollë” dhe të kenë mundësi që të përdoren për një proces sekondar. Me të drejtë, deri diku, drejtoritë arsimore janë pak të ngurta për ta bërë këtë punë.

Do të rakordojmë me ministrinë për një procedurë të qartë, të sigurt dhe të mirë që të mos bëjmë gabime që një institucion që e kemi në gjysmë apo që e kemi potencialisht në funksion arsimor të mos e lëvizim por nëse kemi ndërtesa që kanë 5 vjet, 6 vjet apo 7 vjet pa u përdorur si shkolla dhe po degradohen nga mospërdorimi dhe kemi opsione për t’i përdorur për elementë të tjerë kulturorë, bujqësorë, social apo me radhë, të kemi mundësi që ta bëjmë këtë ndryshim në mënyrë më efektive dhe do rregullojmë një procedurë sesi mund ta realizojmë këtë çështje.
Unë do t’i rikthehem, dhe me këtë do ta mbyll sërish, tek dy gjëra; vëmendje tek demografia dhe një vëmendje të posaçme për përqendrimin e institucioneve dhe besoj se këto të dyja janë sfida që na sjellin drejt një cilësie dhe një kualiteti tjetër në ofrimin e shërbimit arsimor.

Faleminderit.

Previous Manastirliu-Mazniku takim me kryetarët e bashkive: Masterplan për zhvillimin e infrastrukturës arsimore