Balla takim me Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla takim me Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot në një takim gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm. Ky takim u zhvillua në kuadër të takimeve të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Në fjalën e tij ministri Balla theksoi se janë ZERO anije të vogla të nisura me emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe për janarin 2024. Në takimin me gjeneralin Stuart Skeates Balla ndau rezultatet e Task Forcës së Përbashkët, të cilat janë domethënëse. Ka patur një ulje prej 93% të rasteve të emigrantëve shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

“Shqipëria mbetet një partner i besueshëm në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, nënvizoi Gjenerali britanik.

Takimi me dy zyrtarët e lartë britanikë u mbajt vetëm pak kohë pas vizitës zyrtare të ministrit Balla në Britaninë e Madhe, në nëntor 2023, gjatë së cilës u firmos Deklarata e Bashkëpunimit për Çështjet e Brendshme/Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimit Ministri theksoi se strukturat shqiptare kanë nevojë për mbështetje logjistike dhe pajisje nga pala britanike pasi nga përvoja rezulton se një mbështetje e tillë sjell rezultate maksimale.

Ministri Balla nënvizoi gjithashtu nevojën për të pasur vendimet e gjykatave britanike për shtetasit shqiptarë të dënuar atje dhe të kthyer në Shqipëri. Në këtë takim u theksua gjithashtu se promovimi i migracionit të ligjshëm nëpërmjet lehtësimit të procedurave për bashkim familjar apo punësim sezonal mbeten mënyra më efikase për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Në tetorin e vitit të kaluar, Balla priti në Shqipëri James Cleverly, Sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilin zhvilloi një vizitë në Rinas, për të parë nga afër instalimin e pajisjeve të dhuruara nga pala britanike në funksion të kontrollit të kufijve.

Previous Koçiu: Nis së shpejti rikonstruksioni i spitalit të Lezhës, shërbime më të mira për rreth 200 mijë qytetarë