Koçiu: Nga ky vit, specializimet për mjekë familjeje dhe urgjence pa testim - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu: Nga ky vit, specializimet për mjekë familjeje dhe urgjence pa testim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një vizite në Pogradec, ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të shërbimit të kujdesit parësor dhe spitalor në këtë qytet, të cilët janë punësuar nëpërmjet dy portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

Ata ndanë eksperiencat e tyre të rekrutimit në struktura shëndetësore të cilët vlerësuan se transparenca dhe korrektësia ka lehtësuar punën dhe rezultatet e provimit nëpërmjet aplikimit nga të dy portalet.

“Ka edhe shumë korrektësi. Unë jam një nga të personelit që jam rekrutuar me anë të portalit dhe ka ndodhur çdo gjë në mënyrë korrekte. Jam njoftuar përmes e-mailit, jam paraqitur dhe brenda një afati dy javor jam punësuar”, u shpreh një prej infermiereve.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se MSHMS në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë kanë vendosur që këtë vit specializimet afatgjata, të ciklit të tretë në “Mjekësi Familje” dhe “Mjekësi Urgjence”, t’i hapin pa testim, ku vlerësimi dhe renditja do të bëhet bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare, duke përfshirë edhe diplomimin.

“Në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, kemi vendosur që specializimet për “mjekë familje” dhe “mjekë urgjence”, t’i hapim pa konkurrim që t’i japim mundësi këtyre dy specialiteteve që t’i përmbushim kuotat dhe të dedikojmë më shumë mjekë specialistë në këto dy fusha duke i dhënë mundësinë që edhe ata mjekë të përgjithshëm që bëjnë mjekun e familjes të mund ta ndjekin specializimin brenda institucioneve duke pasur edhe një mentorim edhe nga Shërbimi i Urgjencës Kombëtare në këtë rast për mjekët e urgjencës, por edhe nga mjekë të specializuar për mjekët e familjes”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Në rrethin e Pogradecit janë punësuar 10 mjekë dhe 130 infermierë që nga viti 2018 nëpërmjet dy portaleve, të cilët kanë ofruar transparencë, profesionalizëm dhe meritokraci.

Previous Baku, Azerbajxhan, Kryeministri Rama i adresohet Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit