Manastirliu në shkollën e re “Shefqet Guzi” në Gramsh: Investojmë edhe në 5 shkolla në qarkun e Elbasanit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në shkollën e re “Shefqet Guzi” në Gramsh: Investojmë edhe në 5 shkolla në qarkun e Elbasanit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit,  Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesin politik të Qarkut Elbasan, deputetin Damian Gjiknuri dh Kryetarin e Bashkisë Gramsh Besion Anjazi, vizuan kantierin ndërtues të Shkollës së Mesme “Shefqet Guzi” në Gramsh, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, i cili synon të transformojë dhe modernizojë tërësisht ambientet e shkollës. Projekti do të sigurojë kushte optimale për rreth 400 nxënësit dhe 32 mësuesit, duke përfshirë jo vetëm përmirësimin e mjediseve për mësimdhënie, por edhe duke krijuar hapësira të reja për aktivitete sportive.

Gjatë vizitës, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore si një element kyç për të nxitur zhvillimin dhe rritur cilësinë në arsim  në të gjithë vendin.

“Shkolla “Shqefqet Guzi” tashmë i rikthehet komunitetit, mësuesve dhe nxënësve të qytetit zë Gramshit në kushte krejtësisht bashkëkohore më të gjitha mjediset e rinovuara por edhe me palestër me fushat sportive që do ti shërbejnë më shumë se 400 nxënësve dhe 30 mësuesve të kësaj shkolle duke u përpjekur që jo vetëm infrastruktura shkollore, por edhe ato mjedise të cilat lidhen me laboratorët e shkencave dhe me laboratorët SMART, të integrohen brenda strukturave tona arsimore, për të rritur cilësinë në arsim”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë.

Në Gramsh, nuk janë vetëm investimet në shkollën “Shefqet Guzi” që bëjnë pjesë në planin e zhvillimit arsimor. Për vitin 2024, do të fillojë rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, me një investim prej 111 milion lekë, e cila do të përfitojë mbi 250 nxënës. Gjithashtu, Ministrja tha se  investimet do të shtrihen në gjithë qarkun e Elbasanit.

“Përveç shkollës “Shefqet Guzi” në Gramsh, në qarkun e Elbasanit për vitet 2024-2025 kemi 5 projekte për rehabilitimin e shkollave dhe do të jenë bashkitë Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas, të cilat do të jenë pjesë e këtyre investimeve në rehabilitimin e shkollave ku do të përfitojnë 2500 nxënës. Në kuadër të programit tonë për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve, qarkut të Elbasanit do t’i shtohen 14 laboratorë SMART. Instalimi i tyre ka filluar dhe janë  216 në të gjithë Shqipërinë”, tha Ministrja Manastriliu.

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri tha se këto investime, janë simbol për qytetin e Gramshit sepse nga Shkolla e Mesme “Shefqet Guzi” kanë dalë shumë breza me të cilët qytetarët e Gramshit krenohen.

“Gramshi është një qytet që e ka pasur traditë arsimin dhe shumë intelektualë të Shqipërisë kanë dalë nga ky qytet ndaj dhe gramshiotët e vlerësojnë shumë investimin në arsim”, tha deputeti Gjiknuri.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bashkë me pushtetin lokal dhe partnerët ndërkombëtarë, janë duke finalizuar 100 objekte arsimore këtë vit, duke përfshirë shkolla dhe terrene sportive në të gjithë vendin.

Previous Vorë, 404 apartamente të reja falas për familjet e prekura nga tërmeti