Lezhë, në fabrikën moderne të ish emigrantit, që ndërton suksesin në vendlindjen e tij - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lezhë, në fabrikën moderne të ish emigrantit, që ndërton suksesin në vendlindjen e tij

Deshir Gjeta nga Lezha është emigranti i rikthyer në atdhe prej 15 vitesh, për të nisur hap pas hapi një histori suksesi në tokën e tij, ku ka ngritur një fabrikë moderne për prodhimin e strukturave metalike, fillimisht me 5 punëtorë e  tashmë me 45 të tillë, e cila funksionon me teknologjinë më bashkëkohore.

Në këtë sipërmarrje ishte sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

“Ka 15 vjet që jam kthyer nga emigrimi dhe 5 vjet që kemi bërë këtë ndërmarrje. E kemi dhe si pasion edhe si mjet pune. Kemi marrë trajnues edhe nga jashtë për të trajnuar stafin. Për pagat po shkojmë thuajse në pagat e nivelit evropian, diku tek 1milionë ose 1000 euro mesatarja.” – tregon Deshiri, teksa shton se produktet e tij shiten në Gjermani dhe në Itali.

 

Ndërsa kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, i cili e ka ndjekur nga afër ecurinë e kësaj ndërmarrje të suksesshme tha se Deshiri rrezaton shembullin e mirë të shqiptarëve që ndërtojnë dita-ditës sukses në tregun vendas dhe atë huaj.

“Ka gjithë teknologjinë këtu. Ka krijuar një biznes të veçantë që është për t’u përshëndetur.  Është modeli se si vjen njëri nga jashtë dhe ndërton një gjë që ka vlerë.” – u shpreh ai.

 

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi investimin e bërë në teknologji, teksa theksoi se punëtorët e mirëpaguar janë një element shumë i rëndësishëm  në mbarëvajtjen e sipërmarrjes. “Teknologjinë e ke bërë shumë mirë se je konkurrent me tregun jashtë, por mos harro asnjëherë që mund të blesh makinën më të bukur, por po e pate shoferin të mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr në qafë.” – u shpreh Kryeministri.

 

 

 

Previous Ministri Hasani takon zyrtarin britanik Michael Tomlinson: Forcojmë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe punëve të brendshme