Ministri Hasani takon zyrtarin britanik Michael Tomlinson: Forcojmë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe punëve të brendshme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani takon zyrtarin britanik Michael Tomlinson: Forcojmë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe punëve të brendshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit Kundër Migrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.

Ministri Hasani rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe punëve të brendshme, rritjen ekonomike dhe investimet, etj.

Kryediplomati shqiptar theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të dialogut politik në një frymë të vërtetë miqësie, bashkëpunimi dhe partneriteti.

Dy zyrtarët u dakordësuan se siguria dhe punët e brendshme, janë faktorë kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Shqipëria dhe Britania e Madhe gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik intensiv.

Shkëmbimi i vizitave të tilla i shërben intensifikimit të dialogut politik midis vendeve tona mike dhe aleate.

Previous Reforma e Inspektimeve, për një sistem të bazuar në bashkëpunim, transparencë, vetëdeklarim, jo në penalizime, por në garantimin e konkurrencës së lirë