Fjala e ministres Pirdeni në Eventin e Javës së Administratës 2024 “Modernizimi në veprim” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministres Pirdeni në Eventin e Javës së Administratës 2024 “Modernizimi në veprim”

I nderuar Kryeministër, shkëlqesi ambasadorë, kolegë të nderuar,

Dhamë fjalën në fillim të këtij viti se ky do të ishte viti i intensifikimit të vëmendjes ndaj modernizimit të administratës publike dhe përgatitjes së saj për rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian.

Me këtë qëllim ideuam dhe bëmë realitet këtë Javë të parë të Administratës Publike në Shqipëri nën moton “Modernizimi në veprim”, si një seri eventesh dedikuar sektorit publik, së pari për të sjellë punën e të gjithëve më afër qytetarëve përmes panairit të administratës, dhe mundësitë që ofron puna në adminsitratë. Ka qënë realisht përmbushëse të teksa konstatojmë në stendat e panairit të rinj që kanë interes t’i bashkohen ekipeve tona.

Përmes iniciativës “Administrata shkon në universitete”, sollëm përvojat e jashtëzakonshme  të kolegëve të administratës, Shqipërisë në Nato dhe në OKB dhe negociatat për BE-në, për ata që do të jenë kolegët e tyre ardhshëm, studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike.

Inovacioni si motor tërheqës për punësimin në sektorit publik dhe privat do të jetë gjithashtu në fokus të forumit, për të shkëmbyer me sektorin privat  në fushat ku jemi konkurrentë për të tërhequr më të mirët e tregut.

Sollëm gjithashtu këtë javë një seri eventesh rekreative që bënë bashkë ekipet në administratë, tej përditshmërisë së mbledhjeve dhe shkresave, sikurse është Turneu i Volejbollit të Ministrive, dhe si dhe iniciativa “Sill fëmijën në punë”.

Por natyrisht që ne nuk pritëm që të mbërrinte kjo javë për të nisur punën për thellimin e transformimit drejt modernizimit.

Kjo frymë reforme zë fill që me reformën e pagave të iniciuar vjet e që pritet të finalizohet këtë vit me fazën e saj të dytë, rritja më kuptimplotë e kësaj dekade, me vizionin e qartë për arritjen e standardit të 900 Euro të pagës mesatare në sektorin publik, rezultat i rritjes së deritanishme nga 15 deri në 46% të pagave të nëpunësve të niveleve të ndryshme të administratës.

Rritja solli një klimë të re në mjedisin e punës, por dhe forcoi ndjeshëm pozitën e sektorit publik si një punëdhënës konkurrues dhe zgjoi dhe reagimin e sektorit privat në përgjigje të kësaj iniciative.

Rritja e pagave ka hyrë aktualisht në një fazë të dytë, e cila do të përmbyllet brenda këtij viti dhe do të përfshijë rritjet për nëpunësit civil të nivelit specialist, forcat e armatosura, punonjësit e sigurisë, si dhe të gjithë punonjësit në sektorin e arsimit dhe së fundi nga rradha por jo nga rëndësia, pagat e punonjësve të institucioneve të qeverisjes vendore, sikurse nga Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Kjo reformë i ka dhënë tashmë frytet e para, evidentuar kjo me rritjen 23 % rritje  të numit mesatar të aplikatëve për rekrutime jashtë shërbimit civil për pozicione të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues, pikërisht për shkak të rritjes më të ndjeshme të pagës së kësaj fashe dhe uljes në masën 15% të dorëheqjeve.

Përpos pagës, reformimi vijon me një agjendë të qartë të bazuar tek merita.

Kemi diskutuar me të gjithë ata që e jetojnë përdishmërinë e punës në administratë për të sjellë ato ndryshime që përputhen dhe me kërkesat e vetë punonjësit dhe qytetarë si marrës të shërbimit kanë nevojë që të ndryshojë.

Ky dialog na ka përforcuar bindjen për ta bërë meritokracinë epiqendrën e këtij shndërrimi modernizues që shpërblen performancën e mirë.

Ndaj, diktuar dhe nga rritja e standardit në përputhje me premtimet që i kemi bërë Brukselit për rishikimin e ligjit të shërbimit civil, do të iniciojmë këtë vit ndryshime në legjislacionin e shërbimit civil dhe legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Në këtë 10 vjet legjilsacioni i shërbimit civil ka ndjekur kursin e tij, dhe në mënyrë të qëllimtë , dhe pavarësisht vështirësive që mund të jenë hasur,, nuk është nëdrmarrë asnjë iniciativë për të arnuar këtë kuadër ligjr.

Në sajë të zbatimit progresiv të këtij ligji, ngritëm për herë të parë në Shqipëri një sistem karriere në zhvillim, sikurse standardizuam të gjitha proceset e manaxhimit të kapitalit njerëzor të shërbimit civil,  ashtu dhe zbatuam për herë të parë një sistem tashmë gjërëisht funksional të rekrutimit online, i cili tashmë do të ngjisë të tjerë nivele pikërisht në sajë të bashkëpunimit me AKSHI-n për prezantimin e asistentit virtual në rekrutim, chatbotin e parë të që bashkëshoqëron çdo të interesuar përgjatë procesit të pranimit në shërbimin civil.

Në sajë edhe të këtyre zhvillimeve, në fushën e shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, Shqipëria është performuesi më i mirë rajonal, duke shënuar pikët më të larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në vlerësimin e SIGMA. Në fjalët e raportit, sistemi i shërbimit civil po tregon pjekuri të fortë dhe stabilitet. ku megjithatë ende mbetet rrugë përpara për të përforcuar standardet meritokratike, në përmbushje të zotimeve të ndërmarra në Udhërrëfyesin për Reformën në Adminsitratën Publike, e cila është sot busulla jonë e orientimit drejt progresit nga ku diktohet dhe nevoja për ndryshime në legjislacion.

Pas më shumë se një dekade nga miratimi i ligjit për nëpunësin civil,  gjendemi përpara një realiteti të tërësisht të ndryshëm, me tendenca të reja,  dhe nevoja për reflektim si në proceset e rekrutimit dhe të vlerësimit.

Në bashkëpunim me ekspertët e BE-së dhe SIGMA do të lundrojmë përmes modeleve më të mira, për t’i dhënë dinamizën procesit të rekrutimit dhe teksa pilotojmë aktualisht një sistem të ri vlerësimi performance në tre ministri, do të synojmë që përmes ndryshimeve ligjore të vendosim një sistem të qartë të vlerësimit të performancës institucionale të institucioneve të varësisë. Puna e institucioni do të matet mbi bazën e treguesëve të qartë të performancës, përfshirë këtu dhe aspekte të zhvillimit të kapitalit të tyre njerëzor. Sikurse do të parashikohet në ligj mundësia e dhënies së bonuseve për performancë të mirë në punë, brenda kufizimeve të diktuara nga nevoja e ruajtjes së një qasje sa më objektive.

Ndryshimet do të synojnë në thelb rivitalizimin e shërbimit civil, për të ruajtur standardet nga njëra anë, por për të reflektuar frymën e re dhe nevojën jetike për t’iu përgjigjur në çdo dimension vizionit të Shqipërisë 2030 në BE.

Paralelisht, kemi nisur me ju një proces dialogu, si në takimet e përbashkëta, ashtu edhe në format virtual, përmes plotësimit të pyetësorit për paketën  e motivimit, që vetëm në orën e parë mori 1000 përgjigje, për ato aspekte të punës në administratë që janë faktorë motivues, duke shënjestruar pikërisht ato aspekte që injektojnë fleksibilitet në punë.

Falë dhe dialogut të shkëlqyer me të gjithë ju, por dhe me ekspertët e BE të cilët i ranë Evropës rreth e përqark për të servirur opsionet më të mira bashkëkohore të motivimit të stafit, hulumtuam dhe testuam bashkërisht me ju çdo aspekt për t’a bërë më miqësore përditshmërinë tonë në punë.

Sot prezantojmë disa elementë të paketës, që janë dëshmi e angazhimit tonë për të ndërtuar një mjedis pune, më fleksibël dhe më mbështetës për të gjithë, si një plan i targetuar ndërhyrjesh sado modeste në dukje, por me impakt të pritshëm tejet pozitiv.

E para ndër kërkesat tuaja ka qënë garantimi i fleksibilitetit të orarit. Ndaj dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë që brenda këtij viti do t’u mundësojë punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhin nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi I fëmijëve në çerdhe, kopështe dhe shkolla. Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 9 me 3:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më vonë, dhe e anasjellta, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpëdrejtë me qytetarin.

E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike, Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtura se një jave.

Mekanizmat e fleksibilitetit dhe çdo masë tjetër, do të marrin vlerë të dyfishtë nëse aparatet drejtuese e përqafojnë këtë risi dhe e bëjnë pjesë të përditshmërisë së saj. Në sajë të një bashkëpunimi të shkëlqyer me UNDP do të nisim prej qershorit Akademinë e Lidershipit ku 450 drejtues do ti nënshtrohen një procesi trajnimi lidershipi, pasi transformimi mund të vijë nga brenda përmes frymës së sjellë nga jashtë.

E fundit nga rradha por jo nga rëndësia, përtej trysnisë për të performuar, dhe kontributit që shpresh herë mund të shkojë pa i vënë re, mendojmë që vokacioni që  cdo funksionare dhe funksionar publik duhet të ngjizet sic duhet me një ndjesi përkatësie, që vjen vetëm nëse puna e mirë vlerësohet dhe shpërblehet.

Ndaj, teksa reformojmë, le të marrim pak kohë e të festojmë forcën e karakterit, integritetin profesional dhe aftësitë të kolegeve dhe kolegëve, asete të cmuara të shërbimit publik, si ata që janë shndërruar në shtylla reference për sektorët e tyre, ahstu dhe ata të rinj që po investojnë ëndrrat e tyre dhe energjinë rinore në misionin tonë të përbashkët për të përshpejtuar ritmet integruese.

Vlerësimi për këta kolegë është një arsye më shumë që na mbledh sot këtu, pasi përmes një procesi plotësisht transparent nga 5 punonjës të nominuar nga çdo ministri dhe në kryeministri, janë përzgjedhur fituesit nga vetë kolegët e tyre. Ato dhe ata janë asete të çmuara të institucionit, ose AS-et e ministrisë, por dhe të shërbimit publik.

 

Vizioni për Administratën e 2030 në BE është ai për një Shërbim Publik që është ka pulsin e duhur për t’u ngritur në nivelin  e diktuar nga sfidat integruese, si trupa e pazëvendësueshme e arkitektëve dhe zbatuesëve të vizionit të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

Ju faleminderit!

Previous Administrata publike me një plan motivimi për thellimin e transformimit të shërbimit publik