Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Qershor 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Qershor 2024

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Qershor 2024: 
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA DURRËS TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Durrës të 63 (gjashtëdhjetë e tre) apartamenteve, në 2 (dy) ndërtesa me njësi banimi (pallat), sipas listave të inventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA TIRANË TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 9, të nenit 19, të pikës 5,  të nenit 20, dhe të pikës 6, të nenit 21, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër  i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Tiranë të 682 (gjashtëqind e tetëdhjetë e dy) njësive individuale të banimit, sipas listave të inventarit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TE BASHKIA TIRANË TË OBJEKTEVE PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, e të pikës 6, të nenit 21, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi te Bashkia Tiranë të 21 (njëzet e një) objekteve publike, sipas listave të inventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA TIRANË TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Tiranë të 229 (dyqind e njëzet e nëntë) apartamenteve, në 3 (tri) ndërtesa me njësi banimi (pallat), sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TE BASHKITË DURRËS, SHIJAK, VORË, RROGOZHINË, KAMZË DHE MIRDITË TË OBJEKTEVE ARSIMORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 6, e 23, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi te bashkitë Durrës, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Kamzë dhe Mirditë të 9 (nëntë) objekteve arsimore, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkitë Durrës, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Kamzë dhe Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
   Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Korçë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Durrës, Gjirokastër, Kamzë-Vorë, Krujë, Pogradec, Tiranë Rurale 2, Kavajë, Vlorë, Sarandë.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është  241 974 903,8 (dyqind e dyzet e një milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e tre presje tetë) lekë, për sipërfaqen 19 291,9 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një presje nëntë) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë, sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.1, nr.6, nr.12, nr.14, nr.15, nr.16, nr.19, nr.21, nr.39, nr.43, nr.49, nr.61, nr.76, nr.83, nr.96, nr.97, nr.98, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
4. Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Korçë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Durrës, Gjirokastër, Kamzë-Vorë, Krujë, Pogradec, Tiranë Rurale 2, Kavajë, Vlorë, Sarandë kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare, bërë në Hagë, më  2 korrik 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ceno Klosi, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vjollca Braho, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.199, DATË 6.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN TE BASHKITË TIRANË DHE KRUJË TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.199, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në pikën 1, fjalët “… sipas anekseve 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas anekseve 1, 2 dhe 3 …”.
b) Pas aneksit 2, bashkëlidhur vendimit në fuqi, shtohet aneksi 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.283, DATË 1.4.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E TIPAVE, RREGULLAVE, KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR NDËRTIMIN E OBJEKTEVE PËR PRODHIMIN, RUAJTJEN DHE PËRPUNIMIN E PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE BLEGTORALE, NË TOKË BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11/1, pikat 5/2 e 5/4, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.283, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Nënparagrafi i gjashtë, i kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ – objektet për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe tregtimin e tyre.”.
2.  Pika 4, e nënkreut II.a, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “4. Për qëllim të llogaritjes së vëllimit/sipërfaqes së ndërtimit në intensitetin e ndërtimit, përfshihet ngastra ose bllok ngastrash edhe kur ndahen nga rrugë, kanale apo kufij të tjerë natyralë, në pronësi apo përdorim. Leje ndërtimi për shtesat në ndërtimet ekzistuese dhe leje për objekte të reja miratohen nëse nuk është shteruar intensiteti, sipas planit të përgjithshëm vendor ose planit të detajuar vendor ose intensiteti, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.”.
3.  Në nënkreun II.b bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “a”, të pikës 1, vëllimi “0.03 m3/m2” zëvendësohet me “3 m3/m2”;
b) Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Të zhvillohen në një kat të vetëm dhe të respektohet lartësia maksimale 5.5 (pesë pikë pesë) metra, me përjashtim të oxhakëve, siloseve dhe strukturave që tejkalojnë këtë lartësi, për shkak të karakteristikave teknike.”.
c) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Për ndërtimin e stallave, që mbarështojnë mbi 50 (pesëdhjetë) njësi gjedhi mbi bazë, duhen të plotësohen këto kritere:
a) Të respektohen distancat minimale të mëposhtme:
i. 15 (pesëmbëdhjetë) metra nga kufijtë e pronës;
ii. 400 (katërqind) metra nga zonat e banuara;
iii. 50 (pesëdhjetë) metra nga banesa më e afërt, e veçuar nga qendra urbane.
b) Të zhvillohen në një kat të vetëm, me lartësi të ndryshme, në bazë të karakteristikave të veçanta teknike, dhe lartësi maksimale 6 (gjashtë) metra në ulluk dhe jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) metra në kulm;
c) Vëllimi maksimal i objektit të mos tejkalojë intensitetin e ndërtimit prej 4m3/m2.”.
Përjashtimisht, për stallat që ndërtohen me lartësi deri në 4 (katër) metra në ulluk, 6 (gjashtë) metra në kulm ose 4.5 (katër pikë pesë) metra, kur çatia është e drejtë, distanca nga prona kufitare është jo më pak se 7 (shtatë) metra. Në këto raste, vëllimi maksimal është 3m³/m2.
ç) Lejet e ndërtimit për stallat dhe objektet ndihmëse miratohen vetëm nëse përmbushen kërkesat dhe kriteret e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe nuk ka shkarkime që krijojnë ndotje në ujë.”.
ç)  Në pikën 7, togfjalëshi “70%” zëvendësohet me “90%”;
     d)  Në shkronjën “a”, të pikës 10, vëllimi “1 m³/m²” zëvendësohet me “4 m3/m2 ”;
                  dh) Shkronja “b”, e pikës 10, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Të respektohen distancat minimale prej 5 (pesë) metrash nga kufijtë e pronës dhe distancat nga ndërtimet e tjera, pa cenuar funksionalitetin e tyre.”.
    e) Në shkronjën “a”, të pikës 11, vëllimi “1 m³/m²” zëvendësohet me “4 m3/m2”.
II. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.167, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, VORË, KAMZË DHE RROGOZHINË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.167, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
a)  Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
 “2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, në masën 420 669 114 (katërqind e njëzet milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e katërmbëdhjetë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës dhe Rrogozhinë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Durrës  i transferohet fondi, në masën 185 021 720 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e njëzet e një mijë e shtatëqind e njëzet) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi, në masën 235 647 394 (dyqind e tridhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b)  Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Efekti financiar, për vitin 2024, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet bashkive Durrës dhe Rrogozhinë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Durrës dhe Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.412, DATË 15.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË KAMZË DHE LEZHË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.412, datë 15.6.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, nga Bashkia Kamzë, në masën 17 000 000  (shtatëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, sipas aktekspertizave të thelluara, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Efekti financiar për vitin 2024 përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.456, DATË 29.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE PËR VENDOSJEN E DETYRIMIT  TË SHËRBIMIT PUBLIK, QË DO TË ZBATOHEN NDAJ TË LICENCUARVE NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, TË CILËT USHTROJNË AKTIVITETIN E PRODHIMIT, TRANSMETIMIT, SHPËRNDARJES DHE FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në tekstin “Për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohet ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, bashkëlidhur vendimit nr.456, datë 29.6.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të pikës 1, të nenit 1, shtohen fjalët “… si dhe të përcaktojë ndërveprimin ndërmjet shoqërive të mësipërme.”.
2. Pas pikës 6, të nenit 3, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Në këtë vendim, fjalët “në mënyrë proporcionale”, kanë kuptimin që në rast të tepricave, sasitë e planifikuara për blerje në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë të jenë jo më shumë se pesëdhjetë për qind e energjisë elektrike mujore të planifikuar për furnizim, duke i mundësuar Furnizuesit të Tregut të Lirë depozitimin te shoqëria publike të prodhimit të tepricave të energjisë elektrike dhe rimarrjen potenciale të tyre me qëllim optimizimin e portofolit të dy shoqërive.”.
3. Në nenin 12 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Në pikën 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
i. Pas fjalëve “… mbulimin e humbjeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes …” shtohen “… dhe furnizim në tregun e lirë …”;
ii. Fjalët “ … ndërsa çmimi i shitjes për njësi miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë” zëvendësohen me “ … ndërsa metodologjia e caktimit të çmimit të furnizimit e shitjes për njësi miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë”;
iii. Pas paragrafit të parë shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Furnizuesi i Tregut të Lirë për nevoja të furnizimit të klientëve të saj në treg të lirë ka të drejtë, në mënyrë proporcionale, ta sigurojë këtë energji në treg të parregulluar dhe/ose të përdorë tepricat/depozitën nga prodhimi i burimeve të rinovueshme të energjisë. Për optimizimin e çmimit të portofolit të furnizimit, profilet e blerjes orare përshtaten bazuar në pritshmërinë e arsyeshme të tregut të energjisë. Rregullat për sigurimin e energjisë elektrike nga tregu i parregulluar, duke përfshirë edhe tregun e ditës në avancë dhe/ose tepricat nga prodhimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, miratohen me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të shoqërisë.”.
b) Në pikën 4, fjalia e parë që mbyllet me “ … për t’u përdorur për nevoja të furnizimit të klientëve universalë”,  ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Sasia e tepërt nga prodhimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, pas mbulimit të humbjeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe/ose furnizimit të klientëve në tregun e lirë, depozitohet në shoqërinë publike të prodhimit për t’u përdorur për nevoja të furnizimit të klientëve universalë.”.
II. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.503, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, VORË  DHE SHIJAK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3, të vendimit nr.503, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen pikat 3/1 dhe 3/2, me këtë përmbajtje:
    “3/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, nga Bashkia Durrës, në masën 72 409 932 (shtatëdhjetë e dy milionë e katërqind e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, sipas aktekspertizave të thelluara, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.
     3/2. Efekti financiar, për vitin 2024, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË DHE KURBIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/2, të vendimit nr.27, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, në masën 1 887 000 (një milion e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në Bashkinë Kurbin, që përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kurbin në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.89, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË GODINAVE, SPITALI “SHENJTA MARI” DHE DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK (ISH-SPITALI INFEKTIV), NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË SI NJËSI ZBATUESE” , TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/2, të vendimit nr.89, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Bashkisë Mirditë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 4 241 157 (katër milionë e dyqind e dyzet e një mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të godinave, spitali “Shenjta Mari” dhe Drejtoria e Shëndetit Publik (ish-Spitali Infektiv), njësia administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, që do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.122, DATË 2.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “PICAR”, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.122, datë 2.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/2 shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 5  025  207 (pesë milionë e njëzet e pesë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2, 2.1 dhe 2.2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1, 2/2 dhe 2/3 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.145, DATË 11.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË SHIJAK, KAMZË, KAVAJË DHE KRUJË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.145, datë 11.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, në masën 612 391 723 (gjashtëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e njëzet e tre) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Kavajë dhe Krujë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Kavajë i transferohet fondi, në masën 21 183 261  (njëzet e një milionë e njëqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Krujë i transferohet fondi, në masën 591 208 462  (pesëqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind e tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Efekti financiar, për vitin 2024, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe u transferohet bashkive Kavajë dhe Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Kavajë e Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.166, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KAMZË DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.166, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/2 shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
    “2/3. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 122 897 923 (njëqind e njëzet e dy milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e njëzet e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të objekteve arsimore në Bashkinë Kamzë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1, 2/2 dhe 2/3 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.180, DATË 30.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË SHESHEVE TË NDËRTIMIT NË BASHKINË KRUJË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.180, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, për financimin e shembjeve të njësive individuale të banimit të pabanueshme, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre në Bashkinë Krujë, në masën 33 575 654 (tridhjetë e tre milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, që përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.181, DATË 30.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS, SHIJAK, LEZHË DHE KRUJË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.181, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/2 shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, në masën 1 079 695 259 (një miliard e shtatëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe u transferohet bashkive Tiranë dhe Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Për Bashkinë Tiranë, në masën 711 979 470 (shtatëqind e njëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH;
b) Për Bashkinë Durrës, në masën 367 715 789 (treqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 e 2 dhe 2/1 të këtij vendimi …” zëvendësohen me “… sipas dispozitave të këtij vendimi …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Tiranë e Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.206, DATË 25.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË STACIONIT TË ZJARRFIKËSES DHE TË GODINËS SË BORDIT TË KULLIMIT, BASHKIA KAVAJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.206, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, i transferohet fondi, në masën 12 021 437 (dymbëdhjetë milionë e njëzet e një mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Për rindërtimin e stacionit të zjarrfikëses, Bashkia Kavajë, në vlerën 456 768 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH;
b) Për rindërtimin e godinës së bordit të kullimit, Bashkia Kavajë, në vlerën 11  564  669 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.212, DATË 11.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2013, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2.4, të vendimit nr.212, datë 11.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.5, me këtë përmbajtje:
“2.5. Përdorimi i fondit, i miratuar në buxhetin e vitit 2024, të jetë në masën 29 182 978, 59 (njëzet e nëntë milionë e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë presje pesëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, nga të cilat:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 480 620,59 (katërqind e tetëdhjetë mijë e gjashtëqind e njëzet presje pesëdhjetë e nëntë) lekësh pa TVSH;
b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 28 702 358 (njëzet e tetë milionë e shtatëqind e dy mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë)  lekësh pa TVSH në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 14.4.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË GODINËS SË KOPSHTIT PUBLIK DHE TË GODINËS SË BASHKISË VORË, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.236, datë 14.4.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,  bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/2 shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Bashkisë Vorë, për vitin 2024, i transferohet fondi, në masën 15  781  860  (pesëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të godinës së kopshtit publik, Bashkia Vorë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… , sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …” zëvendësohen me “… , sipas pikave 1, 2, 2/1, 2/2 dhe 2/3 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.239, DATË 20.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË KAVAJË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.239, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, nga Bashkia Kavajë për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në masën 192 095 882 (njëqind e nëntëdhjetë e dy milionë e nëntëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e dy) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kavajë  në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.240, DATË 20.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “BAGO”, BASHKIA KAVAJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.240, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
 a)  Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 156 464 363 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Bago”, Bashkia Kavajë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b)  Në pikën 3, togfjalëshi “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohet me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.255, DATË 29.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË DURRËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.255, datë 29.4.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, në masën 85 335 793 (tetëdhjetë e pesë milionë e treqind e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, nga Bashkia Durrës, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.279, DATË 12.5.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT SOCIAL-KULTUROR, PALLATI I KULTURËS, BASHKIA SHIJAK, DHE CAKTIMIN E BASHKISË SHIJAK SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/3, të vendimit nr.279, datë 12.5.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/4, me këtë përmbajtje:
“2/4. Bashkisë Shijak, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, nga fondet e rindërtimit, miratuar për vitin 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar,  në masën 37 496 534 (tridhjetë e shtatë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të objektit social-kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE NË ZONAT E REJA TË SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3.5, të vendimit nr.307, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3.6, me këtë përmbajtje:
“3.6. Përdorimi i fondit, miratuar në buxhetin e vitit 2024, do të jetë në masën 495 066 760.71 (katërqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë presje shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH, nga të cilat:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 332 281 401,71 (treqind e tridhjetë e dy milionë e dyqind e tetëdhjetë e një mijë e katërqind e një presje shtatëdhjetë e një) lekësh pa TVSH,  për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë;
b) Bashkisë Tiranë, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, i transferohet fondi prej 162 785 359 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin  e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.446, DATË 29.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË GODINËS SË ISH-PREFEKTURËS, BASHKIA KAVAJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.446, datë 29.6.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi prej 138  922 783 (njëqind e tridhjetë e tetë milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tre) lekësh pa TVSH për financimin e rindërtimit të godinës së ish-prefekturës, Bashkia Kavajë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kavajë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.491, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKINË KURBIN DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.491, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 155 147 100 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e njëqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind) lekë pa TVSH, që do të përballohet nga shpenzimet e buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) 48 933 660 (dyzet e tetë milionë e nëntëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të qendrës shëndetësore në fshatin Gjorëm, njësia administrative Mamurras;
b) 24 803 600 (njëzet e katër milionë e tetëqind e tre mijë e gjashtëqind) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të qendrës shëndetësore Sanxhak-Laç, njësia administrative Laç;
c) 61 126 160 (gjashtëdhjetë e një milionë e njëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të qendrës shëndetësore në qytetin e Mamurrasit, njësia administrative Mamurras;
ç) 5 065 200 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e pesë mijë e dyqind) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në qytetin e Laçit, njësia administrative Laç;
d) 15 218 480 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në Fushë-Milot, njësia administrative Milot.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2.2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.359, DATË 16.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË URËS NË LEZHË DHE CAKTIMIN E BASHKISË LEZHË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.359, datë 16.6.2021, të Këshillit të Ministrave,  të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Lezhë, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, i transferohet fondi, në masën 151  838  708 (njëqind e pesëdhjetë e një milionë e tetëqind e tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e tetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të urës në Lezhë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.499, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NJËSIA ADMINISTRATIVE LAÇ DHE MAMURRAS, BASHKIA KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.499, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 151  640  413 (njëqind e pesëdhjetë e një milionë e gjashtëqind e dyzet mijë e katërqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH, për rindërtimin në truallin ekzistues të 3 (tri) njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kurbin, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.500, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJË OBJEKTI ARSIMOR NË BASHKINË VORË DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.500, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i  mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi, në masën 92 452 637 (nëntëdhjetë e dy milionë e katërqind e pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të objektit arsimor, shkolla e mesme “Isa Boletini”, Bashkia Vorë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E  REJA  PËR ZHVILLIM DHE RINDËRTIM NË TË NJËJTIN TRUALL”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 5.1, të vendimit nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 5.2, me këtë përmbajtje:
“5.2. Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 435 492 916,20                                (katërqind e tridhjetë e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë presje njëzet) lekësh pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.645, DATË 3.8.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE NDËRTESAVE PUBLIKE, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 E 8, ZONA “5 MAJI”, DHE NJËSINË ADMINISTRATIVE 6, ZONA “KOMBINAT”, BASHKIA TIRANË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2.3, të vendimint nr.645, datë 3.8.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje:
“2.4. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, në masën 2 430 930 665 (dy miliardë e katërqind e tridhjetë milionë e nëntëqind e tridhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.749, DATË 9.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË GODINËS SË INSTITUTIT TË NDËRTIMIT DHE CAKTIMIN E INSTITUTIT TË NDËRTIMIT SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.749, datë 9.12.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Në buxhetin e miratuar për vitin 2024 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim” 01110, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, shtohet fondi prej 7 536 493,92 (shtatë milionë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e tre presje nëntëdhjetë e dy) lekësh pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të godinës së Institutit të Ndërtimit, i cili nuk është përdorur, sipas pikës 2/1, të këtij vendimi.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Ndërtimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Previous Barazia e mosdiskriminimi, Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës. 283 të arrestuar për dhunë në familje në 5 muaj