Konferenca e 51-të e INTERPOL-it për Europën, Balla: Rritja e operacioneve të përbashkëta, e bën Shqipërinë partner të besuar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e 51-të e INTERPOL-it për Europën, Balla: Rritja e operacioneve të përbashkëta, e bën Shqipërinë partner të besuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur pjesëmarrësit në Konferencën Evropiane të Interpolit, duke vënë dukje rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe kësaj organizate qoftë sa i përket operacioneve të përbashkëta, ashtu edhe numrit të të deportuarve në vendin tonë dhe kontributet e Policisë sonë në vetë këtë organizatë.  Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar si mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar.

“Sot, më shumë se kurrë, ne përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimet kibernetike janë kërcënime globale që nuk njohin kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinua,” u shpreh Ministri në fjalën e tij.

Në lidhje me angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve ndërkombëtare në kuadër të Interpol, ministri bëri me dije se “kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë. Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 – 2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023);  dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar.”

Balla u shpreh se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Lufta kundër pandëshkueshmërisë është thelbësisht e lidhur me gjetjen e të arratisurve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë. Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm dhe të fort për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë, për të forcuar institucionet tona të sundimit të ligjit, dhe sapo kemi filluar të mbledhim rezultatet kundër të gjitha llojeve të pandëshkueshmërisë. Shpreh falënderimet e mia për INTERPOL-in dhe shumë partnerë në këtë Konferencë për numrin rekord të personave që janë ekstraduar ose deportuar në Shqipëri vitet e fundit,” theksoi Balla.

Tiranë – Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur pjesëmarrësit në Konferencën Evropiane të Interpolit, duke vënë dukje rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe kësaj organizate qoftë sa i përket operacioneve të përbashkëta, ashtu edhe numrit të të deportuarve në vendin tonë dhe kontributet e Policisë sonë në vetë këtë organizatë.  Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar si mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar.

“Sot, më shumë se kurrë, ne përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimet kibernetike janë kërcënime globale që nuk njohin kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinua,” u shpreh Ministri në fjalën e tij.

Në lidhje me angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve ndërkombëtare në kuadër të Interpol, ministri bëri me dije se “kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë. Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 – 2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023);  dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar.”

Balla u shpreh se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Lufta kundër pandëshkueshmërisë është thelbësisht e lidhur me gjetjen e të arratisurve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë. Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm dhe të fort për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë, për të forcuar institucionet tona të sundimit të ligjit, dhe sapo kemi filluar të mbledhim rezultatet kundër të gjitha llojeve të pandëshkueshmërisë. Shpreh falënderimet e mia për INTERPOL-in dhe shumë partnerë në këtë Konferencë për numrin rekord të personave që janë ekstraduar ose deportuar në Shqipëri vitet e fundit,” theksoi Balla.

Video – Fjala e plotë e Ministrit Balla në konferencë:

I nderuar President, z. Ahmed Naser Al-Raisi,

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm, z. Jürgen Stock, 

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it,

Krerë të delegacioneve, 

Delegatë të nderuar,

Zonja dhe zotërinj,

Mirëmëngjes dhe mirë se erdhët në Shqipëri! Shqipëria me të gjitha shqisat, Shqipëria me të gjitha ndjesitë, shijet, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe sigurinë publike. Shpresoj dhe dëshiroj që të gjeni pak kohë për të shijuar bukuritë unike të Mesdheut, Alpet, plazhet e kaltër, trashëgiminë kulturore dhe natyrore, sitet e UNESCO-s dhe gjithçka tjetër.

Është hera e parë që Shqipëria po pret një ngjarje të tillë të përmasave të INTERPOL-it, pas organizimit të Samitit të vetëm të BE-së jashtë BE-së, disa muaj më parë. Ata mysafirë që mund të kenë vizituar Shqipërinë 10-20-30 vite më parë, janë padyshim të mahnitur pozitivisht nga përparimi dhe ndryshimi i madh i Tiranës dhe i të gjithë vendit gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, më shumë se 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë. Ishte një rekord i të gjitha kohërave, i cili do të tejkalohet shumë shpejt me të paktën 40% gjatë vitit 2024. Aeroporti ynë Ndërkombëtar “Nënë Tereza” tani ka më shumë se 250 fluturime në ditë, ndërsa në vitin 1991 kishte vetëm 3 fluturime në javë. Pavarësisht këtyre numrave të mëdha të vizitorëve, vitin e kaluar kishim ZERO incidente fatale kriminale që përfshinin turistë.

Jam mirënjohës Komitetit Ekzekutiv që e bëri të mundur mbajtjen e këtij eventi të rëndësishëm në Tiranë. Është një privilegj për ne. Është gjithashtu një njohje dhe vlerësim për kontributin aktiv të Policisë së Shtetit Shqiptar brenda INTERPOL-it, gjatë 32 viteve të fundit, që nga hapja e Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it në vitin 1992, e ndjekur nga anëtarësimi i plotë në vitin 1998.  Shqipëria është e angazhuar fuqimisht në misionin e INTERPOL-it. Ne kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë.

Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 -2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023) dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar. Sot, më shumë se kurrë, ne përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimet kibernetike janë kërcënime globale që nuk njohin kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar. Të gjithë ne, në këtë Konferencë, e dimë se drogat sintetike janë tani vrasësi numër një i amerikanëve të moshës 18 deri në 45 vjeç. Llojet e drogës sintetike që prekin kombet në të gjithë botën mund të ndryshojnë.

Në disa vende mund të jenë metamfetaminat ose ketamina; në të tjerat, tramadoli, Captagon, fentanili. Si përgjegjës për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, ne kemi vepruar menjëherë kundër përdorimit, varësisë, vdekjeve nga mbidoza nga drogat sintetike, të cilat po rriten me shpejtësi. Pa lënë mënjanë asnjë aktivitet kriminal, kam synuar dhe investuar shumë përpjekje në luftën kundër narkotikëve, një aktivitet kriminal i cili, për fat të keq, po bëhet më kompleks, i sofistikuar, i diversifikuar dhe tërheqës për grupmoshat e ndryshme.

Gjatë muajve të fundit, një operacion i madh kombëtar që synon narkotikët po kryhet nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe jam mirënjohës për rezultatet e arritura deri tani. Në këtë kontekst, roli i INTERPOL-it është thelbësor për të ndihmuar vendet anëtare në gjurmimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve.

Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër narkotikëve. Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm dhe të fortë për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë, për të forcuar institucionet tona të sundimit të ligjit, dhe sapo kemi filluar të mbledhim rezultatet kundër të gjitha llojeve të pandëshkueshmërisë. Lufta kundër pandëshkueshmërisë është thelbësisht e lidhur me gjetjen e të arratisurve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

Më lejoni të shpreh falënderimet e mia për INTERPOL-in dhe shumë partnerë në këtë Konferencë për numrin rekord të personave që janë ekstraduar ose deportuar në Shqipëri vitet e fundit.  Nga ana tjetër, Shqipëria do të mbetet gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë në këtë drejtim. Rezultatet e arritura deri tani janë vetëm fillimi i një hakmarrjeje dhe kanë e vendosur Policinë e Shtetit Shqiptar në krye të institucioneve më të besueshme, një partner i besueshëm për agjencitë kombëtare dhe të huaja, përfshirë Interpol-in.

Të nderuar pjesëmarrës,

Policia është një shërbim publik thelbësor – që punon në interes të publikut, duke nxitur besimin dhe sigurinë publike, dhe duke u krenuar me ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për publikun. Duke shërbyer si Ministër i Brendshëm gjatë 11 muajve të fundit, kam vizituar shumicën e stacioneve tona policore dhe kam shtrënguar duart me shumicën e oficerëve tanë të policisë. I dëgjoj me kujdes dhe gjithmonë u kërkoj të tregojnë guxim duke marrë përgjegjësi. Një polic mund të përqafojë guximin duke qenë i ndershëm, i hapur, i përgjegjshëm. Ai duhet të demonstrojë integritet dhe të kuptojë nevojën për të qenë i sinqertë në llogaridhënien për vendimet dhe veprimet e tij.

Është thelbësore të përqafojmë besimin e vendosur te policia nga publiku. Por për të fituar besimin e publikut, forcat/shërbimet e policisë duhet të kenë standarde të larta të ndershmërisë, integritetit dhe sjelljes etike, në lidhje me përmbushjen e funksioneve të tyre policore. Ne e dimë se gjithmonë është e nevojshme të bëjmë më shumë për promovimin dhe forcimin e masave të duhura për të parandaluar, zbuluar, ndëshkuar dhe çrrënjosur korrupsionin në forcat/shërbimet e policisë dhe për të sjellë para drejtësisë oficerët e policisë dhe punonjësit e tjerë të forcave/shërbimeve të policisë që janë të korruptuar. Publiku meriton të ketë besim të plotë te oficerët që janë ngarkuar me zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë së tyre. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të promovoj dhe të çoj përpara procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit Shqiptar.

Zonja dhe zotërinj,

Krimet sot por rriten ndërkombëtarisht. Është thelbësore që të ketë koordinim midis të gjithë aktorëve të ndryshëm në ruajtjen e një arkitekture globale të sigurisë. INTERPOL është organizata më e mirë globale për të ofruar këtë platformë bashkëpunimi. INTERPOL është partneri i besueshëm për të asistuar policinë në çdo vend anëtar për të punuar drejtpërdrejt me homologët e tyre, madje edhe midis vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Meqë të gjithë vijmë nga vende të ndryshme dhe natyrshëm flasim gjuhë të ndryshme, ndërkohë, krimi i organizuar flet të njëjtën gjuhë, gjuhën e “përfitimit të paligjshëm financiar me çdo kusht”, nëpërmjet krimeve kibernetike, trafikimit të qenieve njerëzore, narkotikëve, armëve, mashtrimeve, pastrimit të parave etj., aktivitete të cilat zhvillohen në kurriz të qytetarëve tanë të ndershëm dhe të pafajshëm.

Një proverb e vjetër shqiptare thotë se “Bashkimi bën fuqinë”. Pra, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për pjesëmarrjen në këtë Organizatë. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale që bashkon 196 vende anëtare dhe po punon çdo ditë për ta bërë botën një vend më të sigurt.

Previous Prononcimi i Ministres Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan