Fenomeni shqetësues i zjarrvënies së qëllimshme, Balla nga Kuvendi: Mungon angazhimi vullnetar, u kam kërkuar bashkive të angazhojnë struktura të tjera të tyre - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fenomeni shqetësues i zjarrvënies së qëllimshme, Balla nga Kuvendi: Mungon angazhimi vullnetar, u kam kërkuar bashkive të angazhojnë struktura të tjera të tyre

Ministri i Brendshëm ngriti shqetësimin për dëmet që po sjellin vatrat e shumta të zjarrit në vend dhe kërkoi reflektim nga komunitetet. Nga salla e Kuvendit, Taulant Balla ftoi për bashkëpunim gjithë qytetarët.

“Mungon angazhimi vullnetar dhe prandaj i kam kërkuar bashkive që të angazhojnë struktura të tjera të bashkive, që të vendosen në mbështetje të forcave zjarrfikëse. Është e pamundur që ne të përballemi me këtë situatë me 1300 zjarrfikës aq sa kemi në totalin tonë në të 61 bashkitë e vendit. Dita e djeshme a qenë një ditë e vështirë po ashtu dhe gjatë natës ku kemi pasur një situatë të agravuar pothuajse në të gjithë territorin e vendit nga Tropoja e Shkodra e deri në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës, në qarkun e Vlorës, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Lushnje një numër tejet i madh dhe i papërballueshëm për gjithë fuqinë tonë dhe forcat tona zjarrfikëse, të cilat në bashkëveprim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura e mes tyre dua të falënderoj forcën tonë ajror për punën e shkëlqyer që bënë”, tha ministri Balla nga foltorja e Kuvendit.

Më tej ai kishte një mesazh, drejtuar komuniteteve në çdo cep të territorit, pasi sipas tij një pjesë e madhe e zjarreve janë të qëllimshme.

“Ky Kuvend ka miratuar Kodin Penal ku zjarrvënien e dënon deri në 15 vite burg. Kam pasur një takim me drejtuesit e gjykatave dy ditë më parë ku i kam kërkuar mes çështjeve të tjera që kishim për diskutim edhe rastet konkrete të dënimeve ekzemplare. Dëmet e deritanishme nga zjarret janë tepër të mëdha në shumë pjesë të territorit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur deri më tani që të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por sa i përket pyje, kullota, ullinj dhe pemëtari tjetër e mbjellë nga bujq e fermerë dëmet janë tepër të mëdha”, theksoi Balla.

Duke kërkuar votën e deputetëve për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë, për të thelluar bashkëpunimin policor, ministri tha se po punohet çdo ditë për të intensifikuar këtë bashkëpunim me shumë aktorë.

”Në këtë kontekst dua të nënvizoj se fenomeni i armëmbajtjes pa leje mbetet një sfidë e rëndësishme e punës së përditshme të PSH ku kërkohet më shumë prezencë e PSH për ta luftuar këtë fenomen. Armëmbajtja pa leje mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale dhe kjo gjë kërkon më shumë fuqi parandaluese nga PSH, më shumë inteligjencë policore për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje, në kroskote makinash, në ato çantat që varen pas krahëve dhe natyrshëm duke e luftuar këtë fenomen, ke parandaluar plot ngjarje të rënda kriminale, përfshirë këtu, edhe çështjet që lidhen me eksplozivët”, nënvizoi Balla.

Më poshtë fjala e plotë e ministrit Balla:

Përpara se të bëj prezantimin e këtij projektligji të qëllimeve për të cilët kemi iniciuar këtë projektligj dëshiroj që t’i bëj një adresim publikut sa i përket një problematiket tejet të agravuar lidhur me zjarret në vend.

Dita e djeshme a qenë një ditë e vështirë po ashtu dhe gjatë natës ku kemi pasur një situatë të agravuar pothuajse në të gjithë territorin e vendit nga Tropoja e Shkodra e deri në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës, në qarkun e Vlorës, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Lushnje një numër tejet i madh dhe i papërballueshëm për gjithë fuqinë tonë dhe forcat tona zjarrfikëse, të cilat në bashkëveprim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura e mes tyre dua të falënderoj forcën tonë ajror për punën e shkëlqyer që bënë, por kolegë deputetë, zonja dhe zotërinj që na ndjekin, dua t’i drejtohem opinionit publik, dua t’i drejtohem komuniteteve në çdo cep të territorit që një pjesë e madhe e këtyre zjarreve janë të qëllimshme, pra vijnë nga dora e njeriut. Një pjesë ndoshta për, le të themi angazhime bujqësore diku për të bërë një ritual siç është djegia e tokës me qëllim mbjelljet e tjera, por ky Kuvend ka miratuar ligj për këtë, ka vënë detyrime për këtë, por ka shumë raste siç janë dy raste njëri në Rrogozhinë dhe njëri në Kavajë, që në vlerësimin e Policisë së Shtetit kjo zjarrvënie ka ardhur nga papërgjegjshmëria por dhe nga qëllime të cilat duhen hetuar nga polica dhe nga prokuroria dhe prandaj i drejtohem sot publikut, komuniteteve, duhet një bashkëveprim, duhet një bashkëpunim më i madh, duhen sinjalizuar Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës menjëherë sapo shfaqet një vatër zjarri edhe për të vënë para ligjit autorët e zjarrvënies.

Ky Kuvend ka miratuar Kodin Penal ku zjarrvënien e dënon deri në 15 vite burg. Kam pasur një takim me drejtuesit e gjykatave dy ditë më parë ku i kam kërkuar mes çështjeve të tjera që kishim për diskutim edhe rastet konkrete të dënimeve ekzemplare. Dëmet e deritanishme nga zjarret janë tepër të mëdha në shumë pjesë të territorit.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur deri më tani që të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por sa i përket pyje , kullota, ullinj dhe pemëtari tjetër e mbjellë nga bujq e fermerë dëmet janë tepër të mëdha. Unë mendoj që ende nuk kemi hyrë në pjesën më të vështirë të këtij sezoni zjarresh dhe prandaj duhet një reflektim nga i gjithë publiku nga të gjithë komunitetet dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët e këtij vendi sa i përket përballjes. Unë e them shpesh, ndoshta hera e parë që e them këtu në Kuvend, kërkohet edhe vullnetarizëm.

Tani t’ju them të drejtën kam qenë mbrëmë  në Kavajë ku forcat zjarrfikëse luftonin me flakët, por mungon angazhimi dhe vullnetar dhe prandaj i kam kërkuar bashkive që të angazhojnë struktura të tjera të bashkive që të vendosen në mbështetje të forcave zjarrfikëse është e pamundur që ne të përballemi me këtë situatë me 1300 zjarrfikës aq sa kemi në totalin tonë në të 61 bashkitë e vendit. Një mesazh i secilit deputet në zonën e tij për t’u solidarizuar me forcat zjarrfikëse do të ishte i duhuri dhe i mirëpritur nga të gjithë.

Zonja e zotërinj deputetë,

Dua të kërkoj miratimin tuaj për ratifikimin e marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë për të thelluar bashkëpunimin policor. Po punojmë çdo ditë për të intensifikuar bashkëpunimin policor jo vetëm me organizatat, agjencitë ndërkombëtare partnere sikurse është Interpol, Europol, Eurojust, por edhe me vende të ndryshme. Do të vijmë shumë shpejt në Kuvend me marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi policor edhe me vende të tjera duke u fokusuar te lufta kundër krimit të të gjitha formave. Dhe natyrshëm për rritjen e sigurisë dhe të rendit publik.

Për ta sqaruar publikun, kjo marrëveshje synon bashkëpunim më të mira me këtë vend, në veprat penale që lidhen me krimin kufitar, kundër jetës, shëndetit, integritetit fizik të personit, me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, ku i kemi vendosur një rëndësi të veçantë edhe sfidave të reja që vijnë sa i përket lëndëve narkotike sintetike, pra drogave sintetike, pastrimi i parave, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, shfrytëzimi seksual i fëmijëve, vjedhja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit, municioneve, eksplozivëve, substanca radioaktive.

Këtu në këtë kontekst dua të nënvizoj që fenomeni i armëmbajtjes pa leje mbetet një sfidë e rëndësishme e punës së përditshme të PSH ku kërkohet më shumë prezencë e PSH për ta luftuar këtë fenomen. Armëmbajtja pa leje mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale dhe kjo gjë kërkon më shumë fuqi parandaluese nga PSH, më shumë inteligjencë policore për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje, në kroskote makinash, në ato çantat që varen pas krahëve dhe natyrshëm duke e luftuar këtë fenomen, ke parandaluar plot ngjarje të rënda kriminale, përfshirë këtu, edhe çështjet që lidhen me eksplozivët. Është një numër i konsiderueshëm  armësh pa leje të sekuestruara nga PSH gjatë muajve të fundit, por kjo nuk është e mjaftueshme po t’i referohemi vlerësimit që vjen nga inteligjenca policore sa i përket përhapjes së fenomenit të armëmbajtjes pa leje.

Mendoj që kjo është një marrëveshje e cila e rrit bashkëpunimin e PSH edhe më një vend tjetër. Këto forma bashkëpunimi janë të mira edhe sa i përket shkëmbimit të informacionit dhe goditjes së grupeve kriminale. Krimi i organizuar nuk njeh kufij, në këtë aspekt, sa më shumë marrëveshje të tilla aq më efektive bëhet puna e PSH dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Ju ftoj ta votoni këtë marrëveshje.

Previous Fjala e Ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancë plenare mbi Projektligjin “Për miratimin e rezolutës nr. 265 (2023) “Mbi rritjen e kapitalit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”