Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Gusht 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Gusht 2024

V E N D I M
PËR
LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE DHE TË ZONËS  PËRKATËSE TË PLAZHIT PËRBALLË KOMPLEKSIT, NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “SAN PIETRO”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “San Pietro”, me subjektin “Concord Investment”, sh.p.k., Lalëz, Bashkia Durrës, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, i cili me vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike nr.25/2, datë 20.11.2017, “Për miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë”, për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, dhe nr.25/5, datë 15.12.2020, “Për shtyrjen e afatit të statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, të ndryshuar, ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë”.
2. Afati për përdorimin e brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, sipas këtij vendimi, është 30 (tridhjetë) vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
3. Investitori strategjik “Concord Investment”, sh.p.k., me NUIS K81602049K, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, paraqet pranë Bashkisë Durrës kërkesën dhe dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Planvendosjen e sipërfaqes, për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore;
b) Përshkrimin e aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen, për të cilën kërkon të lidhë kontratë.
4. Bashkia Durrës ka detyrimin që, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së subjektit “Concord Investment”, sh.p.k., me NUIS K81602049K, të lidhë kontratën për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet dhe destinacionin e kërkuar nga subjekti, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të lejuara me vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike nr.25/2, datë 20.11.2017, “Për miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro”” dhe nr.25/5, datë 15.12.2020, “Për shtyrjen e afatit të statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, të ndryshuar, dhe konfirmuar nga Bashkia Durrës.
5. Përdorimi i brigjeve dhe i zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, të përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi për turizmin, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës. Kjo tarifë aplikohet vetëm mbi sipërfaqen, objekt kontrate, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi, të lidhur me Bashkinë Durrës, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
6. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit derdhen në buxhetin e Bashkisë Durrës.
7. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik, subjekti “Concord Investment”, sh.p.k., me NUIS K81602049K, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjik nr.25/2, datë 20.11.2017, “Për miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, dhe nr.25/5, datë 15.12.2020, “Për shtyrjen e afatit të statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, të ndryshuar, dhe në përputhje me përcaktimet e kontratës përkatëse, që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.
8. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik, në zbatim të këtij vendimi, dhe të vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike nr.25/2, datë 20.11.2017, “Për miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, dhe nr.25/5, datë 15.12.2020, “Për shtyrjen e afatit të statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit me potencial strategjik “San Pietro””, të ndryshuar. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik, si dhe penalitetet përkatëse. Kontrata për dhënien me qira të përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nën juridiksion të Bashkisë Durrës, ka afat për një periudhë 30-vjeçare, me kusht që investitori të mos ndryshojë destinacionin e pronës (përfshirë, por pa u kufizuar në ndërtimin, dhënien me qira palëve të treta).
9. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Durrës, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2022, PËR LLOGARITJEN  E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të  ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.
3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi,  e përcaktuar sipas kritereve të                           nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË INFORMACIONIT  TË DETAJUAR, QË PËRMBAN RAPORTI PËR ÇDO VEND  NË LIDHJE ME GRUPET E SHOQËRIVE SHUMËKOMBËSHE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 63/4, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave dhe i informacionit të detajuar, që përmban raporti për çdo vend në lidhje me grupet e shoqërive shumëkombëshe.
Neni 2
Përkufizime
Kuptimi i termave “entitet përbërës”, “entitet raportues” dhe “pasqyra financiare të konsoliduara”, në kuadër të plotësimit të raportit për çdo vend, janë përcaktuar përkatësisht në shkronjat “ç”, “d” dhe “f”, të nenit 63/1, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Neni 3
Informacion i përgjithshëm për plotësimin e një raporti për çdo vend
1. Informacioni i përgjithshëm sipas këtij neni i shërben plotësimit të një raporti për çdo vend, në përputhje me nenin 63/4, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Të dhënat e selisë së përhershme raportohen duke iu referuar juridiksionit tatimor, në të cilin ajo ndodhet dhe jo duke iu referuar juridiksionit tatimor të rezidencës së njësisë së biznesit, pjesë e së cilës është selia e përhershme. Raportimi i juridiksionit tatimor të rezidencës për njësinë e biznesit, ku bën pjesë selia e përhershme, duhet të përjashtojë të dhënat financiare që lidhen me selinë e përhershme.
3. Të dhënat e raportuara në tabelat përkatëse mbulojnë vitin fiskal të entitetit raportues. Për entitetet përbërëse, në diskrecionin e entitetit raportues, tabelat pasqyrojnë mbi një bazë të qëndrueshme:
a) informacion për vitin fiskal të entiteteve përbërëse përkatëse, që përfundon në të njëjtën datë me vitin fiskal të entitetit raportues ose që përfundon brenda periudhës 12-mujore, që i paraprin kësaj date; ose
b) informacion për të gjitha entitetet përbërëse përkatëse të raportuara për vitin fiskal të entitetit raportues.
4. Entiteti raportues përdor vazhdimisht të njëjtat burime të dhënash nga viti në vit në plotësimin e tabelës përkatëse. Entiteti raportues mund të zgjedhë të përdorë të dhëna nga paketat e saj raportuese të konsoliduara, nga pasqyrat financiare të njësive të veçanta, pasqyrat financiare rregullatore ose llogaritë e menaxhimit të brendshëm. Nuk është e nevojshme të rakordohet raportimi i të ardhurave, i fitimit dhe i tatimit në tabelë me pasqyrat financiare të konsoliduara. Nëse pasqyrat financiare statutore përdoren si bazë për raportim, të gjitha shumat konvertohen në monedhën funksionale të deklaruar të entitetit raportues, me kursin mesatar të këmbimit për vitin e deklaruar në tabelën 3, “Informacion shtesë”, të shtojcës 1. Në këtë tabelë, entiteti raportues jep një përshkrim të shkurtër të burimeve të të dhënave të përdorura në përgatitjen e tabelës përkatëse. Nuk ka nevojë të bëhen rregullime për dallimet në parimet e kontabilitetit të aplikuara nga një juridiksion tatimor në juridiksionin tjetër tatimor. Nëse bëhet një ndryshim në burimin e të dhënave të përdorura nga viti në vit, entiteti raportues shpjegon arsyet e ndryshimit dhe pasojat e tij në tabelën 3, “Informacion shtesë”, të shtojcës 1.
Neni 4
Përmbajtja dhe formati i raportit për çdo vend
1. Në përputhje me nenin 63/4, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, raporti për çdo vend përmban informacionin e dhënë në tabelat 1, 2 dhe 3, të shtojcës 1, dhe plotësimi i tyre bëhet në përputhje me përkufizimet dhe udhëzuesin për secilën tabelë.
2. Plotësimi i raportit për çdo vend në Shqipëri bazohet në udhëzuesin e publikuar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për zbatimin e raportimit për çdo vend, i cili përditësohet kohë pas kohe.
Neni 5
Njoftimet
1. Detyrimi i njoftimit në lidhje me raportimin për çdo vend, referuar nenit 63/3, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zbatohet për të gjitha entitetet përbërëse të një grupi shoqërie shumëkombëshe, që janë rezidente tatimore në Shqipëri, sipas kuptimit të dhënë në nenin 63/1 të këtij ligji. Pavarësisht nëse vepron si entiteti mëmë përfundimtar ose ndryshe, entiteti informon administratën tatimore për detajet e entitetit raportues, nëpërmjet informacionit specifik që jepet sipas shtojcës 2.
2. Kërkesa për të dorëzuar një formular njoftimi lind në rast të çdo ndryshimi në informacionin e dhënë më parë dhe bëhet brenda afatit kohor të përcaktuar në nenin 6, të këtij vendimi. Nëse nuk ka ndryshime në rrethana ose informacion që nga dorëzimi fillestar i njoftimit në administratën tatimore, një entitet përbërës rezident tatimor i një grupi shoqërie shumëkombëshe është i përjashtuar nga dorëzimi i formularit të njoftimit për periudhat pasuese.
3. Në rastet kur shumë entitete përbërëse të të njëjtit grup shoqërie shumëkombëshe janë rezidente tatimore në Shqipëri, grupi i shoqërive shumëkombëshe mund të caktojë një nga këto entitete për të paraqitur një njoftim të vetëm, që përfshin të gjitha entitetet përbërëse rezidente tatimore në Shqipëri. Në raste të tilla, njoftimi liston në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha entitetet përbërëse rezidente në Shqipëri.
Neni 6
Afati i njoftimit
1. Sipas nenit 63/3, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet një njoftim për të gjitha entitetet përbërëse rezidente tatimore të një grupi shoqërie shumëkombëshe, në kuptim të nenit 63/1 të ligjit, jo më vonë se dita e fundit e vitit fiskal, në përputhje me kërkesat e raportimit. Përcaktimi i “vitit fiskal për qëllime raportimi” varet nga detyrimet e raportimit të grupit të shoqërive shumëkombëshe dhe, si rrjedhojë, të entitetit mëmë përfundimtar. Ky parashikim ka përparësi ndaj kërkesave të raportimit të entiteteve përbërëse individuale.
2. Periudha e njoftimit pasqyron periudhën fiskale të entitetit mëmë përfundimtar të grupit të shoqërive shumëkombëshe. Koncepti i vitit fiskal për qëllime raportimi mbetet i pavarur nga fakti nëse entitetet përbërëse individuale brenda grupit të shoqërive shumëkombëshe kanë një vit fiskal të ndryshëm nga viti kalendarik ose nëse ka vite fiskale të ndryshme brenda grupit të shoqërive shumëkombëshe. Kriteri kryesor është viti fiskal i përcaktuar nga detyrimet raportuese të grupit të shoqërive shumëkombëshe dhe entitetit mëmë përfundimtar të tij.
Neni 7
Dorëzimi i një raporti për çdo vend pranë administratës tatimore të Republikës së Shqipërisë
1. Raporti për çdo vend dorëzohet nga entiteti raportues pranë administratës tatimore të Republikës së Shqipërisë në formatin e një skeme XML, në përputhje me sa parashikohet në manualin e tatimpaguesit për raportimin për çdo vend të miratuar me urdhër nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, në referencë të skemës XML të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për raportimin për çdo vend dhe udhëzuesit të përdoruesit përkatës të skemës XML për raportimin për çdo vend.
2. Skema XML për raportimin për çdo vend është formati i unifikuar i të gjitha juridiksioneve për përgatitjen, dorëzimin dhe shkëmbimin elektronik të raporteve për çdo vend.
3. Në manualin e tatimpaguesit për raportimin për çdo vend jepet informacioni që kërkohet të përfshihet në çdo element të dhënash të raportit për çdo vend, që raportohet në skemën XML, si dhe udhëzime se si bëhen korrigjime të artikujve të të dhënave brenda një skedari, që mund të përpunohet automatikisht.

LIRIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TRUPËN E NIVELIT  TË LARTË DREJTUES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lirimin e z. Erind Mërkuri nga detyra e anëtarit të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues dhe përfundimin e mandatit të tij 5-vjeçar përpara kohe.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË PËRDITËSUAR TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS SË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË, OBJEKT I KONTROLLIT SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të  ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së përditësuar të mallrave ushtarake dhe të listës së artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, përkatësisht, sipas shtojcave I e II, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
2. Vendimi nr.668, datë 10.11.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së mallrave ushtarake dhe të listës së artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES  SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE  TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR, NË LIDHJE  ME BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROGRAMIN “EKONOMIA BLU – PORTET DHE MOLET E PESHKIMIT” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe qeverisë së Republikës Italiane, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në lidhje me bashkëpunimin financiar për programin “Ekonomia blu – portet dhe molet e peshkimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.63, DATË 7.2.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND  EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL   DHE PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PRANIMIT  TË DREJTPËRDREJTË NË TND PËR VITIN 2024”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 27, pika 5, e 29, pika 1, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe në vijim të pikave 2, 3 e 4, të kreut V, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.63, datë 7.2.2024, të Këshillit të Ministrave, fjalët “… është 6 (gjashtë).” zëvendësohen me “… është 10 (dhjetë).”.
2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.421, DATË 2.6.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE (TË PJESSHME) TË PRONAVE   TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SHKODËR, TË QARKUT TË SHKODRËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 37, pika 5, e 39, të    ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.421, datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të Qarkut të Shkodrës”, të ndryshuar, fusha e përdorimit të pronës dhe të dhënat kadastrale të pronës me numër rendor 126 ndryshojnë sipas formularit dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Bashkia Shkodër dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.62, DATË 7.2.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PLANIN VJETOR   TË PRANIMIT, PËR VITIN 2024, NË INSTITUCIONET  E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të  ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.62, datë 7.2.2024, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në paragrafin e parë, fjalët “… gjithsej 1183 …” zëvendësohen me “… gjithsej, 1187 …”;
b)  Në shkronjën “a”, shifra “6” bëhet “10”.
2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.229,  DATË 23.4.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN   E RREGULLAVE PËR TRANSFERIMIN E MBETJEVE JO TË RREZIKSHME DHE INFORMACIONIT QË DUHET TË PËRFSHIHET NË DOKUMENTIN E TRANSFERIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen e elektronike”, dhe të pikës 11, të nenit 21, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.229, datë 23.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Mbetje jo të rrezikshme klasifikohen mbetjet që nuk shënohen me shenjën yll “*”, të miratuara me vendimin nr.402, datë 30.6.2021, të  Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”, të cilit më poshtë i referohemi me emërtimin “Katalogu i mbetjeve”.”.
2. Pikat 13, 14 dhe 15 ndryshohen, si më poshtë vijon:
 “13. Krijuesi, grumbulluesi dhe pritësi i mbetjeve raportojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, informacion lidhur me mbetjet jo të rrezikshme të transferuara, referuar dokumentit të transferimit, të paktën 1 (një) herë në 6 muaj.
14. Dokumenti i transferimit përmban kodin unik, i cili përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e kodit unik miratohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit pas paraqitjes së kërkesës, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, nga personi që transferon mbetjet jo të rrezikshme te pritësi. Agjencia Kombëtare e Mjedisit shqyrton kërkesën dhe verifikon të dhënat e kërkuesit nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe licencën III.2.B. Në rast se nga verifikimi konstatohet se dokumentacioni i depozituar nga kërkuesi nuk është i plotë apo ka pasaktësi, e njofton atë përmes portalit unik qeveritar “e-Albania”, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit e të pasaktësive të konstatuara brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga dita e njoftimit. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës, e cila, në këtë rast, quhet se nuk është regjistruar. Kërkuesi njoftohet përmes portalit unik qeveritar “e-Albania” për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet.
15. Agjencia Kombëtare e Mjedisit miraton pjesën e parë të Kodit Unik brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”.”.
3. Pika 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“18. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe administron një bazë të dhënash për kodet unike. Baza e të dhënave shërben si pjesë e Regjistrit Kombëtar të Transfertave të Mbetjeve jo të Rrezikshme, që mban Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Baza e të dhënave për kodet unike përmban elementet e mëposhtme:
a)  Institucionin administrues, Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
b) Të dhënat parësore, si lloji i mbetjes, kodi i mbetjes sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, gjendja/forma fizike e mbetjes (e gaztë/e lëngët/e ngurtë/pluhur/llum/përzier);
c)  Të dhënat dytësore, si numri i regjistrimit, NIPT-i, numri identifikimit të lejes së mjedisit, numri i identifikimit të licencës III.2.B;
ç)  Dhënësit e informacionit, si personi fizik/juridik, QKB-ja;
d)  Ndërveprimi QKB- Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
       dh) Personat e interesuar, si personi fizik/juridik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit.”.
4. Pas pikës 19 shtohet pika 19/1, me këtë përmbajtje:
     “19/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania, zbatohet në momentin që sistemi i integruar mjedisor do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, raportimi i informacionit lidhur me mbetjet jo të rrezikshme të transferuara bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.”.

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.284, DATË 29.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, PROCEDURAVE DHE KRITEREVE PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATËN E EKSPERTIT NË FUSHËN E PYJEVE  DHE KULLOTAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 19, të  ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kreun IV, të vendimit nr.284, datë 29.4.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e ekspertit në fushën e pyjeve dhe kullotave”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 2, togfjalëshi “… brenda 15 ditëve pune …” zëvendësohet me “… brenda 7 (shtatë) ditëve pune …”.
2. Në pikën 5, togfjalëshi “… brenda 5 (pesë) ditëve …” zëvendësohet me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve pune …”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.285, DATË 29.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET E VENDOSJES DHE TË FUNKSIONIMIT TË STACIONEVE SEZONALE TË ANKORIMIT/BREGËZIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 21, të ligjit nr.43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.285, datë 29.4.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vendosjes dhe të funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 11 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “c) vetëdeklarim për mjetet e financimit të projektit;”.
b) Në shkronjën “ç”, fjala “vërtetimin …” zëvendësohet me “vetëdeklarimin …”.
c) Shkronjat “d” dhe “dh” shfuqizohen.
2.  Pas pikës 11 shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje:
“11/1. Komisioni është përgjegjës për sigurimin e dokumentacionit të mëposhtëm:
a)  Vërtetimit se aplikuesi nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale, që lidhen me veprimtarinë profesionale, si person fizik ose juridik, ortak apo aksionar i shoqërisë;
b)  vërtetimet se aplikuesi ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesat e taksave e të tatimeve, si dhe detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.”.
3.  Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “15. Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 11, 11/1, 12, 13 dhe 14, të këtij vendimi, depozitohet elektronikisht nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”.”.
4. Pas pikës 24 shtohet pika 24/1, me këtë përmbajtje:
“24/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, zbatohet në momentin që sistemi i certifikimeve në turizëm do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, dorëzimi i kërkesës, dokumentacioni shoqërues për vendosjen dhe funksionimin e stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit depozitohen nga subjekti si dhe procedura e shqyrtimit të aplikimeve bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.302,  DATË 10.5.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET E USHTRIMIT, TË MIRATIMIT E MONITORIMIT TË VEPRIMTARIVE KËRKIMORE-SHKENCORE NË ZONAT  E MBROJTURA MJEDISORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 61, të  ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.302, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Subjektet/individët, të cilët kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore, dërgojnë elektronikisht nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” kërkesën për miratim pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).”.
2. Në pikën 5, fjalët “… me shkrim …” hiqen.
3. Në pikën 6, togfjalëshi “… 10 ditëve pune …” zëvendësohet me “… 7 (shtatë) ditëve pune …”.
4. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Në rast se nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura konstatohet se kërkesa e paraqitur nga subjekti kërkues/aplikuesi nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, e njofton atë përmes portalit unik qeveritar “e-Albania”, duke i kërkuar subjektit kërkues/aplikuesit për të bërë plotësimet e nevojshme brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e njoftimit. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës, e cila, në këtë rast, quhet se nuk është regjistruar. Kërkuesi njoftohet përmes portalit unik qeveritar “e-Albania” për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet bashkë me aktet e tjera, dokumente me vulë elektronike. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vendos për miratimin ose jo të kërkesës brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i këtij afati.”.
5. Në fund të pikës 10 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Njoftimi për miratimin apo refuzimin e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore bëhet nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”.”.
6. Fjalia e dytë, e pikës 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:
     “Konkretisht, aplikuesit dërgojnë elektronikisht nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” raportin përkatës me rezultatet e arritura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.”.
7.  Pas pikës 17 shtohet pika 17/1, me këtë përmbajtje:
    “17/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” zbatohet në momentin që sistemi i integruar mjedisor do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, dorëzimi i kërkesës dhe i dokumentacionit për miratimin e ushtrimit të veprimtarive kërkimore-shkencore si dhe i raportit mbi  rezultatet e arritura gjatë veprimtarisë kërkimore-shkencore bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.”.

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.308, DATË 21.5.2014,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETAVE TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE QË DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË SHËRBIMIN SPITALOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të   ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.308, datë 21.5.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shërbimin Spitalor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Kontraktimi me institucionet shëndetësore jopublike për financimin e paketave bëhet në përputhje me legjislacionin e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, duke aplikuar nëpërmjet platformës e-Albania.”.
2. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Fondi administron Regjistrin Kombëtar të Paketave të Shërbimeve Shëndetësore të autorizuara në institucionet shëndetësore jopublike, Regjistrin Kombëtar të Paketës Shëndetësore të Hemodializës në qendrat e ofrimit të këtij shërbimi nga kontrata e partneritetit publik privat, si dhe regjistrin e të dhënave për paketat shëndetësore të realizuara në nivel kombëtar.”.
II. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.328, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN  E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE, PËR EFEKT PAGE, DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË FUNKSIONARËVE TË ZGJEDHUR E TË EMËRUAR, TË NËPUNËSVE CIVILË E TË PUNONJËSVE ADMINISTRATIVË  TË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 2, shkronjat “a” e “ç”, dhe 9, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, dhe të neneve 54 e 77, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeversjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, bëhen këto ndryshime:

“3. Kategoritë dhe klasat për pozicionet e punës, elementet përbërëse të pagës bruto mujore dhe vlerat për secilin element, për funksionarët e kabineteve dhe për nëpunësit civilë janë, si më poshtë vijon:
a) Kategoritë dhe klasat për pozicionet e punës së nëpunësve civilë përcaktohen në kolonat 1 dhe 2, të lidhjeve përkatëse nr.2 deri në nr.7, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
b) Paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune, përcaktohet sipas kufijve minimalë dhe maksimalë në kolonën 5, të lidhjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
c) Shtesa e nivelit të kualifikimit, që shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës, përcaktohet në kolonën 4, të lidhjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Vlerat e pagës së grupit, për çdo nivel të studimeve universitare, përcaktohen në lidhjen nr.9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
     ç)  Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën:
i. 0,6% pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
ii. 0,8% pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
iii. 1% pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.
Për efekt të llogaritjes së shtesës së vjetërsisë, “vite pune” do të konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor, të lëshuar nga organet kompetente përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak të detyrueshëm, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhës së trajtimit me pagesë papunësie.
d) Shtesa për kushte pune (natyrë të veçantë pune).”.
2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
     “5. Klasat e pagave për pozicionet “sekretar” janë, si më poshtë vijon:
a) Sekretar i kryetarit të Bashkisë Tiranë, klasa IV-2, e lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Sekretar i kryetarëve të bashkive të tjera, klasa IV-4, e lidhjeve nr.3, nr.4, nr.5 e nr.6, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, në përputhje me numrin e banorëve të secilës bashki;
c) Sekretar i kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, klasa IV-4, e lidhjes nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
3. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “6. Klasat e pagave për funksionarët e kabineteve janë, si më poshtë vijon:
a) Drejtori i kabinetit në Bashkinë e Tiranës dhe sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, klasa I-4, e lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe zëdhënësi, klasa II-1, e lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
c) Drejtori i kabinetit i Këshillit të Qarkut dhe sekretari i Këshillit të Qarkut, klasa I-5, e lidhjes nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
          ç) Këshilltari i kryetarit të Këshillit të Qarkut dhe zëdhënësi, klasa II-2, e lidhjes nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
d) Drejtori i kabinetit dhe sekretari i Këshillit Bashkiak:
i. për bashkitë me 100 001 deri në 200 000 banorë, si dhe me mbi 200 000 banorë, klasa I-5, e lidhjeve nr.3 dhe nr.4, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
ii. për bashkitë me 50 001 deri në 100 000 banorë, si dhe për bashkitë me deri në 50 000 banorë, klasa II-2, e lidhjeve nr.5 dhe nr.6, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
        dh) Këshilltari i kryetarit të Bashkisë dhe zëdhënësi:
i. për bashkitë me 100 001 deri në 200 000 banorë, si dhe me mbi 200 000 banorë, klasa II-2, e lidhjeve nr.3 dhe nr.4, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
ii. për bashkitë me 50 001 deri në 100 000 banorë, si dhe për bashkitë me deri në  50 000 banorë, klasa III-2, e lidhjeve nr.5 dhe nr.6, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.”.
4. Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8, nr.9 dhe nr.10 zëvendësohen me lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8 dhe nr.9,  që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
5. Në pikën nr.7, togfjalëshi “… sipas lidhjes nr.9 …” zëvendësohet me “… sipas lidhjes nr.8 …”.
6. Në pikën nr.8, togfjalëshi “… në lidhjet nr.1 deri nr.9 …” zëvendësohet me “… në lidhjet nr.1 deri në nr.8 …”.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 shtator 2024 dhe për vitin 2024 përballohen:
1. për nivelet e pagave, sipas kufirit minimal, nga fondi i kontingjencës për rritjen e pagave, sipas përcaktimeve në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar;
2. për çdo nivel page, të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal, nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
III. Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.371, DATË 11.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN  E RREGULLAVE PËR DORËZIMIN E MBETJEVE TË RREZIKSHME DHE TË DOKUMENTIT TË DORËZIMIT TË TYRE”,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 26, të  ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.371, datë 11.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

     “2. Mbetje të rrezikshme klasifikohen mbetjet e shënuara me shenjën yll “*”, të miratuara me vendimin nr.402, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”.”.
2. Në pikën 3, fjalët “… vendimin e Këshillit të Ministrave nr.99, datë 18.2.2005, “Për miratimin e Katalogut Shqiptar të Mbetjeve” …” zëvendësohen me “… vendimin nr.402, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve” …”.
3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “9. Dorëzuesi, për çdo transfertë, i dërgon elektronikisht nga një kopje të dokumenteve të dorëzimit të plotësuar e të nënshkruar elektronikisht nga palët Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”.”.
4. Pika 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
  “20. Dokumenti i dorëzimit përmban kodin unik, i cili përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e kodit unik miratohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pas paraqitjes së kërkesës në mënyrë elektronike nga dorëzuesi. Agjencia Kombëtare e Mjedisit shqyrton kërkesën dhe verifikon të dhënat e kërkuesit nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe licencën III.2.B. Në rast se nga verifikimi konstatohet se dokumentacioni i depozituar nga kërkuesi nuk është i plotë apo ka pasaktësi, e njofton atë përmes portalit unik qeveritar “e-Albania”, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit e të pasaktësive të konstatuara brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga dita e njoftimit. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës së ndarë elektronikisht përmes portalit unik qeveritar “e-Albania”. Kërkuesi njoftohet përmes portalit unik qeveritar “e-Albania” për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet elektronikisht.”.
5. Në pikën 21, togfjalëshi “…10 (dhjetë) ditëve pune …” zëvendësohet me “… 5 (pesë) ditëve pune …”.
6. Pika 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“24. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe administron një bazë të dhënash për kodet unike. Baza e të dhënave shërben si pjesë e Regjistrit Kombëtar të Transfertave të Mbetjeve të Rrezikshme, që mban Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Baza e të dhënave për kodet unike përmban elementet e mëposhtme:

b) Të dhënat parësore, si lloji i mbetjes, kodi i mbetjes sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, gjendja/forma fizike e mbetjes (e gaztë/e lëngët/ngurtë/pluhur/llum/përzier);
c)  Të dhënat dytësore, si numri i regjistrimit, NIPT-i, numri i identifikimit të lejes së mjedisit, numri i identifikimit të licencës III.2.B;

d)  Ndërveprimi QKB – Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
    dh) Personat e interesuar, si personi fizik/juridik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit.”
7. Pas pikës 25 shtohet pika 25/1, me këtë përmbajtje:
“25/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, zbatohet në momentin që sistemi i integruar mjedisor do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, dokumenti i dorëzimit depozitohet pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.538, DATË 26.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LICENCAT DHE LEJET QË TRAJTOHEN NGA APO NËPËRMJET QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT (QKL) DHE DISA RREGULLIME TË TJERA NËNLIGJORE TË PËRBASHKËTA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15 e 36, të  ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në aneksin 1, “Kategoritë e licencave e lejeve që si rregull trajtohen nga ose nëpërmjet QKL-së”, në fushën X, “Kujdesi shoqëror dhe punësimi”, për kategorinë X.2, “Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesional”, bashkëlidhur vendimit nr.538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Tabela 1, që përmendet në pikën 4, të kreut II, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë X.2.A”, zëvendësohet me tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Pika 5, e kreut II, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë X.2.A”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit III:
a) Institucioni tjetër për licencimin e këtyre veprimtarive është ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit dhe të aftësimit profesional, vendimin në emër të së cilës e merr ministri.
b) Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend e vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit nga inspektorati shtetëror, që mbulon fushën e punës.
c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës.”.
3. Në pikën 6, të kreut III, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë X.2.B”, fjalët “… kodi IX.2.B …” zëvendësohen me “… kodi X.2.B …”;
4. Tabela 2, që përmendet në pikën 7, të kreut III, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë X.2.B”, zëvendësohet me tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Në pikën 8, të kreut  III, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë X.2.B”, bëhen këto ndryshime:
a) Në fjalinë e parë, shkronja “A” zëvendësohet me “B”;
b) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Institucioni tjetër për licencimin e këtyre veprimtarive është ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit dhe të aftësimit profesional, vendimin në emër të së cilës e merr ministri.”.
c) Në shkronjën “b”, emërtesa “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”.
ç) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 15 ditë.”.
6. Pas pikës 9, të kreut IV, “Data e fillimit të licencimit sipas këtij vendimi”, shtohet pika 9.1, me këtë përmbajtje:
“9.1. Të gjitha subjektet, që disponojnë licencë për formim profesional dhe/ose ndërmjetësim në tregun e punës, brenda afatit kohor prej 120 ditësh kalendarike, nga data e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, kanë detyrimin të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, në përputhje me kriteret e reja me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt, ajo do të revokohet.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.547, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000,   datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin  e  Këshillit  të  Ministrave”,  dhe të nenit 5, të ligjit nr.24/2023, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në vendim, emërtimi “ministri/t i/të Energjisë dhe Industrisë” zëvendësohet me “ministri/t i/të Infrastrukturës dhe Energjisë”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ushtron detyrat e agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme.”.
3. Në pikën 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Nënndarja e tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:
  “ – Siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për studimet e projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe energjetike, të paraqitura nga subjektet, shtetërore a private, vendase ose të huaja, sipas tarifave të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të specializuar.”;
b) Fjalia e parë në nënndarjen e trembëdhjetë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ – Monitoron kontratat koncesionare ose jo objekt koncesioni për centralet prodhuese me burime të rinovueshme.”;
c) Pas nënndarjes së trembëdhjetë shtohet nënndarja, me këtë përmbajtje:
“ – Lëshon certifikatat vjetore të monitorimit për centralet prodhuese nga burime të rinovueshme, sipas tarifave të përcaktuara në anekset 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.”.
ç) Nënndarja e gjashtëmbëdhjetë shfuqizohet.
d) Nënndarja e fundit ndryshohet dhe pas saj shtohen nënndarjet, përkatësisht, si më poshtë vijon:
“- Harton raportet e vlerësimit të impianteve me burime të rinovueshme dhe hidrocentraleve objekt koncesioni ose jo objekt koncesioni dhe lëshon certifikatën e pranimit të veprës, sipas anekseve 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi;
– Përllogarit dhe aplikon penalitete ndaj shoqërive për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale;
– Njofton organet shtetërore përgjegjëse, në rast se konstaton mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të dispozitave ligjore.”.
3. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Agjencia Kombëtare Burimeve Natyrore siguron burime financiare nga:
a) të ardhura, të cilat i siguron nga ofrimi i shërbimeve sipas veprimtarisë së saj në fushën minerare, hidrokarbure, energjetike, si dhe tarifa të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;
b) buxheti i shtetit, nëpërmjet projekteve që ministria ose institucione dhe organe të tjera shtetërore kërkojnë për t’u realizuar nga AKBN-ja. Fondet buxhetore të marra nga AKBN-ja nëpërmjet projekteve u nënshtrohen rregullave e procedurave të përcaktuara në ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin.
Të ardhurat e mbledhura nga tarifat e shërbimeve të përcaktuara sipas anekseve bashkëlidhur këtij vendimi derdhen në llogarinë bankare të AKBN-së dhe kalojnë në buxhetin e saj.
Buxheti i AKBN-së miratohet nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë sipas propozimit të këshillit drejtues.”.
4. Aneksi 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me aneksin 1, që i  bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Pas aneksit 1, bashkëlidhur vendimit, shtohen anekset 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore për zbatimin e këtij vendimi.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.568,  DATË 6.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR KOHËZGJATJEN E PUNËS  DHE TË PUSHIMIT, ORËT SHTESË DHE KOMPENSIMIN E TYRE NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, INSTITUCIONET E PAVARURA DHE NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 40, të   ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të neneve 76, 78, 79, 83, 85, 86, 87, 94, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.568, datë 6.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun II bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Kohëzgjatja ditore e orëve të punës për të punësuarit në institucionet e administratës shtetërore, nga e hëna në të enjte, është 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte është 6 orë. Për këto institucione:
a) aplikohet orari ditor fleksibël, me kushtin që brenda ditës të plotësohen orët e plota të punës, sipas përcaktimit në këtë pikë;
b) orari i detyrueshëm, kur të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e punës, nga e hëna në të enjte, është 9:30 – 15:30, ndërsa ditën e premte 9:30 – 13:00.”.
b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Orari ditor i punës për të punësuarit në institucionet e pavarura dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore përcaktohet në rregulloren e brendshme të institucionit.”.
2. Në kreun III bëhen këto shtesa:
a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Titullari i institucionit/sekretari i përgjithshëm ka të drejtë ta delegojë kompetencën e përcaktimit të kohës së kryerjes së pushimit vjetor të paguar te drejtuesi i njësisë së burimeve njerëzore të institucionit.”;
b) Në fund të pikës 15 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Titullari i institucionit/sekretari i përgjithshëm ka të drejtë ta delegojë kompetencën e përcaktimit të kohëzgjatjes së pushimit pa të drejtë page te drejtuesi i njësisë së burimeve njerëzore të institucionit.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.641, DATË 1.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR EKSPORTIN E MBETJEVE DHE KALIMIN TRANZIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME E TË MBETJEVE INERTE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të  ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.641, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në vendim, fjalët “… përgatit dhe dorëzon …” zëvendësohen me “ … dërgon elektronikisht nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” …”.
2. Shkronja “a”, e pikës 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) vendimit nr.402, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”;”.
3. Pas pikës 10 shtohet pika 10/1, me këtë përmbajtje:
“10/1. Ministria ngarkon në portalin unik qeveritar “e-Albania” konfirmimin/pëlqimin me shkrim, të përcjellë nga autoriteti kompetent, të destinacionit dhe/ose të transitit.”.
4. Pika 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“24. Të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të këtij vendimi, pas nënshkrimit elektronik nga personi fizik/juridik raportohen në ministri dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit çdo 6 (gjashtë) muaj gjatë afatit të autorizimit, nëpërmjet sistemit elektronik.
Raportimi i të dhënave të ruajtura sipas afatit të autorizimit përbën kusht për shqyrtimin e aplikimit pasardhës. Ministria krijon Regjistrin Kombëtar të Eksportit të Mbetjeve për eksportin dhe transitin e mbetjeve. Formati i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
5. Në pikën 26, fjalët “… 30 ditë kalendarike.” zëvendësohen me “… 20 (njëzet) ditë pune.”.
6. Pas pikës 35 shtohet pika 35/1, me këtë përmbajtje:
    “35/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, zbatohet në momentin që sistemi i integruar mjedisor do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, dorëzimi i aplikimit dhe tërheqja e autorizimeve për eksportin, transitimin e mbetjeve si dhe raportimi sipas pikës 24, të këtij vendimi, bëhet në ministrinë përgjegjëse për mjedisin.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.725, DATË 2.9.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN  E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 7/1, të   ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.725, datë 2.9.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1, e kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Zhvillimit të Territorit (Agjencia) është person juridik publik me vetëfinancim, në varësi të Kryeministrit, e cila ka përgjegjësi zhvillimin e territorit dhe kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.
Burimet e financimit për Agjencinë janë:
a) të ardhurat e krijuara nga vetë Agjencia;
b) buxheti i shtetit;
c) burime të tjera të ligjshme.”.
2. Në pikën 4, të kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”,   numri “45” zëvendësohet me “120”.
3. Pika 1, e kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Në këtë kuadër, Agjencia ka këto përgjegjësi:
a) Organizon mbledhjet e KKTU-së;
b) Përgatit dhe administron dokumentacionin që shqyrtohet nga KKTU-ja, në fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, duke drejtuar dhe bashkërenduar procesin me autoritetet e tjera përgjegjëse, në nivel qendror dhe/ose vendor, sipas parimit të shërbimit me një ndalesë;
c) Ndërvepron me institucionet e tjera shtetërore, në emër dhe për llogari të kërkuesit, gjatë procedurës së shqyrtimit, miratimit, lëshimit të autorizimeve, lejeve dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejes së ndërtimit;
ç) Pranon njoftimin për fillimin e punimeve, si dhe kryen, rast pas rasti, pasi ta ketë vlerësuar, në varësi të kompleksitetit që paraqet projekti i miratuar nga KKTU-ja, monitorimin e procesit të zbatimit të punimeve deri në përfundimin e plotë të tyre;
d) Vë në zbatim vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit e monitoron zbatimin e tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e tjera përgjegjëse;
dh) Kryen monitorimin e zhvillimeve në territor, si dhe përgatit raportin përkatës për të informuar Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit e autoritetet e tjera, që kanë përgjegjësi në fushën e zhvillimit të territorit;
e) Administron dokumentacionin që shoqëron propozimet e paraqitura nga IKMT-ja, si dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e këtij dokumentacioni nga KKTU-ja, gjatë zhvillimit të procedurave për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi;
ë) Kryen komunikimin me palë të treta për llogari të KKTU-së;
f) Administron informacionin në sistemin elektronik të lejeve (e-leje), duke pasur akses në këtë sistem, në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore e dytësore, që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit;
g) Kryen trajnime të subjekteve fizike dhe juridike, publike dhe private, lidhur me përdorimin e procedurat, që kryhen nëpërmjet sistemit e-leje;
gj) Komunikon dhe shpërndan në sistemin elektronik të lejeve vendimet e dokumentet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
h) Ofron mbështetje ndaj njësive të vetëqeverisjes vendore në proceset e tyre të zbatimit të instrumenteve të drejtimit të zhvillimit, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
i) Përfaqëson Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në të gjitha çështjet, objekt shqyrtimi gjyqësor, që kanë lidhje me vendimet e miratuara dhe procedurat e kryera nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit lidhur me zhvillimin e territorit;
j) Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për koordinimin ndërinstitucional dhe mënyrën e pagesës e të alokimit të tarifave me institucionet e tjera shtetërore, të cilat shqyrtojnë, miratojnë, lëshojnë autorizime, leje dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit.”.
4. Në fund të pikës 1, të kreut IV, “Bashkëpunimi ndërinstitucional”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në këtë kuadër, Agjencia ndërvepron me institucionet e tjera shtetërore, në emër dhe për llogari të kërkuesit, gjatë procedurës së shqyrtimit, miratimit, lëshimit të autorizimeve, lejeve dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejes së ndërtimit.”.
5. Kudo në përmbajtje të vendimit, shkurtesa “KKT” zëvendësohet me “KKTU”.
6. Pikat 1 dhe 2, të kreut VI, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Shtimi i numrit të punonjësve prej, gjithsej, 120 vetash, sipas pikës 4, të këtij vendimi, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
2. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.”.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.769,   DATË 20.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE TIRANË, LOTI III” (SHTESA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.769, datë 20.12.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 3, vlera “… 491 309 103 (katërqind e nëntëdhjetë e një milionë e treqind e nëntë mijë e njëqind e tre) lekësh …” zëvendësohet  me “… 509 350 091 (pesëqind e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e një) lekësh …”;
b) Në pikën 4 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
i. Vlera “… 491 309 103 (katërqind e nëntëdhjetë e një milionë e treqind e nëntë mijë e njëqind e tre) lekësh …” zëvendësohet me “… 509 350 091 (pesëqind e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e një) lekësh …”;
ii. Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) 18 040 988 (tetëmbëdhjetë milionë e dyzet mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë përballohen nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
c) Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË  SË DREJTËSISË, PËR INSTITUTIN E MJEKËSISË LIGJORE, TË PASURISË ME NR.1/442, ZONA KADASTRALE 8130, ME VENDNDODHJE NË TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Drejtësisë, për Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pasurisë me nr.1/442, zona kadastrale 8130, me vendndodhje në Tiranë, sipas formularit dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe  janë pjesë përbërëse të tij, për ushtrimin e veprimtarisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore.
2. Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore u ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit, tjetërsimi ose dhënia në përdorim të tretëve të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

MIRATIMIN E KARAKTERISTIKAVE TEKNIKE TË PIKAVETË AKSESIT PA TEL NË ZONA TË VOGLA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 78, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e karakteristikave teknike të pikave të aksesit pa tel në zona të vogla, sipas tekstit të aneksit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 janar 2025.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË MENAXHIMIT TË RREZIKUT   NGA PËRMBYTJET PËR DISA ZONA, KU EKZISTON RREZIKU POTENCIAL NGA PËRMBYTJET OSE KA GJASA TË NDODHIN PËRMBYTJE, DRIN – BUNË 4, 5 DHE 6 (TERRITORI I NJËSIVE ADMINISTRATIVE SHKODËR, ANA E MALIT, BËRDICË, DAJÇ, GURI I ZI, RRETHINAT DHE VELIPOJË, TË BASHKISË SHKODËR, DHE I NJËSISË ADMINISTRATIVE BUSHAT, TË BASHKISË  VAU I DEJËS), 2024 – 2030
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 70, të   ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, dhe në vijim të kreut 3, të shtojcës III, të vendimit nr.1015, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të planeve të menaxhimit të baseneve ujore dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e planit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet për disa zona, ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin – Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë, të Bashkisë Shkodër, dhe i njësisë administrative Bushat, të Bashkisë Vau i Dejës), 2024 – 2030, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Zbatimi i planit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet për disa zona, ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin – Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë, të Bashkisë Shkodër, dhe i njësisë administrative Bushat, të Bashkisë Vau i Dejës), fillon në vitin 2024. Masat, që përfshihen në planin e veprimit (shtojca B e aneksit 1), të cilat janë specifikuar me ndikim të mundshëm ndërkufitar me Malin e Zi, do të zbatohen vetëm pas koordinimit me autoritetin përkatës të këtij shteti dhe miratimit nga ana e tij.
3. Ngarkohen organet përgjegjëse për administrimin e menaxhimin e burimeve ujore dhe të gjitha institucionet e entet publike të përmendura në tekstin e këtij plani për zbatimin e këtij vendimi.

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, ME OBJEKT “PROJEKTZBATIMI PËR NDËRTIMIN E SHËTITORES SË PLAZHIT TË DURRËSIT,  NGA URA E DAJLANIT DERI NË GODINËN E KONVALESHENCËS”, BASHKIA DURRËS

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, me objekt “Projektzbatimi për ndërtimin e shëtitores së plazhit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Konvaleshencës”, Bashkia Durrës.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 26 298 893.60 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 26 298 893.60 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Durrës.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Durrës.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
8. Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE   TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, FAZA V, FSHATI MBYET, NJËSIA ADMINISTRATIVE PORTËZ, BASHKIA FIER”

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike, faza V, fshati Mbyet, njësia administrative Portëz, Bashkia Fier”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 12 933 420 (dymbëdhjetë milionë e nëntëqind e tridhjetë e tre mijë e katërqind e njëzet) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 12 933 420 (dymbëdhjetë milionë e nëntëqind e tridhjetë e tre mijë e katërqind e njëzet) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Fier.
8. Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.285, DATË 19.5.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, pika 2, 13, pika 1, shkronja “a”, 14, pika 3, 17, pikat 1 e 2, 21, pika 4, 23, shkronjat “c” dhe “gj”, 33, pika 2, 34, pika 2, 35, pika 3, 41, pika 2, 42, pikat 1 e 3, shkronja “a”, 43, pikat 1, 4, shkronja “a”, e 7, 44, pika 1, 50, pikat 1, 2 e 7, 54, pika 1, 56, pika 4, 57, pikat 1 e 2, shkronja “c”, 58, pika 2, 71, pikat 1 e 2, shkronja “c”, 72, pika 1, 74, pika 1, 76, pika 3, 78, pika 3, 82, pikat 1 e 5, 93, pika 5, 109, pika 1, 110, pika 3, 111, pika 1, 112, pika 2, 113, pika 1, 114, pika 5, 115, pika 2, 116, pika 4, 122, pika 1, 124, pikat 2, 3 e 6, 125, pikat 1 e 2, 131, pika 2, e 132, pika 2, të   ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin bashkëlidhur vendimit nr.285, datë 19.5.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në pikën 2, të nenit 2, “Dokumentimi i procesit”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në shkronjën “c”, pas fjalëve “… dhe specifikimeve teknike …” shtohen “… /termat e referencës …”.
2. Në fund të shkronjës “l” shtohen fjalët “… sipas parashikimeve të LPP-së.”.
3. Shkronja “ll” ndryshohet, si më poshtë vijon:
  “ll) Raportin për zbatimin e kontratës, sipas parashikimeve në LPP.”.
Neni 2
Në nenin 3, “Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik”, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 3, në fjalinë e dytë, paragrafi i parë, fjalët “… nga miratimi i ligjit për buxhetin për vitin ushtrimor pasardhës …” zëvendësohen me “… nga miratimi i detajimit të buxhetit …”.
2. Në fund të pikës 3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Kur procedura e prokurimit kryhet nga organi qendor blerës apo ofruesi i shërbimit privat në emër dhe për llogari të autoritetit/entit kontraktor, ky i fundit përzgjedh njërin prej tyre, sipas rastit, në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit.”.
3. Në paragrafin e tretë, të pikës 5, fjalët “… e krijimit të tij në sistem …” zëvendësohen me “… nga dërgimi i tij për publikim në sistem …”.
Neni 3
Në pikën 5, të nenit 4, “Regjistri i realizimit tё procedurave të prokurimit”, pas fjalëve “… të kryer nga organi qendror blerës …,” shtohen “… apo ofruesit të shërbimit të prokurimit privat …”.
Neni 4
Në nenin 6, “Buletini i Njoftimeve Publike”, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në fund të paragrafit të dytë, të pikës 1, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në fund të çdo muaji, një kopje elektronike e Buletineve të Njoftimeve Publike respektive, të publikuara çdo të hënë, i dërgohet Bibliotekës Kombëtare.”.
2. Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) lista e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike, si dhe arsyet e këtij përjashtimi, në bazë të nenit 78, të LPP-së”.
Neni 5
Në pikën 3, të nenit 7, “Rregulla tё pёrgjithshme pёr formёn dhe mënyrёn e shpalljes së njoftimeve”, pas fjalëve “… të argumentimit të specifikimeve teknike …” shtohen “…/termat e referencës …”.
Neni 6
Neni 11, “Kufijtë monetarё”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 11
Kufijtë monetarё
1. Kufijtë monetarë janë vlera monetare në bazë të të cilave përcaktohen rregullat procedurale, kryesisht në përcaktimin e afateve kohore në procedurat e prokurimit publik të sektorit klasik e sektorial për punë, shërbime, mallra, si dhe konkurset e projektimit.
2. Kufijtë monetarë ndahen në:
a) kufiri i lartë monetar për sektorin klasik dhe kontratat sektoriale;
b) kufiri i ulët monetar për sektorin klasik dhe kontratat sektoriale;
c) kufiri monetar për shërbimet sociale dhe shërbime të tjera specifike;
ç)  kufiri monetar për prokurimet me vlerë të vogël.
3. Vlerat e kufijve monetarë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve të LPP-së.
4. Për veprimtari të përcaktuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, si dhe për artikuj e shërbime protokollare sipas legjislacionit në fuqi, përcaktohen rregulla të posaçme me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 7
Në pikën 2, të nenit 20, “Njoftimet e konkursit të projektimit”, pas nënndarjes “…- numrin dhe vlerёn e çmimeve” shtohet nënndarja  “… – vlerën e përafërt për hartimin e projektit të zbatimit, nëse është rasti;”.
Neni 8
Në nenin 23, “Njoftimi i modifikimit të kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj”, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kur autoriteti/enti kontraktor modifikon njё kontratё ose marrëveshje kuadër tё lidhur nё pёrfundim tё procedurave qё parashikon LPP-ja dhe kёto rregulla, duhet tё pasqyrojë modifikimin nё sistemin e prokurimit elektronik.”.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Autoriteti/enti kontraktor, në rast se ka modifikuar marrëveshjen kuadër apo kontratën, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 127, të LPP-së, duhet të dërgojë për publikim një njoftim për ndryshimin e marrëveshjes kuadër apo kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj, në Buletinin e Njoftimeve Publike, brenda 5 (pesë) ditëve, nga data në të cilën ka bërë modifikimin e kontratës fillestare.”.
Neni 9
Në nenin 24, “Udhëzimet për ofertuesit/kandidatët”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Fjalia e dytë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Operatorët ekonomikë mund të paraqesin ofertat e tyre në gjuhët shqip ose anglisht. Një ofertë është e kualifikueshme edhe nëse një pjesë e dokumentacionit të saj mund të jetë në gjuhën shqipe dhe një pjesë në gjuhën angleze.”.
2. Në pikën 4, fjalët “… mund të konvertojë …” zëvendësohen me fjalën “… konverton …”, si dhe fjalët “… monedhë ndërkombëtare …” zëvendësohen me “… monedhë e huaj …”.
Neni 10
Neni 25, “Kriteret e përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 Neni 25
Kriteret e kualifikimit
1. Kriteret e përgjithshme të kualifikimit, sipas parashikimeve të nenit 76, të LPP-së, si dhe kriteret e veçanta të kualifikimit, sipas parashikimeve të nenit 77, të këtij ligji, për sa kërkohet nga autoriteti/enti kontraktor, janë të detyrueshme për t’u plotësuar nga çdo operator ekonomik pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Këto kritere synojnë sigurimin e ofertimit nga operatorë ekonomikë të përgjegjshëm, të cilët janë krijuar dhe veprojnë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi apo legjislacionit të shtetit të origjinës.
2. Në procedurat e prokurimit me faza, operatori ekonomik, në fazën e parë, duhet të plotësojë kriteret për kualifikim, të parashikuara në nenin 76, si dhe nenin 77, të LPP-së, për sa kërkohet nga autoriteti/enti kontraktor për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
3. Autoritetet/entet kontraktore janë të detyruara që në hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, sipas parashikimeve të nenit 77, të LPP-së, si edhe në hartimin e specifikimeve teknike, sipas parashikimeve të nenit 36, të LPP-së, të zbatojnë, përveç këtyre rregullave për prokurimin publik, edhe detyrimet e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fushat, si më poshtë vijon:
a) Kërkesat minimale të performancës së energjisë, siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi për eficiencën e energjisë dhe për performancën energjetike në ndërtesa, konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji, përfshirë parashikimet për përdorimin e etiketave për produktet me ndikim në energji;
b) Specifikimet teknike për produkte të caktuara, siç përcaktohet në aktet ligjore dhe nënligjore të fushës me qëllim përmirësimin e performancës energjetike dhe uljen e ndikimit në mjedis;
c)  Çdo parashikim tjetër që buron nga legjislacioni mjedisor, energjetik, social dhe i punës.”.
Neni 11
Në nenin 26, “Formulari përmbledhës i vetëdeklarimit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 2 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
a) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) operatori ekonomik nuk është shpallur fajtor për shkelje të rëndë profesionale, për sa kohë që nuk është parashkruar, sipas legjislacionit në fuqi.”.
b) Pas shkronjës “k” shtohen shkronjat “l” dhe “ll”, me këtë përmbajtje:
“l) operatori ekonomik ka regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi;
ll) operatori ekonomik i regjistruar në regjistrin tregtar shqiptar zbaton detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për pagat bazë referuese për kategori profesioni për punonjësit e pajtuar në punë.”.
2. Paragrafi i parë, i pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në procedurat e prokurimit me një fazë, përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti/enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar i pari dorëzimin e dokumenteve provuese, të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “d”, “dh”, “e”, “h”, “i” dhe “j”, të pikës 2, të këtij neni, si dhe dokumentet e tjera shoqëruese të ofertës, të dorëzuara në rrugë elektronike.
Në procedurat e prokurimit me faza, ky dokumentacion i kërkohet të gjithë kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, përpara nisjes së afateve të ankimit.
Ofertuesi i kualifikuar i pari, përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, duhet të dorëzojë dokumentet provuese, të cilat duhet të jenë në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin.
Për dokumentet e ofertës, të ngarkuara në sistemin e prokurimit elektronik, ofertuesi i kualifikuar i pari duhet t’i paraqesë këto dokumente në origjinal ose të njësuara me origjinalin.
Gjithashtu, dokumentet provuese, që do të paraqiten për të provuar vetëdeklarimet e bëra,  duhet të paraqiten  në origjinal ose të njësuara me origjinalin dhe të provojnë gjendjen faktike të ofertuesit në kohën e ofertimit të tij.”.
Neni 12
Në pikën 7, të nenit 30, “Sigurimi i ofertës”, fjalët “… sipas pikёs 6, tё këtij neni, …” zëvendësohen me “… sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 6, të këtij neni …”.
Neni 13
Në nenin 32, “Njoftimi i fituesit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

“1. Jo më vonë se 7 (shtatë) ditë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të ofertave, autoriteti ose enti kontraktor publikon në sistemin e prokurimit elektronik njoftimin e fituesit, pas publikimit të të cilit fillojnë afatet e ankimit. Në rastin e procedurave të prokurimit, që zhvillohen ose përfundohen në formë shkresore, ky njoftim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike.”.
2. Në pikën 2, fjalët “… në sistemin e prokurimit elektronik …” zëvendësohen me “… sipas pikës 1, të këtij neni, …”.
3. Në pikën 3, pas fjalëve “Njoftimi i fituesit për kontratën …” shtohen “… sipas pikës 1, të këtij neni, …”.
4. Në pikën 4, pas fjalëve “Njoftimi i fituesit për marrëveshjen kuadër …”
shtohen “… sipas pikës 1, të këtij neni, …”.
5. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Pas përfundimit të afateve të ankimit ose procesit të ankimit, nëse ka një të tillë, autoriteti/enti kontraktor harton njoftimin e fituesit të procedurës me të cilin njofton operatorin ekonomik fitues për vijimin e hapave të mëtejshëm drejt nënshkrimit të kontratës apo marrëveshjes kuadër. Këto njoftime përmbajnë informacionin e përcaktuar në pikat 3 dhe 4, të këtij neni.”.
Neni 14
Në pikën 1, të nenit 36, “Sigurimi i kontratës”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në fjalinë e tretë, fjalët “… e licencuar nga shteti për të ushtruar këtë veprimtari …” zëvendësohen me “… të licencuara nga autoritetet kompetente …”.
2. Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor pranon mundësinë e pagesës nga ofertuesi në vlerë monetare në llogarinë e autoritetit ose entit kontraktor.”.
Neni 15
Në nenin 38, “Njoftimi i anulimit”, bëhen këto ndryshime:

“1. Jo më vonë se 3 (tri) ditë nga marrja e vendimit për anulimin e procedurës së prokurimit, autoriteti ose enti kontraktor harton njoftimin e anulimit, i cili dërgohet për publikim në sistemin e prokurimit elektronik dhe u komunikohet të gjithë kandidatëve ose ofertuesve. Në rastin e procedurave të prokurimit, që zhvillohen ose përfundohen në formë shkresore, ky njoftim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Me publikimin e këtij njoftimi, operatorëve ekonomikë iu lind e drejta e ankimit, sipas parashikimeve në LPP dhe në këto rregulla.”.
2. Në pikën 2, pas fjalëve “Njoftimi i anulimit …” shtohen “… sipas parashikimeve të pikës 1, të këij neni, …”.
Neni 16
Në paragrafin e fundit, të pikës 5, të nenit 39, “Kërkesa të veçanta për kontratat për punë publike”, pas fjalëve “…, e shoqëruar me fatura tatimore …” shtohen  “… të deklaruara në organet tatimore …”.
Neni 17
Në nenin 40, “Kërkesa të veçanta për kontratat e mallrave”, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në paragrafin e dytë, të pikës 4, pas fjalëve “… fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, …” shtohen “… dhe të deklaruara në organet tatimore …”.
2. Fjalia e pestë, e shkronjës “a”, të pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
     “Mostrat i kthehen ofertuesit, me kërkesën e tij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, pas nënshkrimit të kontratës ose marrëveshjes kuadër, me kusht që kontrata në fjalë ose marrëveshja kuadër të mos jetë objekt i shqyrtimit administrativ apo gjyqësor.”.
Neni 18
Në pikën 3, të nenit 41, “Kërkesa të veçanta për kontratat e shërbimeve”, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në paragrafin e dytë, pas fjalëve “… ose/dhe faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, …” shtohen “… dhe të deklaruara në organet tatimore …”.
2. Paragrafi i katërt ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në rastin e prokurimit të shërbimeve me natyrë intelektuale, ku nuk mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë dhe që kërkojnë ekspertizë të posaçme, si përvojë e mëparshme për shërbimet e ngjashme me objektin e prokurimit do të njihen dhe/ose shërbimet e ngjashme me fushat përkatëse të ekspertizës, pjesë e objektit të prokurimit.”.
Neni 19
Në nenin 43, “Kërkesat për kapacitetet ekonomiko-financiare”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në shkronjën “c”, të pikës 2, fjalët “… dhe në procedurat e prokurimit “Shërbim konsulence” …” zëvendësohen me “… dhe në kontratat e shërbimit me natyrë intelektuale, ku nuk mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë dhe që kërkojnë ekspertizë të posaçme …”.
2. Në fund të pikës 4 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Nëse kërkohen bilance të tri viteve të fundit, kërkesa konsiderohet e përmbushur nëse në dy bilancet e njëpasnjëshme të kërkuara nuk ka raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit.”.
Neni 20
Në nenin 45, “Kriteret për shpalljen e ofertës fituese” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 2.1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) çmimin e bursës në datën kur është publikuar njoftimi i kontratës së procedurës së prokurimit, i konvertuar sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të kësaj date.”.
b) Në fund të pikës 2.1 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“APP-ja publikon çmimet e bursës së dërguar për publikim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.”.
2. Paragrafi i dytë, i pikës 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në rastin kur oferta ekonomikisht më e favorshme identifikohet në bazë të kostos, autoriteti ose enti kontraktor duhet të argumentojë dhe të dokumentojë vendosjen e çdo kriteri që do të përdorë, si dhe peshën specifike për secilin kriter, konkretisht, pikët që do të ketë çdo kriter dhe mënyrën e llogaritjes së pikëve për ofertuesit e njëpasnjëshëm.
Formula që zbatohet për llogaritjen e pikëve është, si më poshtë:
Po =  Pk1+Pk2+Pk3+…..
Po  –    janë pikët totale të ofertës së vlerësuar
Pk1/Pk2/Pk3/…  –    janë pikët për secilin kriter të vlerësuar, që mund të jetë kriter me trend zbritës ose me trend rritës.
a) Në rastet e vlerësimit të ofertës ekonomikisht më të favorshme, për kriteret me trend zbritës zbatohet formula, si më poshtë:
Pk1=  Vmink1  x  Pmaxk1/Ok1
Pk1 _____   Pikët e kriterit që vlerësohet
Vmink1  ____Vlera më e ulët e ofruar për kriterin që po vlerësohet
Pmaxk1  ____ Pikët maksimale që i jepen kriterit që vlerësohet
Ok1              Treguesi i ofertës për kriterin që vlerësohet.
b) Në rastet e vlerësimit të ofertës ekonomikisht më të favorshme, për kriteret me trend rritës zbatohet formula, si më poshtë:
Pk1=   Ok1 x Pmaxk1 /Vmax k1
Vmaxk1_____Vlera më e lartë e ofruar për kriterin që vlerësohet
Pmaxk1 _____ Pikët maksimale që i jepen kriterit që vlerësohet
Ok1 ______ Treguesi i ofertës për kriterin që vlerësohet.”.
3. Pas pikës 8 shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:
 “9. Në rastin e kontratave për shërbime me natyrë intelektuale, ku nuk mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë dhe që kërkojnë ekspertizë të posaçme, kriter për shpalljen e ofertës fituese do të jetë “oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto”, ku çmimi do të ketë jo më pak se 20 pikë dhe propozimi teknik jo më pak se 80 pikë. Çdo kriter vlerësohet në një shkallë nga 1 deri në 100 dhe më tej, pesha e tyre kthehet në pikë përkatëse.
Oferta më e mirë do të jetë sipas kombinimit të pikëve të propozimit teknik dhe propozimit ekonomik.
Formula e llogaritjes është: Oferta më e mirë = X + Y
Pesha për propozimin teknik: X = (pikët e propozimit teknik x 0.8)
Pesha për propozimin ekonomik: Y = (pikët e propozimit ekonomik x 0.2)
a) Për kriteret, që mund të përdoren për propozimet teknike, autoriteti ose enti kontraktor mund të marrë parasysh kriteret e mëposhtme:
i. Përvojën për punë të ngjashme të konsulentit;
ii. Cilësinë e metodologjisë së propozuar;
iii. Kualifikimet e stafit kryesor të propozuar.
Nënkriteret e kritereve të vlerësimit teknik do të përcaktohen në dokumentet standarde të tenderit për shërbimet.
b) Vlerësimi i propozimeve ekonomike kryhet sipas formulës së mëposhtme:
Pe- Pikët për propozimin ekonomik
Çu- Çmimi më i ulët i ofruar
 Ç – Çmimi ofertues i radhës (duke filluar nga çmimi më i ulët)
Pe = 100 x Çu / Ç (çmimi më i ulët = pikët maksimale për propozimin ekonomik).”.
Neni 21
Shkronja “d”, e pikës 2, të nenit 46, “Llojet e procedurave të prokurimit”, shfuqizohet.
Neni 22
Në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 52, “Procedura me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, hiqen fjalët “… shërbimit të konsulencës …”.
Neni 23
Neni 54, “Shërbim konsulence”, shfuqizohet.
Neni 24
Pas paragrafit të dytë, të pikës 4, të nenit 56, “Procedura e prokurimit me vlerë të vogël”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në rastin kur në përllogaritjen e fondit përdoret metoda e testimit të tregut, nuk është e domosdoshme të administrohen ofertat e marra në kuadër të këtij procesi, por vetëm treguesit e çmimeve, të cilët dokumentohen në një procesverbal të mbajtur nga komisioni i prokurimit me vlerë të vogël.”.
Neni 25
Në pikën 7, të nenit 62, “Rregulla për prokurimin e marrëveshjes kuadër”, pas fjalës “… epidemitë …” shtohet “… pandemitë …”.
Neni 26
Në nenin 64, “Llojet e marrëveshjes kuadër”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Paragarafi i fundit, i pikës 3, shfuqizohet.
2. Pas paragrafit të parë, të pikës 4, shtohet paragarafi, me këtë përmbajtje:
“Marrëveshjet kuadër me disa operatorë ekonomikë duhet të lidhen me të paktën tre operatorë ekonomikë. Në rast të kundërt, autoritetet/entet kontraktore mund të lidhin marrëveshje kuadër me ata operatorë ekonomikë që i kanë përmbushur të gjitha kriteret, me kusht që të jenë të paktën dy.”.
Neni 27
Në nenin 65, “Dhënia e kontratave sipas marrëveshjes kuadër”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 3, pas fjalëve “ … njoftimin e fituesit …” shtohen “ … pas publikimit të të cilit fillojnë afatet e ankimit …”.
b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet/ent kontraktor në cilësinë e organit qendror blerës, njoftimi i lidhjes së kontratës së parë brenda marrëveshjes kuadër do të dërgohet për publikim nga ky i fundit në sistemin e prokurimit elektronik, ndërsa njoftimi për lidhjen e kontratave të tjera të lidhura gjatë një viti kalendarik (minikontratave), do të krijohen dhe do të dërgohen për publikim nga vetë autoriteti kontraktor përfitues.”.
Neni 28
Në fund të pikës 2, të nenit 66, “Ndryshimi i palëve/përfundimi i marrëveshjes”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në rastin kur kontrata e bazuar në marrëveshjen kuadër të lidhur me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, ndërpritet për faj të operatorit ekonomik, marrëveshja kuadër përfundon, në kushtet kur nuk ka më operator ekonomik palë në këtë marrëveshje.”.
Neni 29
Në nenin 67, “Prokurimi i përqendruar dhe delegimi i prokurimit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Paragrafi i parë, i pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në përputhje me nenin 53 të LPP-së dhe me qëllim realizimin dhe përdorimin më të mirë të fondeve publike, Këshilli i Ministrave krijon me vendim, organin qendror blerës, i cili do të kryejë procedura prokurimi në emër dhe për llogari të autoriteteve ose enteve kontraktore sipas sektorëve përkatës, të përcaktuara në vendimin e krijimit të tij. Veprimtaria, që organi qendor blerës do të kryejë, duhet të jetë në zbatim të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në fuqi.”.
b) Pika 2.1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2.1. Këshilli i Ministrave, sipas pikës 2, të nenit 53, të LPP-së, mund të ngarkojë për procedura të veçanta prokurimi një autoritet ose ent tjetër kontraktor si organ qendror blerës apo si ofrues të shërbimit të prokurimit që do të zhvillojë procedurën e prokurimit për objekte të caktuara.”.
Neni 30
Në nenin 73, “Titullari i autoritetit/entit kontraktor”, bëhen këto shtesa:
1. Në nënndarjen e dytë, të pikës 1, pas fjalëve “… të përfshira në procesin e prokurimit …” shtohen “… dhe zbatimin e kontratës …”.
2. Në pikën 3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në çdo rast, titullari i autoritetit/entit kontraktor duhet të sigurohet që zyrtarët/nëpunësit e prokurimit të jenë pjesë në vetëm një prej grupeve të punës që do të merren me procesin e prokurimit deri në shpalljen e fituesit pas përfundimit të afateve të ankimit.”.
Neni 31
Në nenin 74, “Personi përgjegjës për prokurimin dhe njësia e prokurimit”, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “j”, e pikës 3, shfuqizohet.

“4. Specialisti i fushës ose struktura e posaçme kryen detyrat e mëposhtme, sipas rastit:
a) hartimi i specifikimeve teknike;
b) përllogaritja e fondit limit;
c) hartimi i kёrkesave pёr kualifikim lidhur me kapacitetin teknik;
ç)  hartimi i kritereve për shpalljen e ofertës fituese, nëse është rasti;
d) përcaktimi i çdo informacioni tjetër specifik të nevojshëm për objektin e prokurimit (si p.sh., grafiku i lёvrimit).
Në rast se detyrat nuk janë kryer nga specialisti i fushës ose struktura e posaçme, ato do të kryhen nga njësia e prokurimit/komisioni i prokurimit me vlerë të vogël, për objektin që prokurohet.”.
Neni 32
Në pikën 1, të nenit 75, “Komisioni i vlerësimit të ofertave”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në rastin e prokurimit të kontratave të shërbimit me natyrë intelektuale, ku nuk mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë dhe që kërkojnë ekspertizë të posaçme, të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave duhet të jenë ekspertë të fushës së objektit që prokurohet.”.
Neni 33
Pas nenit 75 shtohet neni 75/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 75/1
Profesionalizimi i prokurimit publik
1. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik harton kurrikulat e trajnimit, organizon dhe zhvillon modulet e trajnimit në lidhje me prokurimin publik, me cilësi dhe profesionalizëm.
2. Kurrikulat e trajnimit për prokurimin publik organizohen në 4 nivele të njohurive, si më poshtë:
a) Niveli bazë;
b) Niveli mesatar;
c) Niveli i avancuar;
ç)  Niveli ekspert.
3. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike është institucioni përgjegjës për organizimin e trajnimeve e të testimeve në lidhje me prokurimin publik dhe pajisjen me certifikatën e trajnimit për nivelin përkatës.
4. Personat përgjegjës për prokurimin, si edhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, nëse ka, brenda një autoriteti/enti kontraktor kanë detyrimin të pajisen me certifikatën e njohurive në këtë fushë, të paktën në nivelin bazë, sipas parashikimeve në aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me përshkrimet e punës dhe procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë të nxjerra në zbatim të ligjit për nëpunësin civil.
Parashikimet e akteve të mësipërme janë të vlefshme edhe për personat përgjegjës për prokurimin apo personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin në autoritete/ente kontraktore që nuk janë subjekt i legjislacionit për nëpunësin civil.
5. Autoriteti/enti kontraktor duhet t’i mundësojë personave përgjegjës dhe personave të punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin të marrin pjesë në trajnimin e detyrueshëm bazë në fushën e prokurimit publik dhe/ose dhënien e testimit për pajisjen me certifikatën e njohurive.
6. Autoriteti/enti kontraktor e trajton kohën e shpenzuar nga personi përgjegjës apo punonjësi i përfshirë në procesin e prokurimit si orar të zakonshëm pune dhe e kompenson atë njëlloj sikurse ta kishte shpenzuar atë kohë në punë.
7. Kohëzgjatja e një kurrikule trajnimi është 40 (dyzet) orë.
8. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike mban Regjistrin e Personave të Certifikuar në fushën e prokurimit publik dhe një kopje të tij ia dërgon Agjencisë së Prokurimit Publik në mënyrë periodike ose sa herë që kërkohet nga kjo e fundit.
9. Personat përgjegjës ose personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, nëse ka, mund të vendosin të zhvillojnë trajnimin e detyrueshëm bazë ose të kryejnë direkt testimin për marrjen e certifikatës. Me kalimin me sukses të testimit të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, personi përgjegjës apo personi i punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin pajiset me certifikatën përkatëse, që i përkon nivelit të certifikatës, sipas pikëve të marra në testim. Moskalimi me sukses i testimit nga ana e personit përgjegjës apo personit të punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin detyron këta të fundit që të rikryejnë trajnimin e detyrueshëm bazë, në përfundim të të cilit duhet të kryhet përsëri testimi për marrjen e certifikatës.
10. Certifikata e trajnimit, pas kalimit me sukses të testimit përkatës nga personi përgjegjës apo personi i punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, është e vlefshme për 5 (pesë) vjet. Në përfundim të afatit                      5-vjeçar, personi përgjegjës apo personi i punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin është i detyruar që të trajnohet/të testohet lidhur me rinovimin e certifikatës apo për të kaluar në një nivel më të lartë certifikimi.
11. Personat, të cilët posedojnë një diplomë master ose doktoraturë në fushën e prokurimit publik, janë të përjashtuar nga detyrimi për certifikim nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, por regjistrohen automatikisht në Regjistrin e Personave të Certifikuar me paraqitjen e diplomës, si më poshtë:
a) Personat me diplomë master, nivel i avancuar;
b) Personat me doktoraturë, nivel eksperti.
12. Punonjësit e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të Komisionit të Prokurimit Publik, përveç punonjësve që punojnë në pozicione mbështetëse, janë të përjashtuar nga detyrimi për certifikim nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, por regjistrohen automatikisht në Regjistrin e Personave të Certifikuar me paraqitjen e njoftimeve nga titullarët e institucioneve, si më poshtë vijon:
a) Punojësit e sapopunësuar dhe me deri 2 (dy) vjet eksperiencë pune, nivel bazë;
b) Punonjësit me eksperiencë pune 2-5 vjet, nivel mesatar;
c) Punonjësit me eksperiencë pune 5-7 vjet, nivel i avancuar;
ç)  Punonjësit me eksperiencë pune mbi 7 vjet, nivel eksperti.
Eksperiencë pune për punonjësit e cilësuar në këtë pikë do të konsiderohet si eksperienca në këto institucione, ashtu edhe në çdo institucion/sektor privat në fushën e prokurimit.
13. Në rast se personat e sipërpërmendur dëshirojnë të kalojnë në një nivel më të lartë certifikimi në fushën e prokurimit publik, mund të ndjekin trajnimin sipas kurrikulës përkatëse ose të hyjnë direkt në testim sipas kalendarit të testimeve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
14. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Agjencinë e Prokurimit Publik, bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, harton rregulla procedurale të detajuara lidhur me organizimin e procesit, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për oganizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit publik.”.
Neni 34
Në nenin 77, “Urdhri i prokurimit”, shtohet paragrafi i parë, me këtë përmbajtje:
“Urdhri i prokurimit” është akti administrativ i nxjerrë nga autoriteti ose enti kontraktor pas fazës përgatitore të procesit për prokurimin e një objekti të caktuar dhe që konsiderohet momenti i fillimit të procedurës konkrete të prokurimit për objektin.”.
Neni 35
Në pikat 4 dhe 5, të nenit 78, “Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit”, pas fjalëve “… dhe specifikimeve teknike …” shtohen “… termat e referencës …”.
Neni  36
Në nenin 82, “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fund të shkronjës “a” shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Nё kёtё rast, do tё korrigjohet edhe shuma nё fjalё, e cila ka lidhje me gabimin.”.
b) Në fund të shkronjës “b” shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

c) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Nëse ka ndonjë mospërputhje ndërmjet shumës në fjalë dhe shumës në shifra, mbizotëron shuma në fjalë. Bёn pёrjashtim nga ky rregull situata kur shuma në fjalë ka mospërputhje me shumën në shifra, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka gabime aritmetike në përllogaritjen e zërave të ofertës.”.
2. Paragrafi i tretë, i pikës 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufirin e lartë monetar, nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalisht të ulëta, komisioni i vlerësimit të ofertave i refuzon ato, duke i skualifikuar nga procedura, pa i kërkuar sqarim ofertuesit/sve.
Në procedurat e prokurimit me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalisht të ulëta, komisioni i vlerësimit të ofertave duhet të kërkojë sqarime nga ofertuesit, përpara se të marrë vendim për kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje me nenin 93, të LPP-së.
Formula që duhet zbatuar për të vlerësuar një ofertë anomalisht të ulët, në rastin kur ekzistojnë tre ose më shumë oferta të vlefshme, është, si më poshtë vijon:
O – Oferta
MO – Mesatarja e ofertave të vlefshme
N – Numri i ofertave të vlefshme
PR (Zm) – Zbritje e mundshme
MO  =  O1  +  O2  +  O3  +  …  On  /  N
PR =  85  %  Mo
Vlera e ofertave të vlerësuara < .. PR ……… rrjedhimisht oferta është anomalisht e ulët.”.
3. Në paragrafin e gjashtë, të pikës 5, togfjalëshi “… 5 (pesë) ditë …” zëvendësohet me “… 7 (shtatë) ditë …”.
Neni 37
Pika 2, e nenit 83, “Njoftimi i fituesit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Jo më vonë se 7 (shtatë) ditë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të ofertave, autoriteti/enti kontraktor publikon njoftimin e fituesit, në përputhje me nenin 97, të LPP-së, pas publikimit të të cilit nisin afatet e ankimit.”.
Neni 38
Pas pikës 4, të nenit 88, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:
“4.1. Në rastin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, në prokurimin e kontratave të shërbimit me natyrë intelektuale, ku nuk mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë dhe që kërkojnë ekspertizë të posaçme, këto të fundit nuk kanë detyrimin e deklarimit të përqindjes së pjesëmarrjes në bashkim. Secili prej tyre duhet të plotësojë kriteret detyruese pёr kualifikim sipas nenit 76, tё LPP-së, ndërkohë kёrkesat pёr kualifikim sipas pёrcaktimit tё nenit 77, tё LPP-së, dhe kёto rregulla plotësohen bashkërisht nga i gjithë bashkimi.”.
Neni 39
Në nenin 94, “Paraqitja e ankesave”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 1, pas fjalëve “… i cili ka ose ka pasur interes …” shtohet fjala “… të ligjshëm …”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Operatori ekonomik ankimues dërgon njëkohësisht ankesën në autoritetin ose entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në Sistemin e Ankesave Elektronike.”.
3. Paragrafi i dytë dhe i tretë, i pikës 3, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Ankimuesi është i detyruar të bëjë pagesën e tarifës për llogari të buxhetit të shtetit. Dokumenti bankar, që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën, duhet t’i bashkëlidhet ankimit që ankimuesi do të paraqesë në autoritetin/entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike. Kur është e mundur, ankimit i bashkëlidhet një kopje e aktit, që kundërshtohet.”.
4. Paragrafi i dytë, i pikës 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Njoftimi bëhet në Sistemin e Ankesave Elektronike.”.
Neni 40
Pika 1, e nenit 95, “Veprimet paraprake të Komisionit të Prokurimit Publik”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Komisioni i Prokurimit Publik, me marrjen e ankesës në përputhje me këto rregulla e publikon në bazën e të dhënave, përmes ndërveprimit me sisteme të treta, së bashku me të dhënat e mëposhtme:
a) Ankimuesin, adresën dhe NUIS-in;
b) Të dhëna të plota për procedurën e prokurimit (objekt, numër reference, fond limit, datën e zhvillimit të procedurës).
Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme jo vetëm nga autoriteti ose enti kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar, KPP-ja publikon:
a) ankesën e plotë në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit;
b) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar;
c) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë duke referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.”.
Neni 41
Në pikën 1, të nenit 96, “Veprimet paraprake të autoritetit/entit kontraktor”,  hiqen fjalët “… me shkrim …”.
Neni 42
Pas pikës 4, të nenit 97, “Afatet për paraqitjen e ankesave”, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Në llogaritjen e afateve për paraqitjen e ankesës sipas përcaktimeve në këtë nen nuk do të përfshihet dita e publikimit të njoftimeve përkatëse.”.
Neni 43
Në nenin 99, “Paraqitja e argumenteve nga operatorët ekonomikë të interesuar”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, pas emërtimit “Komisionit të Prokurimit Publik” shtohen fjalët  “… në Sistemin e Ankesave Elektronike …”.
2. Në pikën 3 bëhen këto ndryshime:
a) Në fjalinë e parë, togfjalëshi “… 7 (shtatë) ditë …” zëvendësohet me “… 10 (dhjetë) ditë …”;
b) Në fjalinë e dytë, togfjalëshi “… 5 (pesë) ditë …” zëvendësohet me “… 7 (shtatë) ditë …”.
Neni 44
Paragrafi i katërt, i pikës 1, të nenit 101, “Hapat për shqyrtimin e ankesave në autoritetin/entin kontraktor”, shfuqizohet.
Neni 45
Në shkronjën “a”, të pikës 2, të nenit 103, “Vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik”, pas fjalës “… të nenit …” shtohet togfjalëshi “… 110 dhe …”.
Neni 46
Në nenin 107, “Zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratës”, bëhen këto ndryshime:
1. Fjalia e parë, e pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për t’u siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me cilësinë, për të cilën është shpallur fitues kontraktori, autoriteti/enti kontraktor për kontratat e lidhura në përfundim të procedurave me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, të cilat kanë kohëzgjatje jo më pak se 6 muaj, duhet të monitorojë zbatimin e kontratës sipas njё plani zbatimi.”.
2. Në pikën 4 bëhen këto ndryshime:
a) Në fjalinë e dytë, të paragrafit të parë, fjalët “… brenda 7 (shtatë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj …” zëvendësohen me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës …”.
b) Paragrafi i dytë dhe paragrafi i katërt shfuqizohen.
c) Në paragrafin e tretë, togfjalëshi “… brenda 7 (shtatë) ditëve …” zëvendësohet me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve …”.
3. Pika 5 shfuqizohet.
4. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Komisioni i ngritur nga titullari i autoritetit/entit kontraktor sipas legjislacionit të fushës në fuqi është struktura përgjegjëse për ndjekjen me përpikëri të ecurisë së zbatimit të kontratës, për t’u siguruar se zbatimi bëhet sipas termave dhe kushteve të kontratës, në përputhje me kushtet e prokuruara dhe me legjislacionin në fuqi.
Struktura përgjegjëse për ndjekjen e zbatimit të kontratës, në funksion të legjislacionit të prokurimit publik ka këto përgjegjësi:
a) Harton e ndjek ecurinë e planit të zbatimit të kontratës;
b) Kryen monitorimin e zbatimit të detyrimeve të palëve në kontratë, në përputhje me termat dhe kushtet e specifikuara në kontratë;
c) Administron dhe verifikon dokumentacionin e dorëzuar nga kontraktori, në përputhje me termat dhe kushtet e kontratës;
ç) Sigurohet për kontrollin real e ligjor të kostove, cilësisë dhe afateve, kur është rasti;
d) Menaxhon dhe trajton problematikat që shfaqen gjatë ekzekutimit të kontratës dhe që nuk sjellin domosdoshmërisht ndryshime/modifikime/përshtatje të saj;
 dh)Raporton te titullari i autoritetit/entit kontraktor për problematikat e hasura apo për shkelje të dispozitave kontraktuale, duke propozuar edhe masat konkrete;
e) Administron kërkesat për ndryshime/modifikime/përshtatje të zbatimit të kontratës dhe sigurohet që këto kërkesa të kalojnë për miratim në strukturat përkatëse, brenda afateve të përcaktuara në kontratë;
ë) Mban korrespondencën e përditësuar me të gjitha dokumentet e shkëmbyera me kontraktorin lidhur me zbatimin e kontratës;
f) Përgatit formularin e raportimit për zbatimin e kontratës, i cili, pasi miratohet nga titullari, i përcillet APP-së.
Titullari i autoritetit/entit kontraktor, pa cenuar detyrimet që lindin nga legjislacioni i fushës, mund të ngarkojë në urdhrin përkatës një ose disa nga anëtarët e strukturës përgjegjëse për ndjekjen e zbatimit të kontratës, për kryerjen e detyrave të veçanta, sipas shkronjave të sipërpërmendura.”.
5. Pikat 7 dhe 8 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“7. Në përfundim të kontratës, struktura e ngarkuar për ndjekjen e kontratës përgatit formularin e raportimit për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, duke pasqyruar në të të dhëna mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, modifikimet e kryera në kontratë, nëse është rasti, problemet e hasura gjatë zbatimit dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre, sipas rastit, si dhe informacion për likuidimin ose jo të kontratës. Për çdo situatë të raportuar në lidhje me ecurinë e zbatimit të kontratës, autoriteti/enti kontraktor pasqyron në formularin e raportimit rrethanat, arsyet dhe argumentimin përkatës mbi bazën e dispozitave ligjore, ku bazohet situata konkrete në zbatimin e kontratës.
8. Formularët e planit të zbatimit të kontratës dhe raportimit për zbatimin e kontratës, sipas parashikimeve të këtij neni, do të jenë në përputhje me udhëzimet e APP-së.”.
6. Fjalia e dytë, e pikës 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Nëse çmimi gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje ndryshon në raport me çmimin e kontratës, atëherë autoritetet/entet kontraktore duhet të bëjnë likuidimin e mallit, sipas faturave periodike të shitjes, të lëshuara sipas legjislacionit tatimor në fuqi në lidhje me momentin e lëshimit të faturës,  mbështetur në çmimin e bursës në ditën para lëshimit të faturës, të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i livruar sipas kushtit CIF-Shqipëri dhe i konvertuar sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të ditës para lëshimit të faturës.”.
7. Në pikën 10, fjalët “… , të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, dërguar …” zëvendësohen me “… , të publikuar nga APP-ja pas dërgimit të këtij çmimi për publikim …”.
Neni 47
Neni 108, “Raportimi në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale”, shfuqizohet.
Neni 48
Shkronja “ç”, e pikës 1, të nenit 109, “Rastet për kryerjen e hetimit administrativ”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) për monitorimin e zbatimit të kontratës së nënshkruar bazuar në dokumentacionin e administruar nga autoriteti ose enti kontraktor, nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe jo më vonë se 3 (tre) vjet nga përfundimi i zbatimit të saj.”.
Neni 49
Paragrafi i parë, i pikës 3, të nenit 110, “Procedura hetimore në procesin e përjashtimit të operatorëve ekonomikë”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Çdo kërkesë e paraqitur në APP nga të tretët duhet të jetë e nënshkruar dhe e shoqëruar me dokumentacionin provues.
Në rast se kërkesa e paraqitur nuk është e nënshkruar dhe e shoqëruar me dokumentacionin provues, dërguesit i kthehet mbrapsht për plotësim.”.
Neni 50
Pas paragrafit të dytë, të pikës 2, të nenit 111, “Verifikimi i kryerjes sё procedurave tё prokurimit dhe monitorimi i zbatimit tё kontratave”, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Çdo kërkesë e paraqitur në APP nga të tretët duhet të jetë e nënshkruar dhe e shoqëruar me dokumentacionin provues.”.
Neni 51
Në nenin 113, “Refuzimi për bashkëpunim”, pas emërtimit “Agjencinë e Prokurimit Publik” shtohen fjalët “ … ose moszbatimi brenda afatit i vendimeve të këtyre të fundit në mënyrë të pajustifikuar …”.
Neni 52
Dispozita kalimtare
1. Procedurat e prokurimit të filluara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi vazhdojnë sipas rregullave të prokurimit publik, në bazë të të cilave ato kanë filluar.
2. Në rast se një autoritet/ent kontraktor, pas marrjes së autorizimit nga Këshilli i Ministrave, ka negociuar drejtpërdrejt një marrëveshje konsulence me subjekte ndërkombëtare, sipas parashikimeve në pikën 2, të nenit 52, të ligjit nr.16/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, dërgon një njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik për periudhën kalimtare 3-vjeçare.
3. Kryerja e trajnimit të detyrueshëm bazë dhe certifikimi pas kalimit me sukses të testimit përkatës për personat përgjegjës apo zyrtarët e strukturave organizative të prokurimit publik, sipas parashikimeve të nenit 33, të këtij vendimi, do të kryhet brenda 2 (dy) viteve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Gjatë 2 (dy) viteve të para pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike merr masa për zhvillimin e testimeve në intervale të rregullta 2-mujore.
Neni 53
Dispozita të fundit
Ngarkohen autoritetet dhe entet kontraktore për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE DHE SHTESAVE TË TJERA MBI PAGË TË ZËVENDËSMINISTRIT, FUNKSIONARËVE TË KABINETEVE, PREFEKTIT, NËNPREFEKTIT, NËPUNËSVE CIVILË DHE NËPUNËSVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të neneve 7 e 9, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.3, të vendimit nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Në Kryeministri:
a) në masën 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”;
b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për funksionarin në pozicionin “Drejtor i kabinetit të Kryeministrit”;
c) në masën 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “drejtor departamenti” në departamentin përgjegjës për aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave;
ç) në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “jurist” dhe “koordinator”, në departamentin përgjegjës për aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave;
d) në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “drejtor drejtorie”, “përgjegjës sektori” dhe “specialist” në departamentin përgjegjës për aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave;
dh) në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj për nëpunësit/funksionarët në pozicionin “Drejtor i kabinetit të Zëvendëskryeministrit” dhe “drejtor departamenti” në departamentet përgjegjëse për aktet ligjore prioritare të Këshillit të Ministrave dhe për politikat, integrimin evropian dhe mirëqeverisjen;
e) në masën 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:
i. “drejtor njësie”, në departamentet përgjegjëse për aktet ligjore prioritare të Këshillit të Ministrave dhe për politikat, integrimin evropian dhe mirëqeverisjen;
ii. “drejtor drejtorie” në departamentet përgjegjëse për politikat, integrimin dhe mirëqeverisjen, dhe për aktet ligjore prioritare të Këshillit të Ministrave.
ë) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “jurist” dhe “koordinator”, në departamentin përgjegjës për aktet ligjore prioritare të Këshillit të Ministrave;
f) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “koordinator”, në departamentin përgjegjës për politikat, integrimin evropian dhe mirëqeverisjen dhe përgjegjës i sektorit, që mbulon buxhetin dhe financën;
g) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit/funksionarët në pozicionet:
i. “këshilltar” në kabinetin e Kryeministrit dhe të Zëvendëskryeministrit;
ii. “drejtor departamenti”, në departamentin përgjegjës për administrimin;
iii. “drejtor njësie” në njësinë përgjegjëse për buxhetin dhe administrimin;
iv. “drejtor drejtorie” me funksione të nëpunësit zbatues, sipas legjislacionit të menaxhimit buxhetor e financiar;
v. “koordinator” në njësinë e menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm.”.
b) Pas pikës 27 shtohet pika 28, me këtë përmbajtje:
“28. Në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit:
a) nëpunësi në pozicionin “titullar i institucionit”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë në muaj;
b) nëpunësit në pozicionet “drejtor drejtorie” të drejtorive të përmbajtjes, në masën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë në muaj;
c) nëpunësit në pozicionet “përgjegjës sektori” dhe “specialist” në njësitë organizative të përmbajtjes, në masën 45 000 (dyzet e pesë mijë) lekë në muaj.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2024 dhe për vitin 2024 përballohen nga fondet buxhetore të miratuara, si dhe nga fondi i kontingjencës për rritjen e pagave, sipas përcaktimeve në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.692, DATË 5.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,    “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “KRITERET PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATË PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË    SË UDHËRRËFYESIT TURISTIK, DETYRAT, PËRGJEGJËSITË DHE KODIN E ETIKËS SË TYRE””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 57, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.692, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Kriteret për pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodin e etikës së tyre””, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
     “2/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, zbatohet në momentin që sistemi i certifikimeve në turizëm do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, certifikata dhe dokumenti identifikues i udhërëfysit turistik nënshkruhen nga ministri ose personi i autorizuar prej tij.”.
2. Në rregulloren bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në nenin 5 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
i. Shkronjat “b” dhe “dh”, të pikës 3, shfuqizohen.
ii. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
     “4/1. Komisioni është përgjegjës për sigurimin e vërtetimit se aplikuesi nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.”.
b) Në pikën 1, të nenit 6, togfjalëshi “… brenda 45 ditëve …” zëvendësohet me “… brenda 25 (njëzet e pesë) ditëve …”.
c) Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
i. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Certifikata dhe dokumenti identifikues gjenerohen elektronikisht me vulë elektronike të ministrisë përgjegjëes për turizmin.”.
ii. Në shkronjën “a”, të pikës 3, togfjalëshi “… e adresën e   udhërrëfyesit …” hiqet.
iii. Shkronja “dh”, e pikës 3, shfuqizohet.
ç) Nenet 8, 9, 10 dhe 11 shfuqizohen.

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.600, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PRONËSINË E RRUGËVE SHTETËRORE DHE KALIMET E PRONËSISË NDËRMJET ENTEVE PRONARE TË RRUGËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr.10164, datë 15.10.2009, “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, dhe të nenit 4, të vendimit nr.153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.600, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Pavarësisht transferimit të inventarit të rrugëve ndërmjet enteve pronare, sipas tabelave bashkëlidhur këtij vendimi, kontratat për investime dhe mirëmbajtje të lidhura para hyrjes në fuqi të vendimit nr.234, datë 17.4.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr.600, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve””,  i vazhdojnë efektet deri në përfundim të afatit të tyre.”.
2. Ngarkohet Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.

DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR  NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” SUBJEKTIT “E & A INVESTMENT VLORË”, SH.P.K
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit,  Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” subjektit “E & A Investment Vlorë”, sh.p.k.
2. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Gusht 2024:

Previous Ministri Hoxha pret Ministrin e Brendshëm të Bavarisë: Thellojmë bashkëpunimin, në luftën ndaj krimit të organizuar