Ministri Hoxha pret Ministrin e Brendshëm të Bavarisë: Thellojmë bashkëpunimin, në luftën ndaj krimit të organizuar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hoxha pret Ministrin e Brendshëm të Bavarisë: Thellojmë bashkëpunimin, në luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim zyrtar, Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann. Ministri gjerman në nisje të bisedës e uroi homologun Hoxha për detyrën e re.

Ministrat konfirmuan se Shqipëria dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera, mbështetur në një dialog intensiv politik të nivelit të lartë.

Më tej ata diskutuan mbi gjetjen e rrugëve të reja për thellimin e bashkëpunimit, në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore. Në këtë kontekst, ministri Hoxha vlerësoi si model të bashkëpunimit të suksesshëm, Njësinë “Anti Skifter” për krimet kundër pronës.

Ministrat e Brendshëm pohuan se bashkëpunimi mes dy policive është shumë funksional dhe mbështetën idenë e hedhur nga stafet teknike për patrullime të përbashkëta, eksperienca që funksionojnë mes disa shteteve.

Gjermania ka ofruar mbështetje të dukshme në drejtim të hapjes së negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me një rol shumë proaktiv në perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh, përfshirë ndihmën për Policinë e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Previous Koçiu në qendrën e re multifunksionale në Librazhd: Mbi 70 shërbime të reja sociale në 61 bashkitë e vendit