Ministri Malaj në Konferencën e Ambasadorëve, diskutohet roli i diplomacisë ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Malaj në Konferencën e Ambasadorëve, diskutohet roli i diplomacisë ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë në punimet e ditës së dytë të Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministri Malaj ishte pjesë e panelit të diskutimeve mbi diplomacinë ekonomike, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja; Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa; si dhe Drejtoren Ekzekutive të AIDA-s, znj. Laura Plaku (Saro). Gjatë fjalës së tij, z. Malaj tha se diplomacia ekonomike po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme për vendet që duan të avancojnë jo vetëm në interesat e tyre ekonomikë, por edhe ato kombëtarë, si dhe për të intensifikuar partneritetet tregtare.

“Diplomatët kanë padyshim rolin më të rëndësishëm ose rolin kyç në implementimin strategjisë së diplomacisë ekonomike për të përthithur jo vetëm investimet e huaja në sektorë strategjikë për vendin, por natyrisht edhe për të rritur bashkëpunimin tregtar midis vendeve”, u shpreh z. Malaj.
Ministri i Financave vuri në dukje faktin se sot Shqipëria është një vend tërheqës për investimet e huaja, gjë që konfirmohet edhe nga rritja e shifrave të IHD-ve në nivele dyshifrore në vitet e fundit. Përfaqësitë diplomatike, tha Ministri, e kanë më të lehtë të promovojnë vendin, pasi falë politikave të ndërmarra ekonomia shqiptare konsiderohet si një nga ekonomitë më rezistente në rajon, ndërkohë që është përmirësuar vlerësimi nga agjencitë më prestigjioze të rankimeve si Standard & Poors apo Moody’s.

Në këtë kuadër, z. Malaj tha se kërkohet një angazhim më proaktiv nga përfaqësitë diplomatike sa i përket:
promovimit të klimës së biznesit dhe investimeve në sektorë strategjikë dhe me potencial jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për investitorët e huaj, si Turizmi, Energjia, Infrastruktura, IT apo Agrikultura; kontakteve të drejtpërdrejta dhe takimeve me kompani Multinacionale, ku t’i ftojnë të jenë prezent në Shqipëri; ndërmjetësimin dhe Facilitimin e kontakteve të biznesit.
“Unë besoj që këto janë tre plane ku një angazhim më proaktiv i përfaqësive tona diplomatike natyrisht do jepte një vlerë të shtuar dhe do të ndihmonte jashtëzakonisht në tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare midis vendeve”, u shpreh z. Malaj.
Po ashtu, Ministri theksoi nevojën e një komunikimi sa më të mirë mes trupës diplomatike dhe institucioneve, për të pasur një panoramë sa më të thelluar të situatës ekonomike në vend, si dhe rëndësinë e përditësimit nga ana e diplomatëve mbi zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë edhe ato rregullatore, në mënyrë që të jenë në gjendje të identifikojnë më mirë mundësitë e investimeve të huaja apo mënyrat për të rritur marrëdhëniet tregtare.

Previous Miratohet një program historik investimi në arsimin profesional