Çelet dega e hoteleri-turizmit në Gjirokastër, Kumbaro: Punësimi i sigurt që në bankat e shkollës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çelet dega e hoteleri-turizmit në Gjirokastër, Kumbaro: Punësimi i sigurt që në bankat e shkollës

Në ditën e parë të vitit shkollor 2024-2025, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ishte në Gjirokastër, në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”, ku këtë vit çelet për herë të parë edhe dega e hoteleri-turizmit.

Ministrja Kumbaro u shpreh se nuk kishte si të mungonte në Gjirokastër profili i hoteleri-turizmit, jo vetëm për rritjen e shpejtë të turizmit në qytetin e UNESCO, por për të gjithë ofertën turistike që është zgjeruar në të gjitha bashkitë e këtij qarku.

“Ku më mirë se në Gjirokastër duhej të hapje kjo degë. Se nuk mund të ishte ndryshe në një qytet, qark dhe gjithë këto bashki të tjera të cilat mirëpresin turizëm, ku po hapen biznese që nga fshatrat, e deri në zemër të qyteteve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro gjithashtu shtoi se punësimi për nxënësit e degës hoteleri-turizëm është i siguruar që gjatë periudhës së studimeve.

“Nga shkollat e tjera nëpër Shqipëri, kam parë që nxënësit janë të punësuar përpara se të diplomohen, prandaj më vjen shumë mirë dhe dua të falenderoj të gjithë ekipin dhe mësuesit e shkollës “Thoma Papapano” sepse të gjithë së bashku me Drejtorinë Arsimore, Bashkinë dhe bizneset ia dolëm të hapnim degën e hoteleri-turizmit” , vazhdoi ministrja Kumbaro duke ftuar prindër e nxënës të vlerësojnë mundësinë për të ndjekur studimet pranë kësaj dege ku regjistrimet do të jenë të hapura gjatë gjithë shtatorit.

Në fund të fjalës së saj ministrja Kumbaro u shpreh se me hapjen e kësaj dege, kompletohet akoma tej oferta jo vetëm e shkollës, që ka një infrastrukturë dhe staf të kualifikuar mësuesish, por edhe e Gjirokastrës që ka një treg gjithnjë e në rritje të turizmit.

Previous Nis viti i ri shkollor, “Babë Dudë Karbunara”, në Berat, shkolla simbol e investimeve transformuese në infrastrukturën arsimore