Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për periudhën 8-mujore 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për periudhën 8-mujore 2024

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Gusht 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për 8-mujorin e vitit 2024, u realizuan në masën 103.4% të planit të periudhës.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 405.7 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.4 përqind më i lartë ose rreth 27.8 miliardë lekë më shumë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 8-mujorin 2024

Të ardhurat totale, për periudhën 8-mujore, arritën në rreth 463.8 miliardë lekë ose 103.4% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 38.2 miliardë lekë më shumë ose 9% më shumë se 8 mujori i vitit 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën Janar- Gusht 2024, arritën në shumën 304.6 miliardë lekë, 7.9 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se plani 8-mujor për vitin 2024. Krahasuar me 8 mujorin e vitit 2023 janë mbledhur 27.8 miliardë lekë ose 10% më shumë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 152.7 miliardë lekë, 11.3 miliardë lekë ose 8% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 8-mujorin e vitit 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për 8-mujorin rezultojnë 102.9 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 472 milionë ose 0.5% më shumë se plani për 8-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 41.9 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 646 milionë lekë ose 1.6% më shumë se plani i akcizës për 8-mujorin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 132 milionë lekë ose 6.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 93.2% kundrejt planit për 8-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6 miliardë lekë, 97 milionë lekë ose 1.6% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe realizim në masën 103.2% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet) për 8-mujorin 2024 u realizuan në masën 152 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 12.2% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 8 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 6.7 miliardë lekë ose 4.6% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto, u realizua në masën 37.9 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 22.7% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 8-mujore 2024 janë 16.4 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 33.9% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 4.7 miliardë lekë ose 40.3% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 8-mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 39.2 miliardë lekë 1.7 miliardë lekë, ose 4.1% më pak se 8-mujori 2023, si dhe 2.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se plani i 8-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 44.9 miliardë lekë, 5.5 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 449 milionë lekë ose 1% më shumë se plani i 8-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 8-mujore 2024, u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 5.7 miliardë lekë ose 23.3% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 2.9 miliardë lekë ose 10.7% më shumë se plani për 8-mujorin 2024.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, ISSH dhe FSDKSH, u realizuan në masën 105 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe një realizim me 101.3% të planit për 8-mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 405.7 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.4 përqind më i lartë ose rreth 27.8 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 55 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 52.6 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

Shpenzimet korente, për periudhën 8 mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 363.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.4 përqind më i lartë ose rreth 28.1 miliardë lekë më shumë.

Previous Ministri Hoxha, në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP