Arsimi profesional po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë nxënës, si një mundësi reale për punësim në një treg pune që kërkon punonjës të kualifikuar vazhdimisht. Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishin në Elbasan, në Shkollën Profesionale të qytetit ku aktualisht studiojnë 1400 nxënës.
Drejtori i shkollës profesionale, në një bashkëbisedim me Kryeministrin u shpreh se, “kemi pasur një rritje me 8% nga vjet, nga 1360 që ka qenë kemi shkuar në 1397. Ndërkohë edhe numri i vajzave është në rritje, kjo dhe për arsye të bursave që ka ofruar shteti dhe mendojmë që e ardhmja do ketë nevojë për diçka shtesë për pjesën e klasave që mund të ushtrojmë pjesën e mësimdhënies së përgjithshme”. Shkolla ofron një larmishmëri programesh që i përgjigjen nevojave të tregut të punës, si për shembull Hoteleri Turizëm, Ekonomi Biznes, Tekstil Konfeksione, Mekanikë, Elektroteknik e të tjera.
Ndërkohë edhe konviktet e shkollës janë duke përfunduar. “Ne kemi bërë konviktin e vajzave, po presim që të bëjmë dhe të djemve. Është një projekt i mirë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që po na rrisin kapacitetet që shkolla të bëhet rajonale, të vijnë nga Korça dhe Pogradeci e tu shtohet numri i studentëve të cilët vijnë këtu. Besojmë se brenda pranverës konviktet do të përfundojë, bashkë me mobilimin, arredimin. Një pjesë janë bërë por do të bëhen të gjitha super moderne e do ta ndjejnë veten si në shtëpi”, – u shpreh Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.
Ndërkohë janë rreth 300 biznese që bashkëpunojnë me shkollën dhe ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit. “Dua vetëm një minutë t’ju kujtoj që t’ju vlej mësuesve për t’iu mësuar këtyre nxënësve që ata në tregun e punës të kontraktojnë plotësisht pagën e tyre, të mos bien pre e asnjë lloj informaliteti apo abuzimi me pagën, sepse kemi shumë nevojë për kontribute reale, për pagën cilësore që ata do marrin, për kontribute të vërteta. Duhet t’i edukojmë dhe në aspektin e të drejtave të tyre dhe të efekteve që vijnë nëse këto të drejta sot shkelen, nesër në pension e nesër për ju e për gjithë skemën e pensioneve. Ka rëndësi pjesa që gjithë këto paga të larta që ju po përmendni ne shtet janë të garantuara detyrimet, ndërsa në privat duhet të punojmë më shumë që ti arrijmë dhe t’i mbrojmë që t’i kemi”, – tha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Besoj unë që rruga më e thjeshtë për t’ua thënë të gjithëve është që kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët dhe një pjesë tjetër të merret në dorë për të mos paguar sigurimet shoqërore, faktikisht i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marrë nga pensioni i gjyshe dhe i gjyshit. Ky është thelbi sepse ai i sigurimeve shoqërore aty që secili e paguan për pensionin e vet kur të dalë në pension dhe që shumëkujt i duket si një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, se “deri sa të dal unë unë pension, punë e madhe fort’’, në fakt është pjesa që shkon në arkën e sigurimeve shoqërore dhe përdoret për të paguar pensionet e gjyshërve, siç kur t’i vijë radha atyre që paguajnë sot sigurimet që të jenë pensionistë, do të jenë të tjerët që do të paguajnë për ta dhe në këtë pikë duhet me pas shumë më tepër vetëdije dhe duhet me vënë barrikadën aty që çfarë më jep, të lutem shumë shënojë këtu edhe unë dua pagën të plotë, të pastër me sigurime shoqërore brenda, dhe shëndetësore se ndryshe pastaj është e kotë të themi, rriteni pensionin e gjyshes, rritni pensionin e gjyshit sepse rritja e pensionit të gjyshes dhe gjyshit lidhet në radhë të parë me sa të gjithë bashkë kontribuojmë që ai pension të rritet përmes sigurimeve shoqërore. Aty është baza. Si rritet? Sepse ndërkohë varianti tjetër është që të paguash edhe më shumë nga taksat, gjë që ne e bëjmë aktualisht sot sepse arka e sigurimeve shoqërore nuk e mbulon shpenzimin për pagesën e pensioneve aktualisht, përkundrazi, ka një deficit goxha dramatik dhe ne sigurisht e paguajmë me taksa. Por tani të shtosh pagesën nga taksat dhe të bësh njerëzit të cilët paguajnë edhe taksat, paguajnë edhe sigurimet shoqërore, të mos marrin nga pagesa e taksave të gjitha ato që ato merrnin në aspektin e shumë shërbimeve, sepse duhet mbushur gropa e lënë hapur nga disa të tjerë që nuk paguajnë taksat mjaftueshëm dhe ikin edhe taksave, i ikin edhe sigurimeve shoqërore, edhe sigurimeve shëndetësore, kjo është padrejtësi shumë e madhe dhe deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro në pagën minimale edhe për punonjës të zakonshëm, edhe për një shef 400 euro në mënyrën më të pacipët, është haptazi kriminal dhe ne do të marrim masa shumë më të forta për këtë por në të gjitha rastet, kjo duhet të jetë koshinecë shoqërore dhe duhet që të gjithë të marrin pjesë në këtë betejë në mënyë që ky vend të bëhet më i mirë dhe që edhe më të moshuarit të kenë pjesën e tyre të rritjes ekonomike në xhepin e tyre”, – u shpreh Kryeministri Rama.
“E rëndësishme është edhe thyerja e mentaliteti se arsimi profesional është shkollë e kategorisë së dytë nënvizoi kryeministri nga ana e tij. “Ajo që është lajmi i mirë është që po thyhet mentaliteti që arsimi profesional është kategori e dytë dhe të kuptojnë në fakt që arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë fëmija që të mos mbetet pa punë dhe tjetra që duhet përsëritur që ta marrin vesh të gjithë sepse shumëkush nuk e ka të qartë është se kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit. Po të dojë të shkojë në universitet, po të mos dojë nuk shkon në universitete por ma ndryshe nga ata që shkojnë nëpër universitete nga arsimi i përgjithshëm ka dhe një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit por edhe mund ta përdore si bazë pas universitetit për të bërë një sipërmarrje të vetën”, – theksoi Kryeministri Rama.