Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake e modernizimi i FA, ministri Vengu takime me ambasadorët e Francës, Britanisë e Bullgarisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake e modernizimi i FA, ministri Vengu takime me ambasadorët e Francës, Britanisë e Bullgarisë

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë. Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve.

Në takimin me ambasadoren e Francës znj. Catherine Suard, ministri Vengu shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, modernizimit si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e Edukimit dhe Trajnimit.

Gjatë bisedës me ambasadorin britanik z. Nick Abbotts, ministri i Mbrojtjes e informoi për zhvillimet e fundit në fushën e Industrisë së Mbrojtjes si dhe proceset e modernizimit. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjet dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës.

Në këtë takim, ministri Vengu dhe ambasadori britanik vlerësuan maksimalisht stërvitjen ushtarake të përbashkët “Corridor VIII Response”, që po zhvillohet në territorin shqiptar, në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore.

Ndërsa në takimin me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivaylo Kirov u vlerësua kontributi i trupave shqiptarë në Grup-Batalionin e NATO në Novo Selo. Ministri Vengu dhe ambasadori bullgar ranë dakord të vijojnë ndërveprimin e përbashkët në mbështetje të promovimit të Korridorit VIII, si një nyje e rëndësishme lidhjeje sigurie mes Adriatikut dhe Detit të Zi.

Previous Ministrja Balluku merr pjesë në takimin e Ministrave të Transportit