Fjala e Kryeministrit Edi Rama në emër të Shqipërisë në “Dialogu për të ardhmen digjitale” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në emër të Shqipërisë në “Dialogu për të ardhmen digjitale”

Kryeministri Rama mori pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me temë “Samiti për të Ardhmen”.

Në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në selinë e OKB në New York kreu i qeverisë shqiptare foli për mundësitë dhe disavantazhet që na përball teknologjia në këto kohë moderne dhe sfidash të reja, në sesionin me temë: “Dialogu për të ardhmen digjitale”.

***

Kryeministri Edi Rama: Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim.

Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës.

Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA  për prokurimet publike.

Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si pwr shembull sulmet kibernetike.

Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët, por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë.

Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

Previous Shkolla e re “14 Nëntori” në Durrës, Manastirliu: Hapim thirrjen për 640 mësues koordinatorë të cilësisë dhe karrierës në shkolla