Ministri Gonxhja me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë, Turizmin dhe Sportin të Sllovenisë, Z. Matevž Frangež, gjatë Ministerialit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor në Berlin, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve të dy shteteve dhe mbi hapat e mëtejshme për bashkëpunime në projekte të përbashkëta me ndikim ekonomik e duke marrë nga eksperienca sllovene në ekonominë malore e rurale.
Ngritja e strategjive të reja është një pikë kyçe për të tërhequr investimet e huaja dhe për të gjeneruar rritje tregtare, zhvillim rajonal, sipërmarrje inovative, si dhe promovim dinamik të Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm turistik.
Në takim u ndanë prioritete reciproke në nivel kombëtar dhe perspektiva rajonale e integruese, duke njohur mbështetjen e Sllovenisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt harmonizimit e anëtarësimit në BE.