InnoTrans, panairi më i madh ndërkombëtar i dedikuar inovacionit dhe teknologjisë së transportit e mobilitetit, i cili zhvillohet çdo dy vite në Berlin, Gjermani.
Gjatë kësaj vizite të Ministrit Blendi Gonxhja dhe Zv. Ministrit Sokold Duma patën mundësinë të shohin nga afër zhvillimet inovative më të fundit në sektorin e hekurudhave, aplikime të teknologjisë AI dhe zgjidhje të qëndrueshme për lëvizjen urbane dhe ndërqytetëse mbi rrota e shina.
U prezantuan me produkte novatore të zhvilluara nga startup-e shqiptare, që përfshijnë sisteme të zgjuara transporti dhe zgjidhje ekologjike të lëvizshmërisë, të aplikuara në kryeqytetet kryesore të BE-së.
Krenarë për potencialin emocionues të sipërmarrjeve novatore shqiptare, që kontribuojnë në sektorin global të transportit!