Një kapitull ri për drejtësinë”, e cilësoi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nisjen e Projektit të Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës. Ky projekt, i realizuar në partneritet me Francën, Italinë dhe Holandën, synon të sjellë standardet më të larta ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.
Ministri Manja theksoi rëndësinë e këtij projekti në forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke siguruar që pas trajnimeve, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë akses në ekspertizë ndërkombëtare. Ai theksoi se përgatitja e shkëlqyer dhe transparenca janë thelbësore për ndërtimin e një drejtësie të besueshme dhe efikase.
“Ky është një hap i madh përpara në përpjekjet tona për të ndërtuar një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve,” tha Manja, duke shprehur angazhimin e qeverisë për të avancuar reformën në sektorin e drejtësisë.