Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, zhvilluan një bashkëbisedim me pensionistët në Lushnje - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, zhvilluan një bashkëbisedim me pensionistët në Lushnje

Gjatë këtij takimi në Qendrën ditore për të moshuarit, u prezantua plani i ri i Qeverisë për përmirësimin e skemës së pensioneve.

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Ministrja Koçiu theksuan se ky plan përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së të moshuarve, duke garantuar një mbështetje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë pensionistët e vendit.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se politikat për shërbimet sociale dedikuar moshës së tretë kanë bërë të mundur zgjerimin e shërbimeve duke ofruar kujdes afatgjatë në institucione e përkujdesit shoqëror, në Qendrat komunitare sociale si dhe shërbime socio-shëndetësore në shtëpi të ofruara përmes Fondit Social.

Plani i qeverisë për përmirësimin e skemës së pensioneve, synon të garantojë pensione më të larta dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë të moshuarit, duke siguruar një jetë më dinjitoze për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Pjesë e vizionit ambicioz “Shqipëria 2030”, ky plan adreson nevojat e të moshuarve, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët, me qëllim krijimin e një mbështetjeje afatgjatë për ta.

Previous Manastirliu në shkollën “Martin Camaj”: Në Shkodër, vetëm këtë vit pajisëm 10 shkolla me laboratorë inteligjentë