Në një hap që shënon fillimin e një nisme të rëndësishme për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, organizoi një event në Shtëpinë e Biznesit, ku u prezantua programi që synon të përgatisë bizneset shqiptare për integrimin në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.
Ky program trajnimi i mbështetur nga EU-funded Enterprise Development and Innovation Facility (EDIF) do të zhvillohet përmes tetë workshop-eve të dedikuara, të cilat janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të fuqizuar NVM-të dhe për t’i pajisur ato me njohuritë dhe instrumentat e nevojshme për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Seria e trajnimeve mbi SMP do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të NVM-ve shqiptare dhe në përgatitjen e tyre për sfidat e tregjeve rajonale dhe evropiane.
Në hapjen e eventit, përfaqësues të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e këtij programi. Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, vuri në dukje se ky program është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset shqiptare që duan të integrohen në tregjet evropiane. “Programi që nisim sot është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar NVM-të tona të jenë konkurruese në tregjet evropiane. Ky është një moment kyç për ekonominë shqiptare, që do të forcojë lidhjet tona me BE-në dhe do të rrisë mundësitë e rritjes për bizneset tona,” u shpreh ajo.
Në hapjen e aktivitetit, përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e këtij programi. Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, theksoi se ky program ofron një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset shqiptare që kërkojnë të integrohen në tregjet europiane. “Programi që ne lançojmë sot është një hap thelbësor për të ndihmuar NVM-të tona të bëhen konkurruese në tregjet europiane. Ky është një moment kyç për ekonominë shqiptare, që do të forcojë lidhjet tona me BE-në dhe do të rrisë mundësitë e zhvillimit për bizneset tona,” u shpreh ajo.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të dëgjonin nga z. Hubert Perr, Kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, i cili shprehu mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian për zhvillimin e NVM-ve.
“Tregu i brendshëm i BE-së është një nga arritjet më të mëdha të Unionit. Ai stimulon konkurrencën, rritjen dhe inovacionin, si dhe drejton tranzicionet e gjelbra dhe digjitale të Europës. NVM-të shqiptare duhet të përgatiten për një integrim të suksesshëm në tregun e brendshëm të BE-së para anëtarësimit të vendit në BE. Kjo është arsyeja pse BE po hap “Programin e Tregut të Brendshëm të BE-së” për NVM-të shqiptare. Ne jemi të lumtur që financojmë serinë e ardhshme të seminareve trajnuese, të cilat do të ndihmojnë NVM-të të marrin pjesë në këtë Program dhe të rrisin konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, përfshirë edhe sektorin e turizmit. Njëkohësisht, BE ka lançuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të hapë dyert për një përfshirje graduale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së. Përmes një numri të ndryshëm programesh, ne do të vazhdojmë të mbështesim NVM-të e Shqipërisë në rrugën e tyre të rritjes dhe integrimit në tregun e brendshëm të BE-së.”
Znj. Ekaterina Solovova, Drejtoresha e BERZH-it në Shqipëri, theksoi rolin e rëndësishëm që BERZH do të luajë në këtë proces: “Ne jemi krenarë të ndihmojmë SME-të shqiptare për t’u përgatitur më mirë për Tregun e Përbashkët të BE nëpërmjet një serie seminaresh që adresojnë nevojat specifike të bizneseve lokale. BERZH ndihmon në rritjen e konkurrueshmërisë të SME-ve Shqiptare përmes asistencës teknike, shërbimeve të konsulencës dhe linjave të dedikuara të financimit”.
Ndërsa Z. Ardian Kamenica, Drejtor i Departamentit të Politikave dhe Integrimit Europian, e përshkroi programin si një mundësi për NVM-të shqiptare për të përforcuar kapacitetet e tyre dhe për të përmbushur standardet evropiane.
Një moment kyç i eventit ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili përforcon vullnetin për të bashkëpunuar në mbështetje të SME-ve shqiptare në përgatitjen e tyre për tregjet evropiane, me anë të implementimit të një serie me 8 seminare me njohuri për programet e Tregut të Përbashket Evropian.
Workshop-i i i parë, i cili do të mbahet më 30 Tetor 2024, do të jetë një sesion informativ i përgjithshëm, ku NVM-të do të njihen me mundësitë e financimit dhe kërkesat e programit të Tregut të Përbashkët të BE-së. Në muajt e ardhshëm do të pasojnë workshop-e të tjera që do të fokusohen në sektorë kyç si turizmi, bujqësia dhe prodhimi, duke ndihmuar bizneset të përmirësojnë aftësitë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Ky program përfaqëson jo vetëm një mundësi për zhvillim ekonomik, por edhe një përpjekje për t’i dhënë NVM-ve shqiptare mjetet e duhura për t’u integruar dhe për t’u rritur në Tregun e Përbashkët të BE-së.
Për më shumë informacion mbi kalendarin e programeve të trajnimit dhe regjistrimin, ju lutem vizitoni faqet në mediat sociale të EBRD Advice for Small Businesses, Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar.