Projektet për Mbrojtjen Civile, ministri Vengu takim me bashkitë e qarkut të Shkodrës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projektet për Mbrojtjen Civile, ministri Vengu takim me bashkitë e qarkut të Shkodrës

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu vijoi sot, turin informues në qarkun e Shkodrës, për çeljen e aplikimeve për paraqitjen e projekteve nga njësitë vendore në kuadër të Mbrojtjes Civile. Në takimin e organizuar me kryebashkiakët e bashkive të qarkut: Shkodër, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe e Vau Dejës, ku ishin të pranishëm edhe prefektja znj. Majlinda Angoni si edhe drejtori i Përgjithshëm i AKMC z. Haki Çako u diskutuan problematikat që shqetësojnë pushtetin vendor në rast të përmbytjeve apo zjarreve.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ministri Vengu u shpreh se: “… synimi i kësaj thirrje është që të ketë produkt“. Sipas ministrit të Mbrojtjes: “... tavani buxhetor nuk ka qenë kurrë kaq i lartë“.
Duhet që fronti i parë i reagimit të jetë njësia e pushtetit vendor, por kjo nuk e heq përgjegjësinë nga FA që të jetë në vendngjarje, sa herë kërkohet ndërhyja“, – u shpreh ministri Vengu.
Sipas z. Vengu, emergjenca civile e suksesshme bazohet te njohuria sa më kapilare e terrenit. Ai bëri thirrje që edhe të rinjtë e zonave të mbështesin njësitë e Mbrojtjes Civile, në raste fatkeqësish natyrore.

Qarku i Shkodrës konsiderohet me nivel shumë të lartë të riskut nga përmbytjet, që lidhet drejtpërdrejt me basenin e lumenjve Drin, Bunë (si dhe basenin e lumit Kir), me qendër në Shkodër. Edhe sa i përket zjarreve, ky qark vlerësohet me nivel të lartë të riskut, veçanërisht në ato zona, ku tokat bujqësore janë ngjitur me pyjet dhe ku tokat kullota janë të ndërlidhura me tokat pyjore.

Tre fushat në të cilat Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin të paraqesin projektet e tyre janë: investimet në infrastrukturë, ku do të pranohen projektet me një shumë totale financiare jo më të lartë se 100.000.000 lekë. Thirrja në këtë fushë përfshin edhe urat Bailey. Po ashtu është blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, të përcaktuara si të tilla sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë e që do të përdoren për përballimin e situatave emergjente të krijuara si pasojë e fatkeqësive natyrore si dhe rehabilitimi i digave, ku kostoja totale e projektit nuk duhet të kalojë shumën prej 50.000.000 lekësh.

Previous Ministri Hoxha, takim me ambasadorin britanik: Vlerësojmë partneritetin e fortë mes dy vendeve