Rikonstruktohet Qendra Shëndetësore Bubullimë, Koçiu: Përfitojnë rreth 5900 banorë, vijojmë investimet edhe në 100 qendra të tjera - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rikonstruktohet Qendra Shëndetësore Bubullimë, Koçiu: Përfitojnë rreth 5900 banorë, vijojmë investimet edhe në 100 qendra të tjera

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa ka inspektuar  punimet për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore Bubullime në Lushnje e cila do të ju shërbejë rreth 5900 banorëve të kësaj zone.

Koçiu theksoi se kjo godinë shëndetësore do të pajiset me aparatura të reja mjekësore për ta shndërruar në një qendër model që t’i shërbejë gjithë komuniteti të zonës.

Sipas saj, edhe procesi i decentralizimit ka në fokus ofrimin e shërbimeve për qytetarët duke sjellë në vëmendje marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë me katër kryetarët e bashkive për pilotimin e orientimit të shërbimeve në shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Ministrja Koçiu tha se marrëveshja e nënshkruar ka si qëllim që “komunitetet të mund të marrin më shumë shërbime sipas nevojave dhe bashkitë të jenë në gjendje t’i ofrojnë shërbimet drejtpërdrejtë tek ata që kanë  më shumë nevojë dhe të kenë akoma më shumë zë vetë bashkitë në ofrimin e shërbimeve në rastin konkret shëndetësore”.

Në bashkëbisedim me stafin e Qendrës Shëndetësore Bubullimë, Koçiu tha se prioritet është ofrimi i shërbimeve edhe në banesë për ata të pamundur që nuk mund të vijnë fizikisht pranë qendrës shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se në kuadër të Programit Kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore “340 qendra shëndetësor janë rikonstruktuar deri më tani me infrastrukturë moderne dhe 60 po përfundojnë. Ndërkohë që do të nisin edhe 100 qendra të tjera me projektbuxhetin e vitit 2025-2026 duke përmbyllur kështu gjithë ciklin e qendrave shëndetësore apo të kujdesit shëndetësor primar në shërbim të qytetarëve pranë vendbanimit”.

Previous Durrës, në diskutimin e hapur me pensionistët, mbi angazhimin e qeverisë për përfshirjen e tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit