Komiteti Drejtues i Menaxhimit të Financave Publike zhvillon takimin e 18-të, diskutohet progresi i zbatimit të Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komiteti Drejtues i Menaxhimit të Financave Publike zhvillon takimin e 18-të, diskutohet progresi i zbatimit të Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030

Nën drejtimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj, u zhvillua takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi dhe miratimi i draft Raportit Vjetor të Monitorimit për vitin 2023 të Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030.
Në fjalën e tij, Ministri Malaj theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të financave publike sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm dhe shpërndarjes së drejtë të burimeve, në një kohë që vendi përballet me ndryshime të vrullshme ekonomike dhe sfida të vazhdueshme.
Raporti i monitorimit për vitin 2023 pasqyron angazhimin për qeverisje efektive të financave publike dhe thekson progresin në zbatimin e planit të veprimit, me 80% të progresit në nivel tregues performance dhe 82.61% të progresit në nivel aktiviteti.

Referuar progresit të secilës shtyllë, Ministri Malaj vuri në dukje faktin se Ministria e Financave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e pavarura dhe ato qeveritare, ka bërë përparime të rëndësishme sa i përket: programimit makroekonomik; monitorimit të risqeve fiskale dhe planifikimit të integruar të buxhetit; mobilizimit të të ardhurave; praktikave të kontabilitetit; kontrolleve të brendshme financiare publike dhe mbikëqyrjes së jashtme.

“Këto arritje reflektojnë angazhimin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar. Një sistem i shëndoshë i menaxhimit të financave publike, jo vetëm që mbështet stabilitetin ekonomik, por gjithashtu ndërton besimin në institucionet publike. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, mbetet me rëndësi”, tha z. Malaj.

Një dokument përmbledhës mbi arritjet kryesore të MFP-së u përgatit gjatë muajit Maj 2024 dhe i është përcjellë Delegacionit të BE-së, si një nga 4 kushtet e përgjithshme për disbursimin e mbështetjes buxhetore sektoriale.

Gjatë takimit të Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave publike u diskua edhe mbi raportet e vlerësimit nga Partnerët Ndërkombëtarë, si Vlerësimi SIGMA; Vlerësimi PEFA si dhe Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP).

Previous Kuvendi miraton ligjin “Për shërbimin e kërkim – shpëtimit”, ministri Vengu: Shqipëria ka detyrim të ofrojë shërbim të besueshëm dhe efikas