Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pret në takim kryetarin e Kryesisë së OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme, Çështjet Evropiane dhe Tregtinë i Maltës, Ian Borg - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pret në takim kryetarin e Kryesisë së OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme, Çështjet Evropiane dhe Tregtinë i Maltës, Ian Borg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim Kryetarin e rradhës së OSBE-së, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punët e Jashtme, Çështjet Evropiane dhe Tregtinë të  Maltës, Ian Borg.

Ministri Hasani vlerësoi punën e palës malteze në krye të OSBE-së.

“Në Këshillin e ardhshëm Ministror të OSBE-së në Maltë, më 4-5 dhjetor, e shohim si përparësi që diskutimet tona të fokusohen në përmbushjen e misionit kryesor të organizatës për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në rajon, sidomos në prag të 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit”, nënvizoi Ministri Hasani.

Dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në mbështetjen e vazhdueshme të Maltës ndaj axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë.

“Përkushtimi ynë  në axhendën e anëtarësimit u konfirmua me nisjen e negociatave të anëtarësimit për grupkapitullin e parë. Ky ishte një sinjal i shumëpritur nga BE dhe shtetet anëtare, duke theksuar se procesi duhet të mbështetet në meritë dhe të ketë parashikueshmëri, në mënyrë që zgjerimi të rifitojë kredibilitetinsi një nga politikat më të suksesshme të BE”, tha kryediplomati shqiptar.

Kryesuesi i OSBE-së, Ian Borg u shpreh se “Një proces transparent, gjithëpërfshirës zgjedhjesh në rajonin e OSBE-së, është themeli i besimit domokratik. Mbetemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë, për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhor në përputhje e standartet e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e tyre”.

Gjatë fjalës së tij nga Mnistria për Evropën dhe Punët e Jashtme, zoti Borg, vlerësoi rolin  dhe punën e ministrit Hasani, gjatë drejtimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së “Keni dhënë kontribute të jashtëzakonshme në OSBE në vitin 2020, kur ishit në kryesim të Oganizatës, e duke lundruar në sfida të pashembullta, përfshirë dhe atë të pandemisë të COVID-19.

Pavarësisht këtyre pengesave, ishte një kryesim tejet i suksesshëm, që në fakt forcoi angazhimin tonë në fusha kyçe të Oganizatës. Dhe natyrisht, u mbështet nga lidershipi i dedikuar  nga  ju vetë, ministër Hasani, në atë kohë Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.”.

Previous Ministrja Koçiu: Figura të reja profesionale për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore në Shqipërinë evropiane 2030