Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për vitin 2025.
Në këtë projektbuxhet jemi përpjekur maksimalisht që të integrojmë më së miri zhvillimin ekonomik me kulturën.
Një projektbuxhet i cili parashikon mbështetje të konsiderueshme për të gjithë sektorët e MEKI.
– 56 MLD lekë për vitin 2025!
– 15% më shumë për Sigurimet Shoqërore;
– 18.2% rritje e financimeve të huaja për investime;
– 4.5% më shumë mbështetje për kulturën;
– 20% rritje për grantet e Artit dhe Kulturës;
– 18% rritje për Arsimin Profesional me fokus në rikonstruksionin e shkollave;
– 60% rritje për inovacionin.