Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Tetor 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për 10-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 589 miliardë lekë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 517 miliardë lekë.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 10-mujorin 2024:
Të ardhurat totale, për periudhën 10-mujore, arritën në rreth 589 miliardë lekë ose 99.8 % e planit të periudhës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 58 miliardë lekë më shumë ose 11 % më shumë se 10 mujori i vitit 2023.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën Janar- Tetor 2024, arritën shumën 513 miliardë lekë, me realizim 99.98 % të planit për 10-mujorin e vitit 2024. Krahasuar me 10-mujorin 2023, janë mbledhur 46 miliardë lekë ose 10% më shumë.
Të ardhurat doganore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 190.4 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë ose 6.4 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe realizim 98.3 % të planit të të ardhurave doganore për 10-mujorin e vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import për 10-mujorin rezultojnë 128 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 6% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe realizim 98% të planit për 10-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 52.5 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 9.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe arritje e planit të akcizës në masën 99.3 % për 10-mujorin 2024.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, me një realizim në masën 105% kundrejt planit për 10-mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 7.4 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.5% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 10-mujorin 2024 u realizuan në masën 189 miliardë lekë, 21 miliardë lekë ose 12.6 % më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 10 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 1.6 miliardë lekë më shumë ose 0.9 % më shumë se plani.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 49 miliardë lekë, 8.7 miliardë lekë ose 21.7 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe 1 miliardë lekë ose 2.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 10-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 10-mujore 2024 janë 19.6 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 24 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe 137 milionë lekë ose 0.7 % më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 10-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 47 miliardë lekë, 182 milionë lekë ose 0.4 % më shumë se plani i 10 -mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 54.9 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 10-mujori 2023, si dhe 457 milionë lekë ose 0.8 % më shumë se plani i 10-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 10-mujore 2024, u realizuan në masën 37.8 miliardë lekë, 6.7 miliardë lekë ose 21.6 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe realizim 99.99 % të planit për 10-mujorin 2024.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 133.4 miliardë lekë, 13.4 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe realizim 101 % të planit për 10 – mujorin 2024.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 517 miliardë lekë me një realizim në masën 91.7 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.1 përqind më i lartë ose rreth 33 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 70.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 67.0 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.
Shpenzimet korente, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 462.9 miliardë lekë. Ky zë ka rezultuar 8.1 përqind më i lartë ose rreth 34.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.