Ministri Blendi Gonxhja së bashku me zv. Kryeministren Belinda Balluku, Ministrat Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara kryesuar nga Fiona McCluney, shefe e misionit të OKB në Shqipëri, zhvilluan takimin vjetor të Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv Shqipëri – OKB, ku analizuan performancën vjetore të projekteve të përbashkëta për vitin 2024 dhe shtjelluam planet për vitin e ardhshëm e në vijim.
U nënvizuan arritjet kyçe të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si:
– Zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2023-2030 me 16 masa prioritare;
– Përfshirja e sistemit dual në 8 shkolla profesionale, duke lidhur teorinë me praktikën e biznesin;
– Programi i Garancisë për Rininë: 1,500 të rinj të mbështetur, 800 në punësim ose aftësim;
– Rritje e sigurisë dhe shëndetit në punë;
– Strukturë e dedikuar për inovacionin dhe promovimin e aktiviteteve inovative;
– Analiza të tregut të punës dhe mbështetje për sektorët si ICT, turizmi dhe mikpritja;
– Modernizimi i sistemit të doganave, reduktimi i kohës së procedurave dhe zgjerimi i korridoreve të gjelbra CEFTA;
– Strategjia e re për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2024-2030.
Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë kemi hedhur hapa të rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor, rritjen ekonomike dhe progresin drejt Integrimit Europian.