Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Një gjë e tillë u bë e ditur nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, në komunikimin për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Ministri Malaj tha se nga miratimi i aktit normativ do të përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh.
Procesi i rimbursimit të fondeve do të përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2024 dhe për mbarëvajtjen e tij do të ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Gjatë fjalës së tij, Ministri theksoi faktin se qeveria shqiptare ka patur që në fillim vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde te profesionistët e lirë.
“Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si do të duhet të vepronim me kthimin e këtyre fondeve. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte që efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime. Megjithatë, qeveria shqiptare, nëpërmjet këtij akti normativ, mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve te profesionistët e lirë. Por, nga ana tjetër, edhe ndonjë detyrim eventual, i cili është regjistruar gjatë kohës që ligji ishte në fuqi, u shuajt për profesionistët e lirë”, u shpreh z. Malaj.
I pyetur nga mediat nëse është menduar për një tjetër skemë tatimi për kategorinë e profesionistëve të lirë, Ministri i Financave tha se, bazuar edhe në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave që pritet të miratohet së shpejti dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, qeveria shqiptare do të bëjë një vlerësim të të gjithë përjashtimeve apo normave të reduktuara tatimore të cilat janë në fuqi, vlerësim që do të ndikojë në vendimmarrjen nëse këto përjashtime do të vazhdojnë të qëndrojnë ose nëse do të duhet të rishikohen.

Previous Dialgu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE