Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja: Sot miratuam bonusin më të madh të fundvitit për të gjithë 724,933 pensionistët!
– 511,173 pensionistë me pension deri në 20,000 Lekë përfitojnë 150 Euro / 15,000 Lekë.
– 213,760 pensionistë me pension mbi 20,000 Lekë përfitojnë 100 Euro / 10,000 Lekë.
– Të gjithë 65,763 pensionistë invalidë, 44,561 pensione familjare dhe 2,900 pensione të parakohshme të ushtarakëve përfitojnë bonusin e plotë prej 15,000 Lekë!
– Kjo paketë përfshin edhe 91,000 pensione fshati, me rritje domethënëse që arrin deri në 66.3% efektin e bonusit vjetor për kategorinë familjare në fshat.
– Me një fond prej 100 milionë euro, ky bonus ka një ndikim të ndjeshëm, duke rritur mesatarisht:
• 9% pensionin prej 15,000 Lekësh
• 13% pensionin social
• 35% pensionin familjar