Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, mbështetur në nenin 31 të Ligjit 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, dhe VKM nr. 345, dt. 24.4.2020 në zbatim të tij, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpall thirrjen për shprehjen e interesit për profesionistë dhe ekspertët shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, Belgjikë.
Thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike dhe çdo qytetar shqiptar – profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë Thirrje sipas pozicioneve të punës të hapura për rekrutim, si më poshtë vijon.
- DIMENSIONI I ÇËSHTJEVE POLITIKE (neni 31/1/3 i Ligjit 23/2015)
1. Pozicioni: Zëvendës Ambasador, Diplomat me gradë Ministër Fuqiplotë, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Kandidati duhet të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike në Shërbimin e Jashtëm dhe të mbajë gradën personale jo më pak se Ministër Këshilltar, ose të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm dhe gradën, të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të ketë pasur pozicion drejtues, për jo më pak se 4 vjet, në një nga strukturat e Shërbimit të Jashtëm ose krahasueshëm me të, me preferencë në përfaqësitë diplomatike të RSH pranë vendeve anëtare të BE-së ose organizatave ndërkombëtare, ose në strukturat e institucioneve qëndrore të vendit
- Të ketë aftësi të spikatura drejtimi, organizimi, komunikimi dhe menaxhimi strategjik
KRITERET SPECIFIKE
- Të zotërojë njohuri të konsoliduara mbi Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij, politikën evropiane në tërësi dhe ato për Shqipërinë dhe /ose për Ballkanin Përendimor, përfshirë procesin e zgjerimit ose
- Të zotërojë nivel të lartë të njohurive profesionale në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian ose
- Të zotërojë njohuri mbi mekanizmat dhe instrumentet financiarë të Bashkimit Evropian, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose ngjashëm në organizata të tjera ndërkombëtare, dhe ose të axhendës së politikave dhe reformave të Shqipërisë ose Bashkimit Evropian, për të mbështetur progresin për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Nën autoritetin e Kreut të Misionit dhe në përputhje me drejtimin dhe udhëzimet e tij, ofron këshillim, mbështetje, si dhe koordinon punën e ekipit në tërësi, në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
2. Pozicioni: Diplomat me gradë Sekretar i Parë deri në Ministër Këshilltar, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Kandidati duhet të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, dhe të mbajë gradën personale jo më pak se Sekretar i Parë.
- Të ketë pasur eksperiencë pune në përfaqësitë diplomatike, me preferencë në misionet/ambasadat e RSH-së pranë vendeve anëtare të BE-së ose pranë organizatave ndërkombëtare
- Të ketë aftësi të spikatura komunikimi, shkathtësi hartimi pozicionesh/qëndrimesh dhe informacionesh, rekomandimesh (me vlerë për MEPJ, MSHKN dhe strukturën kombëtarë të negociatave për anëtarësim), si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon marrëdhëniet politike me strukturat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian – Presidencën dhe Këshillin – , në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
3. Pozicioni: Diplomat me gradë Sekretar i Parë deri në Ministër Këshilltar, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë punë në fushën e marrëdhënieve me jashtë ose të integrimit evropian e politikës publike, marrëdheniet parlamentare e ndërinstitucionale, marrëdhenieve politike, brenda ose jashtë vendit. Përbën avantazh eksperienca e punës në shërbimin e jashtëm, institucionet qëndrore të administratës publike, dhe/ose në organizatat ndërkombëtare, ose organizata me eksperience në fushën e marrëdhënieve parlmanetare, shkencave politike, politikës evropiane.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, konceptimi të dokumentacionit shkresor, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon marrëdhëniet me Parlamentin Evropian, përfshirë çështjet që lidhen me Komitetin parlamentar të MSA, në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës. Kujdeset për çështje specifike të organizimit të aktiviteteve të Misionit.
4. Pozicioni: Diplomat me gradë emërimi Këshilltar, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse në vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 7 vjet, brenda ose jashtë vendit, dhe jo më pak se 3 vjet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare apo politikës së jashtme, të sigurisë dhe ose marrëdhënieve me jashtë të vendit dhe ose Bashkimit Evropian, ose më gjerë të marrëdhënieve institucionale dhe politike. Përbën avantazh eksperienca e punës në institucionet qendrore të administratës publike shqiptare dhe ose në organizatat ndërkombëtare, ose organizata me eksperience në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ato të politikës së jashtme, të sigurisë dhe ose të marrëdhënieve me jashtë të vendit dhe ose Bashkimit Evropian
- Të ketë aftësi të mira vetë-organizimi, komunikimi, shkathtësi hartimi pozicionesh/ qëndrimesh dhe informacionesh, rekomandimesh me vlerë (për MEPJ, MSHKN dhe strukturën kombëtarë të negociatave për antarësim), si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon çështjet e lidhura me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe ato të Marrëdhënieve nga jashtë të Bashkimit Evropian për (Grupkapitullin VI “Marrëdhëniet me jashtë”).
5. Pozicioni: Diplomat me gradë Sekretar i Dytë deri në Këshilltar, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomën e arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropine në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vjet eksperiencë pune dhe jo më pak se 3 vjet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhëniet me jashtë apo politikës së jashtme, apo të protokollit, komunikimit publik e medias.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi të komunikimit publik dhe outreach, shkathtësi hartimi deklaratash, qëndrimesh e ngjashëm, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar profesionale angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon të gjitha cështjet që lidhen me shtypin, mediat dhe komunikimin, outreach, si dhe protokollin në Mision, përfshirë detyra specifike sipas përshkrimit të detajuar të punës.
***
- DIMENSIONI I POLITIKAVE SEKTORIALE (neni 31/2 i Ligjit 23/2015)
1. Pozicioni: Koordinator, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Ministër Këshilltar për dimensionin (ekipin) e politikave sektoriale, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca ekonomike, politike, marrëdhënie ndërkombëtare, juridike ose sociale, apo studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 10 vite eksperiencë pune
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në administratën publike (Shërbimin Civil apo funksionar/punonjës publik) në institucione si Kryeministria (Sekretariati i Bashkimit Evropian etj.), ministritë e linjës dhe/ose në institucione të tjera publike (Drejtoritë e Integrimit apo të politikës publike sektoriale), ose në organizata ndërkombëtare në fushën evropiane, ose në organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm me fushën e politikave dhe veprimtarisë së institucioneve si më sipër, sa i përket politikave publike sektoriale të vendit ose Bashkimit Evropian, apo në procesin e anëtarësimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian apo studimeve evropiane ,
- Të ketë aftësi të mira organizimi, drejtimi të punës në ekip, komunikimi dhe ndërveprimi ndërinstitucional, shkathtësi, aftësi hartimi pozicionesh/qëndrimesh dhe informacionesh, rekomandimesh me vlerë (për Ambasadorin, MSHKN, strukturën kombëtare të negociatave për anëtarësim dhe MEPJ), si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë eksperiencë të dallueshme pune në koordiminim, hartimin ose monitorimin e politikave publike sektoriale/ndërsektoriale zhvillimore, apo në përfaqësimin në bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsektoriale e ngjashëm.
- Të zotërojë njohuri të konsoliduara në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave ose
- Të zotërojë njohuri të konsoliduara mbi Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij, politikën evropiane në tërësi dhe ato për Shqipërinë dhe /ose për Ballkanin Përendimor, përfshirë procesin e zgjerimit ose
- Të zotërojë njohuri mbi mekanizmat dhe instrumentet financiarë të Bashkimit Evropian, apo njohuri në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose ngjashëm në organizata të tjera ndërkombëtare, dhe ose të axhendës së politikave dhe reformave të Shqipërisë ose Bashkimit Evropian, për të drejtuar ekipin – dimensionin e politikave publike në Mision, në mbështetje të Strukrurës së Negociatave për Antarësim të Shipërisë, dhe integrimit të përshpejtuar.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Nën autoritetin e Kreut të Misionit, dhe në përputhje me drejtimin dhe udhëzimet e Kryenegociatorit për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ofron këshillim, mbështetje teknike, koordinon punën e dimensionit (ekipit) të politikave sektoriale në tërësi, si dhe mbulon marrëdhëniet me Komisionin Evropian, Komitetin e Rajoneve dhe Komitetin Social Ekonomik Evropian, si dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
2. Pozicioni: Ekspert, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Këshilltar, për konvergjencën, politikat e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin rajonal dhe lokal evropian, dhe instrumentat financiar të zhvillimit të Bashkimit Evropian, në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca ekonomike, juridike ose sociale, studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në profesion dhe jo më pak se 3 vite eksperiencë në shërbimin civil apo funksione/detyra publike në institucionet përgjegjëse për zhvillimin, zhvillimin rajonal, atë lokal dhe/ose instrumentat financiar të Bashkimit Evropian dhe/ose organizatave ndërkombëtare ose organizata të tjera publike dhe jopublike brenda ose jashtë vendit (sidomos evropiane) me eksperiencë të ngjashme.
Cdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian apo ato rajonale/lokale, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh
KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë njohuri të mira nëlnë fushën e pabarazive në zhvillim, dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe lokal vendase ose evropiane, apo
- Të këtë njohur të mira të qeverisjes territoriale dhe asaj shumënivelëshe (nga poshtë – lart), apo
- Të ketë njohuri të mira mbi partneritetet, bashkëpunimin për zhvillim, bashkëpunimin rajonal e atij lokal, ose
- Të ketë njohuri të mira të mekanizmave dhe instrumentave financiarë të zhvillimit të Bashkimit Evropian apo të vendit tonë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian mbi konvergjencën, politikat e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin rajonal dhe lokal evropian, dhe instrumentat financiar të zhvillimit të Bashkimit Evropian, si dhe në marrëdhënien me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Evropian, në mbështetje të Strukturës Kombëtare të Negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
3. Pozicioni: Ekspert, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës” – Grupkapitullin I ‘Themelorët’, në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të ketë diplomë të arsimit të lartë të paktën Master Shkencor në shkenca juridike ekonomike, politike ose sociale, studime evropiane
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca juridike, ekonomike, politike ose sociale, studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperiencë në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione si Ministria e Drejtësisë, Institucionet e Pavarura të Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Fakultete të Drejtësisë ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën e të shtetit të së drejtës dhe veprimtarisë së institucioneve si më sipër
Cdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë njohuri të mira në koordiminim, hartimin ose monitorimin e politikave dhe reformave në shtetin e së drejtës ose me gjerë me Grupkapitullin e I-rë “Themeloret” ose
- Të ketë njohuri të mira në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave dhe reformave për luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij ose
- Të ketë njohuri të mira për institucionet dhe politikat evropiane në “Themeloret” ose bashkëpunimin me institucionet evropiane në këtë fushë, ose në organizatat ndërkombëtare ngjashëm.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian, në lidhje Grupkapitullin I ‘Themelorët’, me fokus në “Shteti i së drejtës”, në mbështetje të Strukturës Kombëtare të Negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
4. Pozicioni: Ekspert, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Këshilltar, për zhvillimin rural, bujqësinë (peshkimin), agroturizmin dhe turizmin në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkencat bujqësore-agronomike, ekonomike, turizëm, juridike ose sociale, ose studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperiencë në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor ose Fakultete të Turizmit, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën zhvillimit rural, bujqësisë (peshikimit), agroindustrisë, agroturizmit dhe turizmit
Cdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë njohuri të mira në koordiminim, hartimin ose monitorimin e politikave të lidhura me zhvillimin rural, bujqësinë, (peshkimin), agroindustrinë, agroturizimin ose turizmin ose
- Të ketë njohuri të mira të lidhura me bashkëpunimin bujqësor, tregun bujqësor apo të turizimit vendas apo evropian, eskportet, zinxhirin e vlerës e ngjashëm
- Të ketë njohuri të mira lidhur me politikën e përbashkët bujqësore e rurale të BE-së, apo mekanizmat dhe instrumentat përkatës financiarë të Bashkimit Evropian.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian mbi politikën e përbashkët rurale bujqësore (peshkimin), agroindustrinë dhe zinxhirin e vlerës, agroturizmin, në mbështetje të Strukturës Kombëtare të Negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
5. Pozicioni: Ekspert, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Këshilltar, për Tregun e Brendshëm të BE-së dhe konkurrueshmërinë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
- KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca ekonomike, juridike ose sociale, studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperience në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione të sistemit të Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve të pavarura të tregut apo ato për zhvillimin ekonomik, Ministria e Financave, Fakultetet e Ekonomisë, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën tregut evropian, rajonal dhe atij vendas, konkurueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse, tregëtisë, lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, punëtorëve, kapitalit, e ngjashëm
Cdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes ekonomike të integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
- KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë njohuri të mira në koordiminim, hartimin ose monitorimin e politikave të lidhura me zhvillimin e tregut vendas, tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian dhe nxitjen e konkurrueshmërisë dhe rritjen gjithëpërfshirëse ose
- Të ketë njohuri të mira në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, tregëtinë, eksportet dhe politikën ekonomike evropiane ose
- Të ketë njohuri të mira në lidhje me mekanzimat dhe instrumentat evropian, programet për tregun, nxitjes dhe mbështetjes së biznesit, internacionalizimit, zinxhirit të vlerës e ngjashëm.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian mbi politikat e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse, si dhe në marrëdhënien me Komitetin Social Ekonomik Evropian, në mbështetje të Strukturës Kombëtare të Negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
6. Pozicioni: Ekspert, me status të barazvlershëm të diplomatit me gradë Këshilltar, për ndërlidhjen (transport dhe digjitale), energjinë, industrinë, rritjen e gjelbër, në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian |
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca inxhinierike, ekonomike, juridike ose studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
- Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperience në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Fakultetet përkatëse të Inxhinierisë dhe Ekonomisë, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën e ndërlidhjes, infrastrukturës vendase, rajonale apo pan europiane, transportit, energjisë, industrisë dhe rritjes së gjelbër (të qëndrueshme)
Cdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes ekonomike të integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
- Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtyare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE
- Të ketë njohuri të mira në koordiminim, hartimin ose monitorimin e politikave ose projekteve të lidhura me zhvillimin e transportit, ndërlidhjes, energjisë, industrisë, rritjen e gjelbër.
- Të ketë njohuri të mira në lidhje me politikën evropiane të ndërlidhjes, Acquis të BEsë në fushën e transportit, energjinë apo të rrjeteve paneuropiane dhe rritjen e gjelbër apo lidhur me mekanizmat dhe instrumentat financiarë të Komisionit Evropian në këto drejtime.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Mbulon këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me institucionet e BE mbi politikat e transportit, ndërlidhjes, energjisë, industrisë, rritjes së gjelbër, në mbështetje të Strukturës Kombëtare të Negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me përshkrimin e detajuar të punës.
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Thirrja për shpallje interesi bëhet përmes njoftimit të hapur, i cili do të publikohet gjerësisht në mjetet e komunikimit publik, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kandidaturat do t’i nënshtrohen një procesi shyrtimi paraprak lidhur me pranueshmërinë në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë Thirrje dhe vlerësimit dhe intervistës nga Komisioni i Posaçëm Ndërinstitucional përzgjedhës.
Në përfundim të procesit, kandidatët fitues do të emërohen nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) për procedurat sipas nenit 31/1/2 të Ligjit 23/2015, dhe ministri përgjegjës për fushën që do të mbulojë kandidati fitues (për dimension (ekipin) e politikave sektoriale, për procedurat sipas nenit 31/2 të Ligjit 23/2015 dhe VKM nr. 345, dt. 24.4.2020 në zbatim të tij.
DOKUMENTET QË DUHEN PARAQITUR
- Jetëshkrimi;
- Dëshmitë e formimit akademik dhe të trajnimeve profesionale;
- Vërtetimin përkatës të eksperiencës profesionale në përputhje me kriteret e përgjigjshme dhe posaçme;
- Dokumente që dëshmojnë njohjen e gjuhës angleze apo çdo gjuhë tjetër;
- Vërtetim/Dëshmi të gjendjes gjyqësore
- Letër motivimi, anagzhimi për të punuar pranë Misionit të RSH-së pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë.
AFATI PËR APLIKIM
Aplikimet si dhe dokumentet duhet të paraqiten jo më vonë se data 17 dhjetor 2024 në adresën elektronike dr.burimetnjerezore@mfa.gov.al, ose me postë apo dorazi, në adresën:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Nr. 6, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, me shënimin “ShqipëriaBE2030”.
Për dokumentet e paraqitura me postë, prova e dërgesës në kohë është vula e postës mbi zarf.
Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen individualisht për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të saj.
KUSHTET E PUNËS DHE TRAJTIMI
Kandidatët e përzgjedhur do të gëzojnë, gjatë detyrës së tyre pranë Misionit të RSH pranë Bashkimit Evropian, statusin diplomatik.
Trajtimi financiar parashikohet sipas legjislacionit në fuqi për Shërbimin e Jashtëm, VKM 324, dt 31.5.2023, dhe shtesave financiare në përputhje me praktikat në fuqi.