Vlorë, Aeroporti Ndërkombëtar drejt finalizimit të punimeve në disa pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së tij - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vlorë, Aeroporti Ndërkombëtar drejt finalizimit të punimeve në disa pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së tij

Si sot, tre vjet më parë nisi jetësimin në terren Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, një vepër madhore për të gjithë shqiptarët.

“Këtu, ku ne ndodhemi, është ndërtuar dhe aerodromi qysh në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër, ne sot fillojmë një histori të re.” – u shpreh Kryeministri Rama në ditën e nisjes së punimeve, të cilat sot po ecin me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Edhe këtë 28 nëntor, Kryeministri Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku.

“Ndodhemi në kanterin e Aeroportit të Vlorës. Tashmë jemi në fazat finale të ndërtimit, këtu, i kemi vendosur punët në vijë. Në krahun tonë të majtë është pista prej 3.2 kilometër ashtu siç kemi thënë. Siç e shikoni janë të gjitha makineritë në operacion në këto momente. Jemi në fazën e shtrimit të stabilizantit për të kaluar pastaj  tek të gjitha shtresat e tjera, çmimentato e deri sa të shkojmë tek asfalti special që përdoret për pistën.Këtu jemi pjesën e ndërtesave të zjarrfikësve. Përpara kemi kullën. Kulla është tashmë pothuajse e përfunduar, janë bërë të gjitha ndarjet, në ndërkohë që pjesa e kupolës së sipërme  është e prodhuar dhe vjen e gatshme për t’u montuar. Kemi disa afate që i kemi vendosur në kalendar.” – detajoi Zv/kryeministrja Balluku, teksa shpjegoi edhe zona problematike të ndërtimit për shkak të gjeologjisë së vështirë.

“Jemi në një zonë që jemi dy metra e pak nën nivelin e detit, kështu që i gjithë terreni, jo vetëm pista është ngritur me 2.7 metra nga niveli fillestar i të gjithë fushës. Kjo ka qenë një fushë aerodromi militare e ndërtuar në fillim të viteve ’20 ashtu siç ne  e dimë, ndërkohë që është mbyllur e gjithë pjesa e drenazhimit, duke qenë se zona është nën ujë, pavarësisht lartësisë që ne i kemi dhënë dhe çfarë është më e rëndësishmja është mbyllur e gjithë pjesa e rrethimit, i cili duhet të përmbushë parametrat.”

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, teksa theksoi se ajo duhet intensifikuar në vijim. “Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshishet në aktivitetin e aeroportit dhe në akvitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj  me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do vijnë nga prania e aeroportit, por është shumë e rëndësisshme; ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë, natë-ditë.” – u shpreh ai.

Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë.

Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.

Previous Shqipëria kremton 112 vjet pavarësi!