Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin për Informimin e Qytetarëve, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-2
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Asiston në procesin e informimit të qytetarëve përmes menaxhimit të kanaleve dhe proceseve të drejtpërdrejta të komunikimit digjital ose jo, të shkruar ose on-line, në përputhje me misionin e Agjencisë për të informuar dhe komunikuar me publikun;
- Asiston në zbatimin e planeve dhe ndjekjen e hapave të nevojshëm për organizimin dhe koordinimin e fushatave të informimit publik, të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave;
- Organizon një program periodik të vizitave në godinat e institucioneve publike me itinerar dhe program të aksesueshëm për qytetarët dhe, në veçanti, për fëmijët/të rinjtë/shkollat;
- Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e proceseve
të informimit të qytetarëve; - Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup, përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët;
- Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të punës.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet pozicioni për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 30.12.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.