Abu Dhabi, nënshkruhet marrëveshja strategjike trepalëshe në fushën e energjisë mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Abu Dhabi, nënshkruhet marrëveshja strategjike trepalëshe në fushën e energjisë mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

U nënshkrua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, – bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Më herët, gjatë fjalës së tij në Samit, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kkryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

Previous Nënshkruhet marrëveshja për reduktimin e kohës për pajisjen me dokumenta biometrikë