Fier, Parku Fotovoltaik “Blue 1” me kapacitet 50 MW, në funksion të plotë për prodhimin e energjisë diellore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fier, Parku Fotovoltaik “Blue 1” me kapacitet 50 MW, në funksion të plotë për prodhimin e energjisë diellore

Parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 MW ështëvënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar, nëpërmbushje të politikave të ndërmarra nga qeveria për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.

Ky rajon përfiton nga niveli i lartë i rrezatimit diellor, duke e bërë atë një vend ideal për prodhimin e energjisë diellore.

Blue 1” është impianti më i madh fotovoltaik privat në rajon që shtrihet në një sipërfaqe prej 78 hektarësh dhe është i pajisur me teknologji diellore të avancuar: Panele Bifacial dual-glass monocrystalline (665W) dhe ”Trackers” me një bosht, të cilët lejojnë që paneli të ndjekë diellin ndërsa lëviz nga lindja në perëndim.

Që nga fillimi i funksionimit të tij në  maj 2024, deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë MWh. Energjia e prodhuar tregtohet në treg të lirë nga vetë prodhuesi.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Fier, u ndal në këtëpark për t’u njohur me ecurinë e impiantit, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Balluku.

Këtu jemi parkun Blue 1, një projekt i financuar ngainvestitori privat prej 50 megavat MWh, i vendosur njësipërfaqe 78 hektarë dhe funksion plotë, duke nisur ngamaji i vitit 2024. Nga 2024 dhe deri sot ka prodhuar 77 mijëmegavat MWh. Është një nga projektet mëdha edhe rajon, përsa i përket projekteve prodhimit energjitik diellor vetëfinancuar dhe për thënë drejtën është kthyer një ngaprojektet shembull për gjithë sektorin energjitik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime tjeradhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisurnga puna.

Ndërkohë, Kryeministër diçka shumë rëndësishme do donim rikujtonim, është gjithë pjesa  e shtimit kapaciteteve energjinë e rinovueshme Republikën e Shqipërisë, bazuar eficensën e energjisë, kështu i kujtojmë gjithëqytetarëve kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e panelevediellore. Kemi 2000 njësi disponueshme dhe ashtu siç patëmsukses thirrjen e parë, shpresojmë shumë këto 2000 njësi ezaurohen sa parë dhe përdoren nga qytetarët përngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% faturave.shpjegoizv/Kryeministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Balluku.

”Blue 1” ka krijuar partneritete kyçe dhe ka nënshkruar marrëveshje me aktorë të rëndësishëm në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të energjisë, të cilët zgjerojnë aksesin në treg.

Previous Spitali pediatrik i Specialiteteve, një derë e re në infrastrukturën e transformuar të QSUNT