Me talentet shqiptare në fushën e teknologjisë që drejtojnë biznese reale me produkte mbresëlënëse - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Me talentet shqiptare në fushën e teknologjisë që drejtojnë biznese reale me produkte mbresëlënëse

Më shumë se 150 talente shqiptare në fushën e teknologjisë, kanë kthyer vizionet e tyre në biznese reale, e sot prezantojnë me krenari produkte mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me startup-etshqiptare, të cilat sot shënojnë në të gjithë vendin 2000 tëregjistruara, që kanë një pasaportë, ndërsa 4500 subjekte operojnë në fushën e IT me rreth15 mijë të punësuar. Këto shifra u paraqitën gjatë takimit nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, e cila theksoi ndër tëtjera se eksportet e shërbimeve të IT përbëjnë rreth 200 milionëeuro.

Mes të rinjve bashkëbisedues shin edhe fituesit e Startup Grant2024 dhe 86 startup-e të reja që sot morën lajmin se janë fitues dhe do të financohen nga thirrja Startup Grant 2025 këtë vit.

Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje dhe shumë faleminderit. Më pëlqeu shumë duartrokitja se ishte shumë bio dhe është e vërtet që ne sot kemi këtu 89 fitues të programit por është po kaq e vërtet që ne jemi të vetëdijshëm që programi duhet zgjeruar më tutje.

Në ndërkohë jo më larg se dje unë pashë një audit analitik për çfarë ka ndryshuar platforma e-Albania në jetën e shqiptareve dhe më mbeten në mend tre të dhëna. E para që nga platforma i janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total, që përndryshe do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet që kanë marrë në gjithë këto vite. Analiza është shumë interesante dhe shumë e detajuar, që nga karburanti, distancat etj. E dyta që më mbeti në mendje është që janë kursyer 75 milionë fletë letre që nuk është pak. Por e treta që është më domethënësja edhe për sa i takon impaktit që ka teknologjia digjitale është që koha e kursyer, përfytyroheni tani se çfarë kohe është kursyer, 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është habia e madhe dhe bekimi po ashtu i teknologjisë për vende si vendi ynë që në rastin e kontaktit me teknologjinë dhe në marrjen e shërbimeve që teknologjia ofron, ka mundësinë të bëjë kapërcime historike të një natyre që s’do i bënte dot kurrë pa teknologjinë. Fjala vjen, ne s’do arrinim dot kurrë që në një kohë kaq të shkurtër të krijonim një administratë publike e cila të ishte në gjendje që shërbimet që bën e-Albania t’i bënte me të njëjtën transparencë, me të njëjtën shpejtësi, me të njëjtën korrektesë. E pamundur!

Dhe në ndërkohë progresi deri në shfaqjen e fuqisë së teknologjisë digjitale ka qenë një progres linear. Tani jemi në epokën e progresit eksponencial. Nëse në kohën e progresit linear kalimi nga një makinë daktilografie në një tjetër kërkonte disa vjet, pastaj aksesi te ai produkt për ata që ishin më të varfër kërkonte shumë e shumë kohë, aq shumë kohë sa vendeve më pak të zhvilluara dhe më të varfëra iu mbeteshin në të vërtetë makinat daktilografike që të tjerët nxirrnin jashtë përdorimit.

E njëjta histori me kompjuterët në fillim. Për shembull mua më kujtohet kur unë u bëra ministër kulture, në ministrinë e Kulturës në 1998 kishte një zyrë që ishte zyra e daktilografimit dhe aty shkonin të gjitha shkresat për tu daktilografuar ose shkonin të shkruara më dore ose shkonin ata që do bënin shkresën dhe e recitonin atje, ishin tre gra që daktilografonin dhe ishin tre makinat daktilograike shumë të lodhura dhe tek ë se ë ishte sajuar me forca të brendshme se makina orgjinale nuk e kishte ë, te ë ajo shigjeta që godiste letrën bënte vrima dhe kur e mërrje shkresën, shkresa ishte poroze sepse ishte e mbushur me vrimat e ë. Dhe unë kisha kujtesën e freskët nga një ekspozitë që kisha bërë në Gjermani ku në një qendër kulture, ku sapo kishin ardhur kompjuterë ku Deutsche Bank po i nxirrte jashtë përdorimit dhe po ia falte qendrave kulturore në gjermani që s’kishin.

Mora dhe unë një daktilografikste dhe ja bëra një letër drejtorit të Deutsche Bank me ato goditje dhe i thashë kjo letër po ju vjen nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, po patët mundësi na jepni dhe neve disa kompjuterë. Pastaj ambasada gjermane erdhën më kontaktuan, më sollën dhe ajo letra nuk e di ku është tani por të paktën në atë kohë përfundoi në murin e drejtorit të DeutscheBank në kornizë si vepër arti sepse ishte e paimagjinueshme

Sot është botë tjetër komplet. Sot pavarësisht se ne mund të jemi mbrapa në shumë gjëra, mund të shkojmë shumë më përpara se të tjerët falë teknologjisë në aspekte të caktuara. Dhe nuk është e rastit që një vend si Estonia është shumë më përpara një vendi si gjermania edhe pse kur Estonia hyri në këtë rrugë, as nuk mund të krahasohej jo me Gjermaninë por s’mund të krahasohej me asnjë vend që ishte në BE. Kështu që, këtë po e shohim konkretisht jo vetëm me e-Albania, po e shohim me negociatat.

Ne kemi tani në punë modelin e inteligjencës artificiale që bën transferimin e ligjeve dhe të gjithë atyre 250 mijë teksteve të BE-së për të cilat vendet e tjera përpara nesh kanë punësuar një armatë me përkthyes, një armatë me draftues, ndërkohë që modeli jonë e bën brenda pak minutash atë që përkthyesit, draftuesit bënin. Kroacisë vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ndërkohë që ne po e bëjmë me shpejtësi shumë të madhe dhe në harkun e 5-6 muajve ne do ta kemi të përfunduar nga pikëpamja e gjithë volumit, do ta kemi ne shqip dhe me një cilësi shumë të lartë dhe modeli çdo ditë përforcon gjithmonë e më mirë.

Po kështu me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft për një model inovativ të prokurimeve publike pa pjesëmarrjen e njeriut, që faktikisht ose më saktë që bën procesin e prokurimit publik deri në nxjerrjen e rezultatit pa pjesëmarrjen e njeriut pastaj komisioni përkatës certifikon rezultatin, kuptohet vendos. Dhe në fund fare përgjegjës për lidhjen e kontratave dhe shpenzimet publike janë njerëzit, nuk është akoma inteligjenca artificiale. Por ama është një projekt mjaft ambicioz, para ca ditësh është bërë një ëorkshop te AKSHI me përfaqësues nga 16 vende që po punojnë në këtë drejtim.

Të gjithë në fakt kanë marrë pjesë të caktuara. Ne po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bëjmë të gjithën. Është dhe shpresojmë dhe urojmë që ta kemi gati deri në fund të 2026. Ndërkohë që brenda pak kohe, nuk e di ekzaktësisht kur se po punohet e-Albania do kalojë në një tjetër nivel, ajo Diella që del aty dhe flet do bëjë gjithë shërbimin. Nuk do jetë më e nevojshme që kush hyn në e-Albania të ndjekë Diellën dhe të bëjë klikime por kjo gjë do realizohet me kërkese. Do i thuhet Diellës, dua këtë letër, quhem filani për shembull dhe gjithë punën do ta bëjë Diella, asistentit digjital. 

Thënë të gjitha këto besoj që ne po krijojmë një potencial të madh këtu brenda me ju dhe me të tjerë si ju që mund të na japin një dorë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve të qeverisjes duke përdorur bazën tonë të dhënave, se në fund të ditës ju e dini 1000 herë më mirë se unë që mësoj për shkak të detyrës që sa më shumë data, sa më shumë të dhëna aq më shumë brum për të krijuar modele që pastaj mund të na lehtësojnë procesin apo mund të na nxjerrin nëpër horizonte që as nuk i imagjinonim dot deri më parë.

Ndërkohë po flisnim para se të hynim këtu për “Ecole 42” që do të hapet së shpejt tek piramida, është një super shkollë për teknologjinë digjitale, e cila faktikisht është një shkollë jashtë sistemit klasik, është një shkollë që nuk ka ato kërkesa që kanë shkollat tradicionale, është një shkollë pa moshë, pra kushdo mund të hyjë aty, kuptohet ka një proces të vetin seleksionimi dhe është një shkollë që realisht është një nga bërthamat kryesore të revolucionit digjital që po bën Franca e cila tashmë ka dalë në pararojë të këtyre zhvillimeve.

Këto nga ana ime edhe shumë faleminderit për  durimin. Delinadonte që unë të jepja lajmin që këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria, po në fakt Delinës i takon realisht, jo vetëm që ta thotë këtë, por edhe i takon falënderimi im në sytë tuaj, për punën shumë të dobishme që ka bërë më çuarjen më tej të këtij raporti mes qeverisë dhe Startup-eve që urojë dhe shpresoj ta forcojmë dhe ta zgjerojmë dhe më shumë. Dhe mos harroni që në Shqipëri tani kemi aktiv tani parkun teknologjik “Durana” që është një park që është ekzaktësisht për ju dhe për të gjithë ata si ju, brenda dhe jashtë për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem incentivash jashtëzakonisht të favorshëm. Dhe shumë shpejt besoj vitin e ardhshëm, në fillim të vitit të ardhshëm uroj të kemi edhe godinën në Vlorë, mu në qendër të Vlorës, e cila ka hapësira të jashtëzakonshme, është fantastike për High-Tech që do të funksionojë si një park. Pra kush do të ketë hapësirë dhe kush do ketë zyra dhe kush do të zhvillojë aty produktet teknologjike do të ketë një sistem fiskal dhe një sistem incentivash komplet ndryshe nga jashtë perimetrit të godinës.

Kështu që kijeni parasysh dhe uroj shumë që deri atëherë të keni bërë zhvillime të reja se këtu shpejtësia e zhvillimit është marramendëse. Edhe nuk e harroj në bisedën e parë me Mira Muratin që po diskutonim për shpejtësinë dhe më tha diçka që ishte e frikshme. Tha: Nëse për të kaluar nga Iphone 12 te 13 është dashur një vit, për të kaluar nga një gjë tek një gjë tjetër tani që hyri Inteligjenca Artificiale do të duhet një ditë. Çfarë është e re në mëngjes, do të behët e vjetër në darkë, deri këtu do të shkojë shpejtësia e transformimit.

Shumë faleminderit dhe lum si ju që ndërkohë që transformoheni me kaq shpejtësi, transformoheni vetë dalë nga dalë se kur merresh me pikturë, për një pikturë mund të hajë edhe 6 muaj, edhe ti je 6 muaj më i vjetër dhe  ti ke bërë një pikturë. Ndërkohë që ju mund të bëni kaq shumë gjëra në 6 muaj dhe thjeshtë të jeni me më 6 muaj eksperiencë, jo më të vjetër, se keni kohë për të përdor këto fjalë.

Faleminderit!

 

***

Kryeministri Edi Rama: Kjo ëndrra është fjalë e madhe për të thënë që “Ëndrra jonë është të jemi tek Durana”. Aty është Durana, shko e futu, çfarë ëndrre është kjo. Thashë se the që “ëndrra jonë është të shkojmë në ndonjë planet që nuk e kemi zbuluar akoma”. Faleminderit për fjalët e mira që në këtë rast i takojnë Delinës, e përsëris, por një gjë që harrova pa e thënë që është fiksimi im i madh; kini parasysh që me anëtarësimin në Bashkimin Europian, fuqia mbështetëse për start-up dhe teknologjinë rritet në mënyrë eksponenciale. Faktikisht, ne nga Bashkimi Europian në gjithë këto vite, të gjitha vitet bashkë, kemi marrë mbështetje për programe të ndryshme ku hyjnë të gjitha bashkë, që është diçka më shumë se 1 miliardë euro dhe mbështetja për teknologjinë është diçka që ka hyrë vetëm tani së fundmi dhe është modeste ndërkohë që me hyrjen në Bashkimin Europian, 1 miliardë e ca euro është çdo vit dhe në këtë 1 miliardë e ca euro që është çdo vit, kini parasysh që ndryshe nga 1 miliardëshi i deritanishëm, 1 miliardë e ca i deritanishëm, ku pjesa më e madhe janë kredi, tek 1 miliardëshi i çdo viti pjesa më e madhe janë grante. Pra, ndryshimi është jo pak por ne sot jemi në mbështetje të Bashkimit Europian 90% kredi dhe 10% grant. Me futjen në Bashkimin Europian kalojmë në 90% grantdhe 10% kredi. Kreditë janë të mira, kuptohet, janë me norma interesi të ulëta por janë kredi. Kështu që, edhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë pa ndërprerje procesin e nisur me negociatat pa asnjë lëkundje, konfuzion etj, sepse është krijuar një mundësi reale, aktuale, nuk ka qenë asnjëherë që nga dallga e fundit e zgjerimit dhe faktikisht, që nga futja e Kroacisë nuk ka pasur më asnjëherë një mundësi reale për të hyrë në Bashkimin Europian. Tani është reale edhe ne jemi tek dera, vetëm duhet të përfundojmë negociatat dhe për start-up, për gjithë këtë botën tuaj do të jetë një ndryshim eksponencial i kapaciteteve tona për të mbështetur por edhe i kapaciteteve tuaja për të përfituar nga Bashkimi Europian sepse në momentin që ne hyjmë në BE, ju të gjithë jeni eligible për të gjitha fondet që ka Bashkimi Europian për teknologjinë. Pra, në qoftë se Bashkimi Europian ka një program për start-up, përtej parave që i jep çdo vendi për teknologjinë, ka programe të ndryshme që janë programe të Brukselit. Aty ju sot nuk futeni dot sepse nuk jeni pjesëtar të Komunitetit Europian të Start-up. Në momentin që ndryshon kjo gjë, ju jeni njësoj si gjithë të tjerët dhe aplikoni atje njësoj si qytetarët e tjerë të Europës. Ky është një ndryshim esencial.

Previous Shqipëria shënon sukses në vlerësimin për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë