Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisësë Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Kryeministri britanik Starmer u mirëprit në një ceremoni zyrtare, e cila vijoi me takimin kokë më kokë mes dy homologëve e më pas mes delegacioneve përkatëse.

Në kuadër të kësaj vizite dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar–Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëtanga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme te Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Robert John Abbott.

U nënshkrua gjithashtu Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillittë Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise sëMbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” nga Ministri i Mbrojtjes sëRepublikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë sëBashkuar Nicholas Robert John Abbott.