11 qershor 2025
Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëriaështë mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeveanëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrënShqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e sajnegociues mbi katër kapitujt e përfshirë nëGrupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitetKonferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet sëshpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë tërëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekindrejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janëfaktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.
Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synonpërmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhendërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhepërballimin e ndryshimeve klimatike, përmesstandardeve të larta të BE-së.
Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritettë bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më tësigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonaledhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji tëpastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisitpër gjeneratat e ardhshme.
Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetëssë qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëmtë ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjesevropiane.
Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm nëpërmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dheaftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëveekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave përanëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtëdhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, tëmatshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.