Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, ministrja Pirdeni: Trajnime në AI për 600 punonjës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, ministrja Pirdeni: Trajnime në AI për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, me një seri aktivitetesh shumëdimensionale dhe ndërvepruese për angazhim të hapur, reflektim dhe dialog vizionar duke nxitur mendim kritik në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” u hap me forumin “Inteligjenca Artificiale dhe Transformimi Digjital i Shtetit”, organizuar nën kujdesin e Ministrit së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot u prezantua marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Tony Blair për Ndryshim Global dhe organizatën Apolitical. Ky bashkëpunim synon trajnimin e mbi 600 punonjësve të administratës publike në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, me fokus në aplikimin praktik të saj në shërbim të qytetarëve dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Kjo nismë e re shënon një hap konkret drejt ndërtimit të kapaciteteve digjitale në administratë, duke u fokusuar në tematika të përshtatura me nevojat dhe sfidat e sektorit publik.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni tha se iniciativa të tilla sjellin përfitime sa më të prekshme në administratën publike.

“Është pikërisht ky fokusi i një iniciative të re, që ne e lançojmë sot, një bashkëpunim jashtëzakonisht i frytshëm midis AKSHI, me Institutin Tony Blair për Ndryshim Global (TBI) dhe Apolitical, organizata lider në fushën e ofrimit të trajnimeve të Inteligjencës Artificiale për qeveritë. Një bashkëpunim me ne, një bashkëpunim katër palësh që ka rezultuar shumë i suksesshëm për të garantuar që 600 zyrtarë publik, 100 prej tyre lider dhe 500 zyrtarë në funksione ekzekutive dhe në funksione të lidershipit të mesëm, të munden të trajnohen për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punën e tyre të përditshme.
Ne besojmë që Shqipëria tashmë i bashkohet të gjitha atyre vendeve të tjera që e shohin inteligjencën artificiale në përdorimin e përditshëm, jo vetëm si një opsion, por si një domosdoshmëri që shoqëron patjetër të gjitha përfitimet që ne marrim nga përdorimi, por mbi të gjitha duhet të jemi të kujdesshëm që ta përdorim me maturi në mënyrën se si e përdorim këtë instrument jashtëzakonisht të rëndësishëm sot”, u shpreh ministrja Pirdeni.

Eventi mblodhi së bashku ekspertë të teknologjisë dhe inovacionit, përfaqësues të institucioneve publike, partnerë ndërkombëtarë në një forum dialogu për të eksploruar mundësitë konkrete të zbatimit të inteligjencës artificiale në administratën publike shqiptare.

Sakaq paneli me temë: “Zbatimi i Inteligjencës Artificiale dhe transformimi i administratës publike përmes teknologjisë”, bëri bashkë ekspertë dhe drejtues nga institucione publike dhe sektori privat, të cilët ndanë përvoja konkrete dhe vizione për të ardhmen e administratës digjitale në Shqipëri dhe më gjerë.

Përgjatë javës do të organizohen një seri aktivitetesh multidimensionale, me tematika të ndryshme që prekin thelbin e modernizimit të administratës publike.

Previous Shkup/ Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos përShqipërinë: Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm