Paketa e re e masave ligjore, Kryeministri Rama: Kthesë e rëndësishme në rrugën për vendosjen e rendit ligjor mbi territorin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Paketa e re e masave ligjore, Kryeministri Rama: Kthesë e rëndësishme në rrugën për vendosjen e rendit ligjor mbi territorin

Masa të reja me karakter administrativ dhe penal janë pjesë e Paketës së re të ndërhyrjeve ligjore e cila u prezantua sot në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e pronës dhe të territorit, në një takim të zgjeruar me përfaqësues të institucioneve dhe të grupeve të interesit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dhe drejtueseve të dy agjencive, përkatësisht Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Paketa synon ndër të tjera të ndalojë fenomenin e ndërtimeve pa leje, duke forcuar mekanizma ligjorë gjatë zbatimit të ndërtimit, si dhe të çlirojë dhe të rikthejë hapësirat publike, duke i kthyer ato në funksion të jetës komunitare dhe zhvillimit urban të balancuar.

Kryeministri Rama e vlerësoi paketën si një mundësi për krijimin e instrumenteve të reja për mbrojtjen e territorit, të cilat janë vijim i natyrshëm i betejës për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. “Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor mbi territorin për çlirimin e hapësirave publike nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë, jo thjeshtë ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni.” – u shpreh Kryeministri, teksa theksoi se “Nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje.”

Previous Balluku: Parku i parë eolik në Tropojë, një nga projektet më të mëdha energjetike në Evropë