Shqipëria mikpret Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut, fokus në sigurinë rajonale dhe NATO - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria mikpret Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut, fokus në sigurinë rajonale dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (A5), e cila mblodhi drejtues të lartë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të nismës dhe përfaqësues të Gardës Kombëtare amerikane.

Shqipëria, që e pret për të dytin vit radhazi këtë konferencë, theksoi rolin e saj si ndërtuese konsensusi dhe partnere e besueshme në avancimin e sigurisë kolektive. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vuri në dukje se pavarësisht mungesës së konsensusit mes disa vendeve anëtare, Karta mbetet një instrument thelbësor për t’iu përgjigjur mjedisit strategjik që ndryshon me shpejtësi.

Vendimet e marra në Samitin e Hagës u japin vendeve anëtare mundësinë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë rajonale dhe brenda NATO-s. Në këtë kuadër, Shqipëria ka nisur një proces reformash në sektorin e mbrojtjes, duke rritur buxhetet, zgjeruar industrinë dhe prodhimin ushtarak, modernizuar Forcat e Armatosura me kapacitete të reja, investuar në infrastrukturë kritike dhe kapacitetet pritëse për të forcuar qëndrueshmërinë, si dhe duke përforcuar ndërveprimin me aleatët dhe partnerët përmes trajnimeve, stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta.

Ministri Vengu nënvizoi ambicien për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër të besueshme të industrisë së mbrojtjes dhe një nyje strategjike për ndërveprimin ushtarak e lëvizshmërinë në Evropën Juglindore dhe rajonin e Adriatikut. Ai shtoi se NATO dhe BE duhet të mbështesin vendosmërinë politike dhe angazhimin ushtarak në rajon.

Shqipëria ka aktualisht rreth 500 trupa të dislokuara në misionet e NATO-s dhe BE-së, përfshirë KFOR-in në Kosovë dhe EUFOR ALTHEA në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe kontingjente në Letoni dhe Bullgari. Sipas Ministrit Vengu, ky kontribut dëshmon angazhimin e vendit për sigurinë rajonale dhe përballimin e kërcënimeve në krahun lindor të Aleancës. Gjithashtu, ai konfirmoi vazhdimin e mbështetjes politike dhe ushtarake për Ukrainën, përmes kontributeve në programe stërvitore si Interflex, NSATU dhe JATEC.

Karta e Adriatikut, e themeluar si një platformë bashkëpunimi, mbetet një mekanizëm kyç për integrimin euroatlantik, forcimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e bashkëpunimit praktik në fushën e sigurisë, ndërsa pjesëmarrja e SHBA-ve i jep asaj peshë të veçantë strategjike.

Previous Shqipëria afron anëtarësimin në BE me hapjen e katër kapitujve të rinj negociatash