Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim- klasa II-1

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Asiston drejtorin e drejtorisë në menaxhimin e punës në të dy sektorët e varësisë për përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit që lidhet me punën e Këshillit të Ministrave dhe administratës shtetërore në varësi të tij dhe mbajtjen e kontakteve të nevojshme me aktorët mediatikë kombëtarë ose ndërkombëtarë, në funksion të komunikimit publik të qeverisë;
  • Koordinon punën për të siguruar përgjigje për shkresat dhe kërkesat për informacion në lidhje me çështje të informimit dhe komunikimit mediatik të Këshillit të Ministrave apo çështje të tjera në fushën e përgjegjësisë së Agjencisë;
  • Koordinon punën për të siguruar përgjigje për kërkesat për informacion nga aktorët mediatikë kombëtarë apo ndërkombëtarë për çështje që lidhen me punën e Kryeministrit dhe Kryeministrisë;
    • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, bashkërendon punën për të siguruar përgjigje për kërkesat për informacion nga aktorët mediatikë kombëtarë apo ndërkombëtarë për çështje që lidhen me punën e ministrive dhe agjencive të varësisë;
    • Është përgjegjës për përpunimin e informacionit dhe hartimin e deklaratave për shtyp dhe njoftimeve për median të Kryeministrit, koordinon zëdhënësit e ministrive në kryerjen e së njëjtës detyrë për ministritë dhe agjencitë e varësisë;
  • Koordinon punën për publikimin e fjalëve dhe komunikimeve publike të Kryeministrit si dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, bashkërendon punën për publikimin e fjalëve dhe komunikimeve publike të ministrave;
  • Raporton pranë drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të drejtorisë në lidhje me mbarëvajtjen e detyrave të tij;
  • Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.

 

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të kenë të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Diplomë dhe listë notash të njehsuara me origjinalin;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 2.10.2025. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.