Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Nëntor 2025:

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM  2026 – 2028, TË RISHIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026 – 2028, të rishikuar, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE, TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT “KORPUSI I SIGURISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të  ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin, në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D, të pronave shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i sigurisë” dhe të projekteve të tjera të investimit.
2. Autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik.
3. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucionet publike përfituese, të përcaktuara në shtojcën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, të metodologjisë, të termave dhe të kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, si dhe përmbushjen e interesit të Korporatës e të entiteteve, në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.
4. Në funksion të realizimit të projektit të investimit “Korpusi i sigurisë” dhe projekteve të tjera të investimit, dhe në zbatim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave,  “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, ngarkohet Korporata e Investimeve Shqiptare të kryejë procesin e konsolidimit të pronave, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike e ligjore të pronës.
5. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronave të parashikuara në shtojcën nr.1 nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, me qëllim realizimin e projekteve të saj të investimit. Shpenzimet për shërbimet e parashikuara në këtë pikë mbulohen nga buxheti i Korporatës së Investimeve Shqiptare.
6. Autorizohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që, në të njëjtën procedurë, të asistojë Korporatën e Investimeve Shqiptare nëpërmjet hartimit të termave të referencës për projektidetë arkitekturore, hartimin e kritereve të kualifikimit për projektuesit dhe të kritereve të vlerësimit paraprak e përfundimtar të projektideve arkitekturore.
7. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për negociimin me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të saj të investimit.
8. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vetë apo nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, të kryejë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet publike kompetente për planifikimin e zhvillimin e territorit apo me institucione të tjera, në kuadër të realizimit të projektit të investimit, si dhe të sigurojë regjistrimin në emër të Republikës së Shqipërisë/Korporatës, sipas parashikimeve të marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet publike përfituese, të pronës së re shtetërore, që do të krijohet në kuadër të projekteve të investimit.
9. Institucionet publike, të cilat zhvillojnë aktivitet në godinat e ngritura në pronat e përcaktuara në këtë vendim, do të vazhdojnë të përdorin pronën në funksion të aktivitetit të tyre deri në momentin e marrjes në dorëzim të ambienteve të reja, të ndërtuara në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjet, sipas pikës 3, të këtij vendimi. Kur, për nevoja të realizimit të projekteve të investimit, institucioni publik duhet të largohet nga prona ku kryen aktivitet, institucioni publik, me njoftimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, liron ambientet ku kryen veprimtarinë e tij, vetëm pasi Korporata e Investimeve Shqiptare, në bashkëpunim me institucione të tjera publike apo subjekte private, i ka siguruar ambiente të përkohshme për vazhdimin e aktiviteteve të punës deri në marrjen në dorëzim të ambienteve të reja të ndërtuara.
10. Në funksion të zhvillimit të pronave të përcaktuara në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e pronave të përcaktuara në shtojcat nr.1 e nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
11. Në listat e pronave, që i bashkëlidhen vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës  së  inventarit  të  pronave  të paluajtshme  shtetërore, të  institucioneve të varësisë,  të  cilat  i  kalojnë  në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar, dhe vendimit nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Gardën e Republikës”, të ndryshuar, hiqen pronat shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Garda e Republikës, Akademia e Sigurisë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
FORMËN, MËNYRËN DHE PROCEDURËN E RAPORTIMIT  TË TË DHËNAVE NGA AUTORITETET LICENCUESE DHE MBIKËQYRËSE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 (shtatëdhjetë e dy) orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre, në rastet kur:
a) kanë dyshime që mund të lidhen me parregullsi në dokumentacionin identifikues e justifikues të burimit të ligjshëm të kapitaleve me ato reale;
b) vërejnë mosjustifikim të pasurisë apo të parave të deklaruara nga pikëpamja ekonomike ose ligjore;
c) kanë informacione, sinjalizime se të dhënat për paratë apo pasuritë e depozituara për licencim rrjedhin nga vepra penale ose janë të përziera me para apo pasuri të tilla apo kur dyshojnë se veprimtaria që kërkohet të licencohet do të ngrihet për të realizuar ose për të mbështetur pastrimin e parave;
ç) kanë të dhëna apo dyshime për përfshirje ose qëllime, që vërtetojnë se veprimtaria do të përdoret për të kryer, mbështetur, lehtësuar, ruajtur, nxitur ose fshehur aktet terroriste apo do të financojnë terrorizmin;
d) kanë dyshime të tjera, të bazuara në gjendjen ose në rrethanat, që nuk janë parashikuar më lart.
2. Mënyra e raportimit nga autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse në Agjencinë e Inteligjencës Financiare bëhet në formë shkresore ose elektronike me anë të formularit që paraqitet në aneksin I “Formulari i raportimit të aktivitetit të dyshimtë nga autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse”, shoqëruar nga instruksionet për plotësimin e tij, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Raportimi në formë elektronike kryhet në platformën elektronike të administruar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare.
3. Informacioni i raportuar apo i shkëmbyer me Agjencinë e Inteligjencës Financiare kryhet në bazë të konfidencialitetit të ndërsjellë.
4. Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse i kthejnë përgjigje Agjencisë së Inteligjencës Financiare brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së kërkesës për informacion. Në raste urgjente, autoriteti përgjegjës mund të kërkojë informacion edhe brenda një afati më të shkurtër sesa ai i parashikuar në ligj.
5. Vendimi nr.343, datë 8.4.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të autoriteteve licencuese dhe/ose mbikëqyrëse”, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe autoritetet licencuese e mbikëqyrëse, të përcaktuara në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Xhemal Qefalia emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës, të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 253.55 (dyqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.2, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 398.18 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, pjesë e Njësisë Administrative Arren, me sipërfaqe 255.56 (dyqind e pesëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) industrial;
c) turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT TË INTEGRUAR MJEDISOR 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10325,  datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe të nenit 45, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Integruar Mjedisor (në vijim, SIM).
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SIM është Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
3. Të dhënat e bazës së të dhënave shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, ndahen në të dhëna parësore e dytësore, si më poshtë vijon:
3.1. Të dhënat parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që kanë të bëjnë me:
a) të dhënat për informacionin financiar, që lidhen me tarifat vjetore për lejet e tipit “A” dhe “B”;
b) të dhënat për raportet e vetëmonitorimit;
c) të dhënat për Regjistrin e Shkarkimeve dhe Transferimit të Ndotësve (në vijim, RSHTN);
ç) të dhënat për inventarin e gazeve me efekt serrë;
d) regjistrin për operatorët e substancave ozonholluese, autorizimet e kuotave vjetore të importit e substancave ozonholluese dhe raportimin vjetor nga subjektet e licencuara e të autorizuara për importin e substancave ozonholluese;
dh) regjistrin e operatorëve të pajisur me kod unik për transferimin e mbetjeve;
e) informacionin mbi dëgjesat publike;
ë) regjistrin e transfertave të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme;
f) regjistrin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme e jo të rrezikshme dhe transit të mbetjeve të rrezikshme e inerte;
g) regjistrin e autorizimeve për eksport dhe transit të mbetjeve;
gj) regjistrin për sipërmarrësit e licencuar e të autorizuar për importin e gazeve serrë të fluoruara dhe të pajisjeve, që funksionojnë me gaze serrë të floruara, autorizimet për pajisjen me kuotë vjetore importi,  si dhe raportimet vjetore nga subjektet e licencuara e të autorizuara;
h) regjistrin për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë (në vijim, MRVA), i cili përfshin informacionin për autorizimet për shkarkimin e GES-it, planet e monitorimit dhe raportet vjetore të shkarkimeve nga verifikues të akredituar.
3.2. Të dhënat dytësore konsiderohen të dhënat, që merren nga ndërveprimi me bazën e të dhënave shtetërore, si:
a) të dhënat e licencave, autorizimeve dhe lejeve të subjektit nga  Regjistri Kombëtar i Licencave dhe Autorizimeve/Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) të dhënat e përgjithshme të subjektit nga Regjistri Tregtar/Qendra Kombëtare e Biznesit;
c) të dhënat e lejes së ndërtimit/zhvillimit nga data bazë e lejes së ndërtimit (e-Leje)/Agjencia e Zhvillimit të Territorit;
ç) të dhënat për inspektimet nga e-Inspektimi/Inspektorati i Përgjithshëm;
d) të dhënat e shtresave bazë ortofoto gjeohapësinore, që përfshijnë koordinata dhe shapefile nga Gjeoportali Kombëtar/Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;
dh) të dhënat për kimikatet nga Regjistri Elektronik i Kimikateve/Zyra e Kimikateve;
e) të dhënat e gjenealiteteve të individëve nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile/Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
ë) të dhënat e deklaratës doganore nga sistemi i autorizuar i të dhënave doganore/Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
f) të dhënat për mbetjet urbane të ardhura nga çdo njësi e vetëqeverisjes vendore;
g) raportimi nga ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, sipas formatit të shtojcës 2 të vendimit nr.687, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në lidhje me statistikat e mbetjeve.
4. “Dhënësit e informacionit” për sistemin SIM janë:
a) subjektet e pajisura me leje mjedisore, licenca dhe VNM;
b) ministria përgjegjëse për mjedisin;
c) njësitë e vetëqeverisjes vendore;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
d) institucionet mbështetëse, të cilat kontribuojnë me të dhënat dytësore, sipas nënpikës 3.2 të këtij vendimi;
dh) Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve;
e) ministria përgjegjëse për shëndetësinë;
ë) ministria përgjegjëse për bujqësinë;
f) ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë.
5. “Subjekte të interesuara” për sistemin SIM janë subjektet apo institucionet e interesuara, që kanë të drejtën për informim, sipas legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe të atij për inspektimin, si dhe legjislacionit për të drejtën për informim e të atij për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik.
6. Niveli i aksesimit të sektorëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe institucioneve të linjës në sistemin SIM është, si më poshtë:
a) Sektori i shqyrtimit teknik për veprimtaritë në mjedis (leje mjedisore/licencat), si përditësues;
b) Sektori i shqyrtimit teknik të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM), si përditësues;
c) Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore dhe VNM, si lexues, krijues, përditësues;
ç) Sektori i asistencës dhe i unifikimeve të proceseve mjedisore, si përditësues;
d) Sektori i menaxhimit të kimikateve, si përditësues;
dh) Sektori i informacionit, statistikave mjedisore dhe GIS, si përditësues;
e) Sektori i inspektimit të lejeve mjedisore dhe VNM, si lexues;
ë) Sektori i financës, i buxhetit, i mbledhjes së tarifave dhe identifikimit të debitorëve, si krijues;
f) Ministria e Mjedisit, në ushtrim të funksionit të saj politikëbërës e mbikëqyrës për politikat mjedisore, ka akses të plotë dhe funksional në të gjithë përmbajtjen e sistemit SIM, përfshirë të dhënat parësore e dytësore. Ministria është e pajisur me përdorues me profil të dedikuar për sektorin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, si përditësues, si dhe me përfaqësues nga Drejtoria e Ekonomisë Qarkulluese dhe Drejtoria e Ndryshimeve Klimatike, si lexues;
g) Agjencitë rajonale të mjedisit përkatëse, në territorin e të cilave do të ushtrohet veprimtaria, si mendimdhënës;
gj) Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si mendimdhënës;
h) Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, si mendimdhënës;
i) Njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse, në territorin e së cilës do të ushtrohet veprimtaria, si mendimdhënës;
j) Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si mendimdhënës;
k)  Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si mendimdhënës;
l) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si mendimdhënës;
ll) Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si mendimdhënës;
m) Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, si mendimdhënës;
n) Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, si mendimdhënës;
nj) Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, si mendimdhënës.
7. Organizimi dhe funksionimi i brendshëm i sistemit dhe i bazës së të dhënave të SIM-it përcaktohen e miratohen me rregullore të brendshme të institucionit administrues, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”.
8. Të dhënat personale në regjistër dhe ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave shtetërore përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke zbatuar masa të përshtatshme teknike e organizative për të garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe gjurmueshmërinë e çdo veprimi mbi të dhënat personale. AKM-ja duhet të mbajë një regjistër të veprimeve të përpunimit e të garantojë auditim periodik të sistemit.
9. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe drejtoritë rajonale të saj, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Inspektorati i Përgjithshëm dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË AKADEMISË “NEHEMIAH GATEWAY” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7, dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së akademisë “Nehemiah Gateway”, e cila ka ushtruar veprimtarinë në qytetin e Pogradecit, me kërkesën e tij.
2. Akademia “Nehemiah Gateway” ka këto detyrime:
a) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e tij akademike e kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
c) Të marrë masa që të heqë nga objekti i veprimtarisë së personit juridik fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
3. Vula e akademisë “Nehemiah Gateway” asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
4. Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e akademisë “Nehemiah Gateway”, në zbatim të këtij vendimi, përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/fondacioni “Nehemiah Gateway Albania (NG Albania)”, që e përfaqëson.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe akademia “Nehemiah Gateway”/fondacioni “Nehemiah Gateway Albania (NG Albania)” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI), FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), TË MARRËVESHJES SË HUAS, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FURNIZIMI ME UJË I ZONAVE RURALE IV”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.49/2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), të marrëveshjes së huas, për financimin e programit “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV”, ratifikuar me ligjin nr.49/2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M 
PËR

MIRATIMIN E DEKLARATËS PËR MIRATIMIN E SHTOJCËS SË MARRËVESHJES SHUMËPALËSHE TË AUTORITETIT KOMPETENT PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARISË FINANCIARE, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.178, DATË 9.3.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e deklaratës për miratimin e shtojcës së marrëveshjes shumëpalëshe të autoritetit kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare, miratuar me vendimin nr.178, datë 9.3.2016, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
PËRCAKTIMIN E AUTORITETEVE MBIKËQYRËSE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 24, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Autoritete mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
1. Banka e Shqipërisë për:
a) subjektet bankare, si dhe çdo subjekt tjetër që licencohet apo mbikëqyret prej saj;
b) institucionet financiare jobankare;
c) institucionet e pagesave;
 ç) institucionet e parasë elektronike;
d) zyrat e këmbimeve valutore;
 dh) shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre;
e) shërbimet e pagesave të kryera nga ofruesit e shërbimeve postare.
2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për:
a) bursat dhe çdo subjekt tjetër (agjent, broker, shoqëri komisionere etj.), që ushtrojnë veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër, që ka lidhje me tregtimin e titujve, duke përfshirë edhe si më poshtë:
i. Marrjen e transmetimin e urdhrave për një ose më shumë instrumente financiare;
ii. Ekzekutimin e urdhrave në emër të klientëve;
iii. Tregtimin për llogari të vet;
iv. Administrimin e portofolit;
v. Këshillimin dhe dhënien e rekomandimeve për investime;
vi. Nënshkrimin e instrumenteve financiare dhe/ose hedhjen në treg të tyre;
vii. Operimin e një platforme shumëpalëshe tregtimi ose platforme të organizuar tregtimi, përfshirë bursat, agjentin e shoqërisë, si dhe shoqëritë emetuese të titujve.
b) shoqëritë, që merren me sigurimin e jetës ose risigurimin, agjentët apo ndërmjetësit e tyre, si dhe fondet e pensionit;
c) shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe fondeve të pensioneve, si dhe agjentët e tyre;
ç) çdo subjekt, që ushtron aktivitetin e emetimit, të shpërndarjes, të tregtimit, të ruajtjes dhe transferimit të tokenave digjitalë dhe/ose monedhave digjitale, agjentit të tokenave digjitalë dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive DT;
d)  çdo subjekt, që ushtron veprimtari në tituj, i cili lejohet të mbajë apo të administrojë paratë dhe/ose aktivet e klientit.
3. organet e qeverisjes qendrore, për çdo person juridik, publik në varësi, brenda fushës së përgjegjësisë, që kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e dhënien në përdorim të pronës shtetërore ose që kryejnë evidentimin, transferimin apo tjetërsimin e pronës shtetërore.
4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
5. Ministria e Drejtësisë për:
a) noterët;
b) ndërmjetësit/agjentët e pasurive të paluajtshme;
c) profesionet e tjera të lira që licencon.
6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët.
7. ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë:
a) tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;
b) veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:
a) agjencitë e udhëtimit;
b) shoqëritë e ndërtimit;
c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;
ç) çdo person fizik ose juridik, të cilët ofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë:
i. Vepron si agjent formimi i personave juridikë;
ii. Vepron ose cakton dikë tjetër të veprojë si një drejtor ose administrator i një personi juridik, pjesëtar i një ortakërie apo në një pozitë të ngjashme lidhur me persona të tjerë juridikë;
iii. Siguron një zyrë të regjistruar, akomodim ose adresë për biznesin, adresë zyrtare ose me korrespondencë për një shoqëri tregtare, partneritet, person juridik apo organizime ligjore;
iv. Vepron ose cakton dikë tjetër të veprojë si i besuar i një organizimi ligjor ose kryen funksion ekuivalent për një formë tjetër organizimi ligjor;
v. Vepron ose cakton dikë tjetër të veprojë si një aksionar dhe/ose ortak i shoqërive, që kanë aksione të mbajtësit për një person tjetër.
d) këshilltarët tatimorë, si dhe për çdo person tjetër që merr përsipër të ofrojë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet personave të tjerë, me të cilët ai person ka lidhje, ndihmë materiale, asistencë apo këshillim për çështje tatimore, si biznes kryesor apo veprimtari profesionale.
9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:
a) audituesit ligjorë;
b) kontabilistët e miratuar.
10. ministria përgjegjëse për kulturën për:
a) shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë në fushën e artit e të kulturës mbi 1 000 000 (një milion) lekë ose më shumë;
b) shitblerjen apo ndërmjetësimin e veprave të artit, përfshirë kur kjo kryhet nga galeritë e artit apo shtëpitë e ankandeve, kur vlera e transaksionit të vetëm apo e transaksioneve të lidhura me njëra-tjetrën është e barabartë apo më e madhe se 1 000 000 (një milion) lekë, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëra-tjetrën;
c) magazinimin, shitblerjen apo ndërmjetësimin e veprave të artit, kur kjo kryhet në “zonat e lira”, kur vlera e transaksionit të vetëm apo e transaksioneve të lidhura me njëra-tjetrën është e barabartë apo më e madhe se 1 000 000 (një milion) lekë, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëra-tjetrën.
11. organet tatimore për çdo individ, person fizik apo juridik, që tregton mallra apo shërbime në masën që kryen apo pranon pagesa në para fizike në një shumë prej 1 000 000 (një milion) lekësh ose më shumë, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura.
II. Vendimi nr.343, datë 8.4.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të autoriteteve licencuese dhe/ose mbikëqyrëse”, shfuqizohet.
III. Ngarkohen Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse, të përcaktuara në kreun I, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KRITERET, PROCEDURAT E PRANIMIT, TITULLIMIT E TË GRADIMIT TË USHTARAKUT NË SHËRBIMIN USHTARAK REZERVIST 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.125/2024, “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 5, të nenit 13, të ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. QËLLIMI 
1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kritereve, procedurave të pranimit, titullimit e të gradimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist për sigurimin e individëve të trajnuar për kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura (FA) për ruajtjen e nivelit të gatishmërisë në sigurinë e vendit.
2. Kriteret dhe procedurat e parashikuara në këtë vendim zbatohen për rekrutimin e ushtarakëve, që kanë shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv dhe për shtetasin civil, i cili nuk ka shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv.
II. KRITERET E PRANIMIT NË SHËRBIMIN USHTARAK REZERVIST
Pranohet në shërbimin ushtarak rezervist:
a) ushtaraku që ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv;
b) shtetasi civil që nuk ka qenë më përpara pjesë e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura dhe plotëson kriteret e përgjithshme të përcaktuara në pikën 1, të nenit 6, të ligjit nr.125/2024, “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist në Republikën e Shqipërisë”.
III. PROCEDURAT E PRANIMIT 
1. Strukturat e Forcave të Armatosura paraqesin në Shtabin e Përgjithshëm nevojat për kompletim me personel ushtarak rezervist, brenda muajit janar të çdo viti.
2. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbi bazën e nevojave dhe kërkesave, harton planin vjetor për kompletim me personel rezervist.
3. Aplikimi për pranim në shërbimin ushtarak rezervist bëhet nëpërmjet procedurës së rekrutimit, si më poshtë vijon:
a) Ushtaraku në shërbimin në rezervë apo shtetasi, që dëshiron të bëhet pjesë e shërbimit ushtarak rezervist aplikon pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit;
b) Aplikantët plotësojnë formularët e aplikimit dhe të pranimit të dokumentacionit brenda afatit të përcaktuar.
4. Procedura, kriteret, dokumentacioni dhe rregullat e përzgjedhjes bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
5. Dokumentacioni për aplikim është, si më poshtë vijon:
a) Kërkesë me shkrim;
b) Fotokopje e noterizuar e dëftesës/diplomës së shkollës/universitetit, për shtetasit e tjerë, që dëshirojnë të rekrutohen si rezervist;
c) Vërtetim i lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor, nga prokuroria e rrethit, vërtetim i gjendjes gjyqësore, dëshmi penaliteti, origjinal ose fotokopje e noterizuar;
ç)  Formularë të vetëdeklarimit gjyqësor;
d) Dokument i aftësisë për punë i qendrës shëndetësore, lëshuar nga mjeku i familjes.
6. Përzgjedhja, komisionet dhe përbërja e tyre është, si më poshtë vijon:
a) Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga komisionet e vlerësimit të kandidatëve për pranim në shërbimin ushtarak rezervist, komisioni mjekësor i kontrollit të aftësive fizike e shëndetësore dhe nga komisioni i shqyrtimit të ankesave;
b) Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për pranim në shërbimin ushtarak rezervist funksion çdo vit kalendarik pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit;
c) Komisioni i shqyrtimit të ankesave ngrihet pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit për verifikimin e ankesave të paraqitura;
ç) Komisioni i vlerësimit për kandidatët oficerë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa komisioni i vlerësimit për kandidatët nënoficerë dhe ushtarë/detarë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
d) Komisioni i shqyrtimit të ankesave për kandidatët oficerë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa komisioni i shqyrtimit të ankimit për kandidatët nënoficerë dhe ushtarë/detarë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
dh) Në përfundim të procedurës së vlerësimit dhe ankimit, Qendra e Personel-Rekrutimit dërgon  listat e kandidatëve fitues në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
e) Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgatit praktikën për miratimin e listës së kandidatëve fitues. Lista e kandidatëve fitues oficerë i përcillet për miratim ministrit të Mbrojtjes, ndërsa lista e kandidatëve fitues, nënoficerë dhe ushtarë/detarë, i përcillet për miratim shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
ë) Pas miratimit, vijon procedura për titullimin ushtarak rezervist dhe emërimin në detyrë të kandidatëve fitues, sipas legjislacionit në fuqi për Forcat e Armatosura.
IV. TITULLIMI DHE GRADIMI I USHTARAKUT DHE SHTETASIT NË SHËRBIMIN USHTARAK REZERVIST
1. Shtetasi shqiptar, që nuk ka qenë më përpara pjesë e shërbimit aktiv dhe pranohet në shërbimin ushtarak rezervist, ditën e titullimit “ushtar”, “nënoficer” dhe “oficer rezervist”, kryen betimin ushtarak. Formula e betimit përcaktohet në legjislacionin për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
2. Ushtaraku në rezervë, me përfshirjen e tij në strukturat rezerviste të Forcave të Armatosura, titullohet dhe i jepet grada ushtarake, që ai ka pasur në momentin e ndërprerjes së shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura.
3. Titullimi “oficer rezervist” dhe dhënia e gradave madhore për oficerët me grada madhore bëhet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.
4. Titullimi “oficer rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake për oficerët deri në “kolonel/ kapiten i rangut të parë” bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm ose të komandantit të Forcave të Armatosura në kohë lufte.
5. Titullimi “nënoficer rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake deri “kryekapter” bëhet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me propozimin e Qendrës së Personel-Rekrutimit.
6. Titullimi “ushtar/detar rezervist” dhe dhënia e gradës së parë ushtarake bëhet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me propozimin e Qendrës së Personel-Rekrutimit.
7. Gradat e tjera për ushtarët/detarët rezervistë jepen nga:
a) shefi i Shtabit të Përgjithshëm për ushtarët/detarët, që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe në strukturat e vartësisë së tyre, me propozim të drejtuesit të strukturës së vartësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes ose të Shtabit të Përgjithshëm;
b) komandanti i forcës dhe komandanti i strukturës mbështetëse për strukturën, që drejton dhe ato të vartësisë, me propozim të drejtuesit të strukturës së vartësisë.
8. Ushtarakët në shërbimin rezervistë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarë kanë të drejtën e gradimit të radhës kur plotësojnë kriteret e përgjithshme të gradimit, arsimimit dhe kualifikimit, të përcaktuara në krerët V e VI, të këtij vendimi.
9. Titujt dhe gradat e ushtarakëve në rezervë janë të njëjta me ato që parashikohen në aktet ligjore në fuqi për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura.
10. Gradimi, sipas këtij vendimi, bëhet në përputhje me nevojat organike dhe kapacitetet e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për përballimin e gjendjes së krijuar.
V.  KRITERET E PËRGJITHSHME PËR PËRPARIMIN NË GRADË
1. Ushtaraku i shërbimit në rezervë merret në shqyrtim për marrjen e gradës së radhës, kur plotëson këto kritere:
a) Ka plotësuar kohën minimale të qëndrimit në shërbimin në rezervë, sipas kreut VI, të këtij vendimi;
b) Ka kryer arsimimin dhe kualifikimin e nevojshëm për marrjen e gradës së radhës;
c) Më shumë se gjysma e vlerësimeve, gjatë qëndrimit në shërbimin në rezervë, nuk është më e ulët se “kënaqshëm”;
ç) Është i aftë fizikisht dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
2. Emërtimi, kohëzgjatja dhe programi i arsimimit e kualifikimit për marrjen e gradës së radhës miratohen nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
3. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara për personelin ushtarak në rezervë, që shërben në strukturat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të Policisë Ushtarake (seksioni kriminal), njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave, sipas këtij vendimi, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
4. Mënyra dhe formati i vlerësimit për periudhën e qëndrimit në shërbimin rezervë është e njëjtë me atë të shërbimit aktiv. Vlerësimi i jepet ushtarakut në përfundim të çdo periudhe aktivizimi në shërbimin rezervë.
5. Plotësimi i kushteve për përparimin në gradë verifikohet nga Qendra e Personel-Rekrutimit, e cila bën edhe propozimet përkatëse tek autoriteti kompetent ose tek autoriteti propozues, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të kreut VI, të këtij vendimi.
6. Ministri i Mbrojtjes, në zbatim të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu, miraton rregulloren e aftësive fizike, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
VI. KOHA MINIMALE E QËNDRIMIT NË SHËRBIMIN NË REZERVË PËR MARRJEN E GRADËS SË RADHËS
1. Ushtarakët rezervistë të Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, plotësojnë kriteret e qëndrimit në shërbimin në rezervë, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. “nëntogeri/nënlejtënanti,” për të fituar gradën “toger/lejtënant”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 3 (tri) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 42 (dyzet e dy) ditë;
ii. togeri/lejtënanti, për të fituar gradën “kapiten/kapitenlejtënant”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 4 (katër) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 56 (pesëdhjetë e gjashtë) ditë;
iii. “kapiteni/kapitenlejtënanti”, për të fituar gradën “major/kapiten i rangut të tretë”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 5 (pesë) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) ditë;
iv. “majori/kapiten i rangut të tretë”, për të fituar gradën “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 6 (gjashtë) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 84 (tetëdhjetë e katër) ditë;
v. “nënkoloneli/kapiten i rangut të dytë”, për të fituar gradën “kolonel/ kapiten i rangut të parë”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 5 (pesë) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) ditë;
vi. “koloneli/kapiteni i rangut të parë, për të fituar gradën “gjeneral brigade/ kundëradmiral”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 (pesë)  periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) ditë;
vii. “gjeneral brigade/kundëradmirali”, për të fituar gradën “gjeneralmajor/ nënadmiral”,  është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 3 (tri) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 42 (dyzet e dy) ditë;
viii. “gjeneralmajori/nënadmirali”, për të fituar gradën “gjenerallejtënant/ admiral”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 3 (tri) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 42 (dyzet e dy) ditë.
b) Nënoficerët:
i. “ushtari/detari IV”, për të fituar gradën “nëntetar”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 2 (dy) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 28 (njëzet e tetë) ditë;
ii. “nëntetari”, për të fituar gradën “tetar”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 3 (tri) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 42 (dyzet e dy)  ditë;
iii. “tetari”, për të fituar gradën “rreshter”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 4 (katër) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 56 (pesëdhjetëe gjashtë) ditë;
iv. “rreshteri”, për të fituar gradën “kapter”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 6 (gjashtë) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 84 (tetëdhjetë e katër) ditë;
v. “kapteri”, për të fituar gradën “kryekapter”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 5 (pesë) periudha vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) ditë.
c) Ushtarët:
i. “ushtari/detari I”, për të fituar gradën “ushtar/detar II”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 (një) periudhë vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 14 (katërmbëdhjetë) ditë;
ii. “ushtari/detari II”, për të fituar gradën “ushtar/detar III”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 1 (një) periudhë vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 14 (katërmbëdhjetë) ditë;
iii. “ushtari/detari III, për të fituar gradën “ushtar/detar IV”, është aktivizuar dhe ka shërbyer në strukturat rezerviste, jo më pak se 1 (një) periudhë vjetore, si dhe ka shërbyer në këto struktura, jo më pak se 14 (katërmbëdhjetë) ditë.
2. Për qëllime të këtij vendimi, koha e kryerjes së kurseve të arsimimit ose të kualifikimit, për efekt të fitimit të gradës së radhës, konsiderohet si kohë e qëndrimit në shërbim në rezervë.
3. Përparimi në gradë në shërbimin ushtarak rezervist për oficerët deri në gradën “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë” dhe për nënoficerët deri në gradën “kapter”, që kryejnë detyra organike në specialitete në strukturat e Forcave të Armatosura, bëhet duke u bazuar vetëm në kriterin kohor të qëndrimit në shërbimin ushtarak rezervist dhe jo sipas kritereve të arsimimit dhe kualifikimit, në përputhje me nevojat organike të Forcave të Armatosura.
VII. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Vendimi nr.170, datë 28.3.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve të gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë”, shfuqizohet.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MOSPËRHAPJEN E ARMËVE TË DËMTIMIT NË MASË 2026 – 2028 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Mospërhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë 2026 – 2028 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.33, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Mospërhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes, ministria përgjegjëse për punët e brendshme, ministria përgjegjëse për Evropën dhe punët e jashtme, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, ministria përgjegjëse për ekonominë dhe inovacionin, ministria përgjegjëse për arsimin, ministria përgjegjëse për drejtësinë, ministria përgjegjëse për financat, ministria përgjegjëse për mjedisin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, ministria përgjegjëse për bujqësinë, Agjencia Kombëtare Bërthamore, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (MARRËSI), DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), MASAT SHOQËRUESE PËR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE V – FAZA II”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (marrësi), dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), masat shoqëruese për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”, me një grant në shumën 3 000 000.00 (tre milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW, Frankfurt Am Main (KfW), në shumën 10 120 000.00 (dhjetë milionë e njëqind e njëzet mijë) euro, për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SHOQËRUES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), MASAT SHOQËRUESE PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË HIDROCENTRALIT TË FIERZËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), masat shoqëruese për projektin e rehabilitimit të hidrocentralit të Fierzës, për vlerën 1 000 000 (një milion) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË RISHIKUAR, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MAQEDONIA E VERIUT – SHQIPËRI 2021-2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.71/2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027, ratifikuar me ligjin nr.71/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË RISHIKUAR, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI 2021 – 2027, RATIFIKUAR    ME LIGJIN NR.9/2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE”,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.818, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, të ndryshuar, përmasat e pronës me numër rendor 2, me emërtimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, me vendndodhje në Tiranë, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin, 1 (një) fletë, dhe në planin e rilevimit, 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1292, DATË 24.9.2008,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË TË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE GJYKATAVE TË APELIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve dhe ndërtesave të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të gjykatave të apelit”, të ndryshuar, përmasat e pronës me emërtimin “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër” zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin, 1 (një) fletë, planin e rilevimit, 1 (një) fletë, dhe në planimetritë, 3 (tre) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.45, DATË 29.1.2014,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN  NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL TË FONDIT TË TOKËS BUJQËSORE  TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE DHE ISH-INSTITUCIONEVE KËRKIMORE-SHKENCORE TË KËSAJ MINISTRIE, AKTUALISHT NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT  DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13 të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.45, datë 29.1.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të fondit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-institucioneve kërkimore-shkencore të kësaj ministrie, aktualisht në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, të ndryshuar, pas fjalisë së parë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Sipërfaqja prej 172.8219 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë tetëmijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë) ha, pjesë e sipërfaqes 18 076 (tetëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë) ha, është sipas formularëve, 3 (tre) fletë, dhe planrilevimeve, 25 (njëzet e pesë) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.”.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË PASURISË ME NR.6/108, ZONA KADASTRALE 8310, ME VENDNDODHJE NË TIRANË, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.219, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PJESSHME (PJESA E PARË + PJESA E DYTË) TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË NJËSISË ADMINISTRATIVE TIRANË, BASHKIA TIRANË, TË QARKUT TË TIRANËS”,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me nr.6/108, zona kadastrale 8310, me vendndodhje në Njësinë Administrative Tiranë, sipas kartelës dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur për realizimin e funksioneve ekonomike.
2. Pasuria e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Njësisë Administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
3. Bashkia Tiranë është e detyruar të respektojë detyrimet kontraktore, që burojnë nga zbatimi i vendimit nr.5, datë 6.1.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira të truallit, ku është ndërtuar objekti  “Vepra shoqërore të formimit profesional e kulturor” nga Nunciatura Apostolike e Kishës Katolike, Shqipëri, dhe kontrata e qirasë nr.2450 rep. dhe nr.417 kol.,datë 17.4.2001”.
4. Çdo proces zhvillimi mbi këtë pronë duhet të kufizohet brenda destinacionit, për të cilin i është dhënë me qira prona Nunciaturës Apostolike të Kishës Katolike, Shqipëri.
5. Ngarkohen Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE  PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 27.5.2025, PËR ÇËSHTJEN “ARB, SH.P.K., DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.39860/19 DHE 3 KËRKESA TË TJERA)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me  ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 27.5.2025, për çështjen “ARB, sh.p.k., dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.39860/19 dhe 3 kërkesa të tjera, përfundimtar më 27.8.2025, sipas shumave të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse tij.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 27.5.2025, për çështjen “ARB, sh.p.k., dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.39860/19 dhe 3 kërkesa të tjera për secilën kërkesë.
4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve “ARB, sh.p.k.” (kërkesat nr.39860/19 dhe nr.38996/20) dhe “Selman Gazidedja” (kërkesa nr.27370/22) bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e përcaktuara në shtojcën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.
6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2025.
7. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të  ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:
1. Znj. Elsa Dhuli;
2. Z. Ledjon Shahini;
3. Znj. Lantona Sado.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU