Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Nëntor 2025
P R O J E K T L I GJ
PËR
NËNPRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE
P R O J E K T L I GJ PËR NËNPRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT TË RIADIT PËR DISENJOT DHE TË RREGULLOREVE SIPAS KËTIJ TRAKTATI, BËRË NË RIAD, MË 22 NËNTOR 2024”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E TRAKTATIT TË RIADIT PËR DISENJOT DHE TË RREGULLOREVE SIPAS KËTIJ TRAKTATI, BËRË NË RIAD, MË 22 NËNTOR 2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI