Romë, Itali, Kryeministri Rama pritet nga Kryeministrja e Republikës Italiane, Giorgia Meloni në ceremoninë zyrtare
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë (Government to Government – G2G), që shënon një hap të rëndësishëm në partneritetin strategjik midis dy vendeve.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17 dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen eventet e ditës së sotme.
Në vijim të vizitës Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Këshillit të Ministrave të Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjes përmes inovacionit.